ilmihali

Xhindet janë qenie që mund të ushtrojnë pushtet mbi lëndën dhe materien. Edhe nëse nuk themi dot “ky është xhindi”, ësh­të e qartë se xhindet janë qenie të tejdukshme, të padukshme, me aftësi ndikimi dhe veprimi. Le të japim një shembull të thje­shtë. Po qe se rrezet Rontgen e përshkojnë trupin e njeriut, po qe se rreze të ndryshme të caktuara mund të shkrijnë metale e mund t’ia ndryshojnë përbërjen lëndës, pse të mos mund të ndikojnë mbi trupin e njeriut xhindet që janë më të imta se rrezet në fjalë? Po, xhindet mund të veprojnë mbi fiziologjinë e njeriut duke u hapur rrugë dëmeve të ndryshme, mund të ndër­hyjnë në enët e gjakut dhe në pikat qendrore të trurit.

Gjer në vitet 1960, rrezet lazer qenë arma e idealizuar e ro­maneve fantastiko-shkencore. Por, të zhvilluara pas gjetjes rre­zeve të para të lazerit të kuq nga T. Warman-i, rrezet lazer fi­lluan të përdoren gjithnjë e më gjerësisht dhe sot janë kthyer në një mjet të zakonshëm teknologjik në shumë fusha, si në kom­pjutera, në ndërlidhje, në industrinë e armëve bërthamore, në kërkimet policore, në mjekësi, etj. Për shembull, vetëm me anë të rrezeve lazer mund të dallohen shenjat e gishtave në një krim të kryer dyzet vjet më parë. Por më e rëndësishmja është se rre­zet lazer mund të “rrjedhin” nëpër damarët tanë bashkë me gja­kun dhe të përdoren për hapjen e damarëve të bllokuar. Një nga përdorimet mjekësore me shumë vlerë të rrezeve lazer janë edhe operacionet në sy me anë të tyre.

Ng ana tjetër, e dimë se oksigjeni që përmban ajri që thithim me mushkëri, na hyn dhe qarkullon nëpër damarë dhe na e pa­stron gjakun. Pikërisht në këtë moment le të kujtojmë fjalët e profetit Muhamed, i cili thotë: “Shejtani (djalli) qar­kullon atje ku qarkullon gjaku i njeriut!” Djalli, pra, qar­kullon së bashku me gjakun sikur të jetë kthyer në rruazë të ku­qe apo të bardhë të gjakut!

Në këto kushte, duke i trajtuar tërë xhindet si të dëmshëm për njerëzit, duket se mund t’u hapin rrugë dëmtimeve materi­alo-shpirtërore. Dashtë Zoti që afrimin e djallit, plagët që hap dhe rrugët për t’u mbrojtur nga kjo t’i trajtojmë në çështjen në vazhdim.

Xhindet dhe djajtë mund të bëhen drejtpërdrejt edhe shkak për sëmundje fiziologjike. Kjo është gjithmonë e mundur sepse ata mund t’u ngjiten leukociteve dhe të na qarkullojnë nëpër enët e gjakut. Ndërkaq, as ne të mos e teprojmë në këtë drej­tim, as mjekët të mos e mohojnë këtë të vërtetë. Bie fjala, po të ngrihet njëri e të thotë se janë këta shpirtra të këqij që bëhen shkaktarë të kancerit duke krijuar anarki në qeliza, kurse ju t’i thoni se s’mund të ndodhë një gjë e tillë, keni dhënë një kon­kluzion të shpejtuar e të paramenduar. E drejtë do të ishte, të paktën të mbahej hapur mundësia e diskutimit. Më e drejta dhe e arsyeshmja e gjërave të thëna gjer më sot për kancerin, është se kanceri është një anarki qelizore, anarkia e pjesëve më të vo­gla të trupit, kundërshtimi i rregullit normal dhe harmonisë të trupit dhe prishje e veprimtarisë së normale të funksionit dhe zhvillimit të qelizave. Kjo mund të ndodhë si në organet e jasht­me, ashtu dhe në ato të brendshme, si në mënyrë të ngadal­shme, ashtu dhe të shpejtë ose të vrullshme. Është gjithmonë e mundur që xhindet të vendosen në zonën kanceroze dhe, duke vepruar në mënyrë të organizuar, të krijojnë anarki qelizore. Ashtu siç janë xhindet qenie të padukshme, ashtu dhe kanceri shpesh herë nuk duket qysh në fillim, por jep shenja shumë vonë, atëherë kur ilaçet nuk bëjnë më dobi.

Lexo  Thonë se Kurani bën fjalë për çdo gjë që ka ndodhur e do të ndodhë. A është e vërtetë kjo? Nëse po, a mund t’i shohim brenda kësaj edhe një sërë çështjesh të shkencës dhe të teknologjisë?

