Bukuria e Azrailit

Një histori e vërtetë e treguar nga Dr. Haluk Nurbaki:

Unë kam 40 vjet që punoj si specialist kanceri dhe jam bërë dëshmitar i shumë ngjarjeve përtej materiales. Të gjitha këto ngjatje i kam dukumentuar dhe ruajtur në arkivin tim personal. Prej tyre dua që t’iu tregoj juve një ngjarja që ka ndodhur në vitin 1976.

Kur isha doktorr në spitalin onkolagjik, kisha një paciente me emrin Serap. Pacientja, ishte e sëmurë me kancer gjiri. Pavarësisht gjithë përpjekjeve të saj për t’u kuruar jashtë jeshtit për faj të disa gjërave zyrtare nuk u bë e mundur. Atë e mora unë nën mbikqyrjen time të veçantë dhe vura re që ajo kishte përmirësime pas një farë kohe.

Por Serap, duhet t’i kalonte me shumë kujdes 5 vitet e para pas kurimit, ashtu si gjithë të sëmurët me kancer. Serap, duke qënë se ishte biznesmene, pas 4 vitesh shkoi në Izmir për të marrë një tender. Meqë ishte dimër e lejova që të shkonte, por me kusht që të udhëtonte me avion.

Por fatkeqësisht nuk kishte gjetur bilet avioni dhe ishte nisur pa më pyetur mua me autobus. Autobusi aksidentohet gjatë rrugës, dhe ajo mbetet 6 orë e bllokuar në autobus.

Pak pas kthimit, kanceri ishte përhapur në kockë dhe mushkëri. Serap për shkak të metastazës në këmbë, nuk mund të ecte. Po ashtu, ishte e detyruar që të përdorte maskën e oksigjitet për të vazhduar frymëmarrjen. Sapo thoshte diçka, duhej menjëherë të vendoste maskën. Një ditë kur i shkova në shtëpi, duke folur me shumë vështirësi më tha:

-Z. Doktorrr, jam shumë e hidhëruar me ju.

-Pse?, e pyeta unë me habi.

-Ju… na qënkeni njeri besimtar. Përse nuk më keni folur rreth Allahut, vdekjes dhe botës së përtejme?

Duke e ditur se njohuritë fetare të saj ishin shumë të pakta, u trondita shumë nga kjo pyetje. Duke u përpjekur mos e mërzisë atë, i thash:

-Të shkosh te doktorri është e lehte, puguan para dhe kurohesh. Por shërimi i besimit kërkon dëshirë nga zemra…

Për shkak të pamundësisë për të folur, duke tundur kokën sikur donte të thoshte “unë e ndjej atë dëshirë.” Në të njëjtën kohë duke vazhduar terapinë mjekësore të pashprese, mësimet fetare vazhdonin me një ritëm shumë të shpejtë, aq sa ishin kthyer në një mësim intensiv. Të vërtetat e besimit që i tregoja, i ndjente thellë në shpirt dhe ndonjëherë bënte ndonjë pyetje.

Një javë para se të vdiste më pyeti:

-Z. Doktorr, ç’ka duhet të them kur të jem në çastet e vdekjes?

-Gjendja jote është e veçantë, ndoshta për ty mund të jetë pak e gjatë Fjala e Dëshmisë. Kur ta kuptosh se do të ndërrosh jetë, ty të mjafton Profeti Muhamed (sal’la llahu alejhi ue sel’lem).

Në atë gjendje, duke buzëqeshur tundi kokën sërish. Për arsye se ishte e sëmurë me kancer, kishte shumë dhimbje të tmerrshme, dhe ne vazhdimisht i jepnim morfinë dhe mundoheshim ta mbanim në gjumë.

Kur u ktheva në shtëpi më telefonoi nëna e saj:

-Serap, prej një jave nuk merr më morfinë. Rënkon gjithë kohën dhe ka shumë dhimbje.

Menjëhere shkova në shtëpi e saj dhe e pyeta se përse nuk merrte më morfinë. Përgjigjen që mora se kam harruar akoma dhe kur e kujtoj më bën të rënqethem.

-Po sikur vdekja të më gjejë ne gjumë, dhe mos të them dot Muhamed në çastin e fundit?

Pra Serap, ishte shndërruar në  një grua të tillë. Ajo më kërkoi që të falja namazin e istihares, se ndoshta mos e ndjeja se kur mund t’i kishte ditët e fundit, që të merrte morfinë për të lehtësuar dhimbjet deri në çastin e fundit. Prej sinqeritet të saj, qëlloi që të ishte ditë e premte dhe Falë Zotit, e ndjeva se dita e saj e fundit mund të ishte e marta. Ditën tjetër i thashë:

-Mund të marrësh morfinë pa merak.

Dhe Serap, duke bërë dhe pyetjen e fundit në formë lamtumire më pyeti:

-Z. Doktorr, si do të më shfaqet mua Azraili (engjëlli i vdekjes)?

-Bija ime, a nuk është edhe ai një engjëll? Ai do të shfaqet ty si një princ i bukur.

Kur mora vesh se Serap ishte përkeqësuar të martën, renda me shpejt për në shtëpinë e saj. Por, nuk e arrita dot vdekjen e saj. Famlja ishte në një gjendje të mjerë. Vëtem një e afërmja e saj besimtare që i kishte shërbyer deri para vdekjes, erdhi pranë e më tha:

-Z. Doktorr, a e dini se në këtë shtëpi sot ndodhi një mrekulli? Serap, para një ore e hodhi maskën e oksigjenit dhe u ngrit në këmbë, edhe pse ne mendonim se kjo ishte e pamundur. U ngrit, mori abdes dhe fali dy rekate namaz. Të gjithë ne mbetëm të shtangur nga ajo që po na shihnin sytë. Duke thënë Fjalën e Dëshmisë, pak para se të ndërronte jetë tha:

-Thuajini z. Doktorr, se Azrali qënka më i bukur nga se më tregoi ai.

Lexo  Nata e mirë e dytë, Miraxh
Ndajeni me miqtë tuaj...