ilmihali

Në Kuran tregohet se profeti Sulejman kishte ushtri prej zogjsh dhe xhindesh, se xhindet ndërtonin kala, basene dhe bënin kazanë, se mes tyre kishte muratorë dhe zhytës dhe, në mënyrë të veçantë, se ata ia patën sjellë atij në çast fronin e Belkisës nga disa mijëra kilometra larg. (Enbija, 82; Neml, 39; Sebe, 12; Sad, 37)

Ajetet kuranore na çojnë ne në botët metafizike dhe, duke na njohur me ngjarje metafizike, na shëtisin në një botë ku mund të bisedohet me shpirtrat, xhindet dhe djajtë me gjuhën e ndjenjave. Në këtë çast, njerëzimi ndodhet në abëcënë e kësaj pune, në periudhën e ecjes këmbadoras për t’u ngritur në kë­mbë. Tani sapo hapet pak perdja e telepatisë, e bisedës me shpirtrat, e ndërlidhjes në fusha të gjera me anë të xhindeve dhe djajve, e vënies së tyre nën urdhër dhe kryerjes së punëve të ndryshme me anë të tyre. Do të ketë çështje lidhur me lë­ndën dhe materien, që nuk do të mund të zgjidhen në labora­tore, do të ndjehet nevoja për t’iu drejtuar botëve dhe gjallesa­ve të padukshme, do të shfaqet nevoja e shpirtrave të mirë apo të këqij dhe e xhindeve për të zgjidhur shifrat e ardhura nga botët e tjera. Me shtimin e lidhjes me ta, do të shtohet edhe pri­rja për fushat e përdorimit të tyre.

Siç u pohua në ajetet e mësipërme, xhindet i shërbenin pro­fetit Sulejman. Çdo profet ka qenë i merituari i vlerave dhe të fshehtave të një emri të Zotit, po kështu, edhe të emrave të vetë. Ideja dhe kuptimi i emrit Sulejman do të thonë sundim mbi botët e dukshme e të padukshme. Si domosdoshmëri e një emri të tillë, një dorë e atij profeti mund të vepronte në botën e dukshme, kurse dora tjetër, në botën e padukshme dhe ai mund të hynte në ndërlidhje me botën e padukshme. Këto ci­lësi janë shfaqur pjesërisht dhe përkohësisht edhe te disa pro­fetë të tjerë, por te profeti Sulejman ishin një aftësi e për­hershme dhe në një nivel të përparuar. Veçanërisht, këtu alu­dohet për rrugët dhe metodat me të cilat duhet të pajisen gru­pimet që u shërbejnë besimit dhe Kuranit.

Lexo  Ç’ndjejnë kafshët duke ngordhur?

Profeti Sulejman i pati zbuluar dhe vënë nën urdhër xhindet pa mjete dhe pretekste materiale, i pati vënë në punë, pati kryer ndërlidhje me ta duke treguar, në këtë fushë, kufirin e fundit ku mund të arrihej. Sipas shprehjeve të ajetit kuranor, nën urdhrin e tij, xhindet bënin siç dëshironte Sulejmani. Duke realizuar ve­pra të mrekullueshme të artit kaligrafik, xhindet patën dhënë një kontribut të madh për njerëzit për zhvillimin e këtij arti. Në të ardhmen, xhindet do të përdoren më gjerësisht në të njëjtën fushë dhe ata që kanë për t’i vënë në punë, do të vendosin gu­rët e kufirit të fundit të kësaj çështjeje.

Gjithashtu, siç u tha edhe më sipër, në Kuran bëhet e ditur se profeti Sulejman i ka përdorur xhindet për zhytje në fund të detit. Ka apo nuk ka lidhje kjo punë me telepatinë, por, sidoqë të jetë, një ditë do të arrihet që, me anë të xhindeve, të që­ndro­het katër-pesë muaj nën det duke marrë edhe ushqimet me ve­te. Sepse është një i dërguar i Allahut që na tregon neve në këtë çështje horizontin e fundit.

Ajeti kuranor aludon se xhindet mund të përdoren në masë të madhe edhe në fushën e luftës. Duke përdorur xhindët në përpjekjet dhe luftën në fushën e teknikës dhe teknologjisë, shtetet e mëdha, meqë është eliminuar mundësia e përgjimit në ndërlidhje dhe meqë xhindet lëvizin me shpejtësi shumë të ma­dhe, do të përfitojnë nga xhindet për të interceptuar dhe shtënë në dorë kodet, shifrat dhe çelësat e ndërlidhjes. Është e çudit­shme se ata që sot tregojnë më shumë zell në këtë fushë janë vendet më të mbyllura ndaj ideve, Rusia dhe Kina!

Lexo  Ç’ndodh me shpirtin pas vdekjes së njeriut?

Sigurimi i ndërlidhjes dhe bisedës me anë të xhindeve mund t’u vlejë edhe organeve dhe strukturave të sigurimit. Kështu, me anë të xhindeve mund të merret informacion në çast për aktet ose veprimet e çastit dhe në zhvillim e sipër duke i mbajtur ato si dhe grupet e veprimit nën kontroll. Kush e di, ndoshta atë­herë do të ketë edhe drejtorë dhe komisarë policie nga radhët e xhindeve.

… Dhe do të vijë një ditë që popujve dhe kombeve nuk do t’u mbetet asgjë e fshehtë, xhindet dhe djajtë do t’i nxjerrin në shesh të gjitha gjërat e mbyllura, sekretet dhe anët e fshehta të popujve dhe kombeve dhe do të sigurojnë mundësinë për të njohur anët më të fshehta të çdo njeriu. Atëherë, njeriu do t’ua dedikojë çdo gjë bëmave të shpirtrave dhe xhindeve dhe, për­fundim i zhvillimeve në këtë fushë, përdorimi i xhindeve në këtë mënyrë do t’i hapë rrugë, në një vështrim, mohimit të Allahut dhe Kuranit dhe, më në fund, njerëzit do t’i përdorin shpirtrat dhe xhindet për të realizuar kënaqësitë shpirtërore të veta.

Në ajetin e 82-të të sures Enbija të Kuranit, duke u bërë e ditur se xhindet kryejnë edhe punë të tjera veç këtyre që për­mendëm, aludohet se në të ardhmen xhindet do të mund të përdoren edhe në shumë punë të tjera që ne nuk mund t’i dimë ose t’i parashikojmë. Ju mund të mendoni, për shembull, që xhindet të përdoren për të bërë libër ngjarjet e një mijë vjetëve, për zbulimin dhe shfrytëzimin nëntokësor të mineraleve, për të gjetur anijet e mbytura prej shekujsh, për të zbuluar burimet e reja pasurore ose për t’i përdorur xhindet si zhytësa të kozmosit, si satelitë, etj. Por, si gjithmonë, edhe në fund të këtyre që tha­më, nuk duhet të lëmë pa thënë se “Allahu e di të vërtetën e çdo gjëje!”

Ndajeni me miqtë tuaj...