Pranimi i ndikueshmërisë së shpirtrave të këqij, si te kance­ri, edhe në sëmundjen e epilepsisë, duhet të jetë një rrugë e ar­syeshme. Kush e di, ndoshta xhindet bëhen u pengesë disa gje­ndrave të trurit për të punuar normalisht dhe për të kryer fun­ksionet e tyre.

Gjithashtu, shpirtrat e këqinj mundet që, duke ia prishur me­ndjen njeriut dhe duke vepruar mbi sistemin nervor, t’i hapin rrugë çmendurisë. Ç’është e vërteta, mjekët ua dedikojnë të gji­tha llojet e skizofrenive shkaqeve materiale dhe disa i shohin si të trashëgueshme, mirëpo është e mundur edhe që xhindet të futen në enët e gjakut, ta prishin ekuilibrin mendor të njeriut, ta rrënojnë sistemin nervor, për pasojë, t’i hapin rrugë çmendu­risë. Të mos keqkuptohemi, nuk dua të them se epilepsia apo skizofrenia janë patjetër punë të xhindeve, por po them “mu­ndet”. Sepse këto sëmundje shpesh herë kalojnë me një kën­dim serioz të një goje lutëse.

Një prej shokëve tanë na solli kërkesën e një gruaje për t’u lutur për të. Për gruan e shkretë, mjekët kishin thënë se kanceri i kish lëshuar metastaza dhe se kishte edhe rreth një javë jetë. Ata i kishin këshilluar të afërmit e saj ta merrnin nga spitali që t’i kalonte në shtëpi ditët e fundit që i kishin mbetur…

Gruaja paskësh shumë mendim të mirë për personin tim. Duke kërkuar ndërmjetësimin e shokëve tanë, ajo kish thënë me bindje: “Le të lutet për mua, se kam për t’u shëruar!” Unë nuk e kujtoj dot tani se si u luta atëherë për atë të shkretë…, por, kur, pas gjashtë muajsh i pyeta rastësisht shokët se ç’kishte ndodhur me atë grua, më thanë se rronte! Pastaj kaluan edhe dy vjet dhe shokët më njoftuan se gruaja kishte shkuar në haxh dhe tani rriste nipërit e mbesat…

Lexo  Ç'është dyshimi dhe a është aq i frikshëm sa ç'e bëjnë disa?

Në një rast tjetër, sjellin diku një të sëmurë me epilepsi me kriza të vazhdueshme dhe shumë të sëmurë. Hoxha hap Kuranin, këndon dy-tri ajete dhe i sëmuri ngrihet e shkon. Këto ngjarje është e pamundur të shpjegohen me anë të funksioneve materiale. Ju mund të arrini që, duke dhënë një ilaç, të ve­proni mbi një pjesë të trurit dhe, këtu, mund të bëheni i suk­sesshëm. Por suksesi në shërim mund të arrihet edhe me të kë­nduar!..

Po ofroj edhe një shembull tjetër. Tezja ime u çmend dhe nisi të shkatërrojë çdo gjë. Ajo mund të zotërohej vetëm duke e vënë në këmishën e forcës. U hodh nga kati i katërt i spitalit por nuk pësoi gjë. I shoqi shkoi te një hoxhë, i shkroi ca gjëra, ia so­lli dhe ia la asaj. Tezja tha: “Pse më keni lidhur kështu?” Dhe filloi të qante. Çudi, tezja ishte shëruar!..

Ka ngjarje të tilla, ka raste të tilla, para të cilave mjekësia dhe mjekët mbeten të paaftë. Dhe janë aq të shumta, sa çdo ditë mund të dëgjoni apo përjetoni një të re. Më në fund, po tregoj për një rast të tillë. Para shumë vitesh, në fshatin B., roja i ko­mandës së policisë kishte pësuar një tragjedi të përsëritur: të shtatë fëmijët e parë i kishin vdekur nga asfiksia në ditën e 17 të lindjes! Më në fund, babai i shkretë kishte shkruar te një hoxhë dhe, më në fund, duke filluar me të tetin, fëmijët po i rronin. Tragjedia kishte marrë fund!

Ashtu siç kanë filluar tani në Europë dhe Rusi t’i përdorin fuqitë e padukshme për shërbime si ndërlidhje, etj., ka shumë mundësi që, në të ardhmen, tek të sëmurët psikikë të përdoret mjekimi me lutje. Madje, ndoshta, mjekimi me anë të xhindeve të bëhet aq popullor, sa të hapen për këtë katedra në univer­sitete! Qysh sot ka mjekë që përdorin metodën e sugjestionit në mjekimin e ulçerës së stomakut. Bëhen edhe eksperimente për mjekimin me anë të muzikës duke ia ngritur moralin të sëmurit nëpërmjet dëgjimit të pjesëve muzikore të caktuara. Të gjitha këto tregojnë për ekzistencën e shpirtit dhe se sa rëndësi kanë ideja dhe mendimi në mjekim! Atëherë, ç’kuptim ka mohimi i shpirtrave të këqij dhe i xhindeve që u hapin rrugë sëmund­jeve?

Ndajeni me miqtë tuaj...