ilmihali

Para së gjithash, shpirti i cili emigron nga bota, do t’i çojë vetë pothuaj të gjitha dhuratat e gjërat që do t’i duhen në atë botë. Si një rregull hyjnor, çdo frymë do ta gjejë gati atje atë që ka fituar këtu. Ashtu siç kërkohen në këtë botë pasaporta dhe viza për të kaluar nga një vend në tjetrin, ashtu dhe në atë botë, nga varri e gjer te dyert e xhenetit, parajsës, do të kër­kohen “pasaportat dhe vizat” përkatëse që janë jo forma dhe trajta materiale, por besimi në zemër dhe puna e mirë. Ve­ça­nërisht, për të hyrë në kuadrin e shefatit, ndërhyrjes profetike për fal­je, do të duhen shenja të posaçme të fytyrës që shprehin bo­tën e brendshme. Shkurt, i shkuari atje do të trajtohet sipas gjë­rave që ka çuar atje. Ndërkaq, janë tri dritare ose kalime nga të cilat mund të përfitohet.

a) Lënia pas e mirësive me veprim të vazhdueshëm si rru­gë, ura, xhami, çezma, vakëfe, konvikte, kopshte, shkolla, etj., të cilat të kryejnë vetëm shërbime të mira. Në lidhje me to, Pro­feti ka theksuar se, për sa kohë të veprojnë ato, një pjesë e të mirave të fituara nga njerëzit që kanë përfituar prej tyre, do të shënohen në librin e punëve të atyre që i kanë ndërtuar.

b) Edhe veprat e lëna nga njerëzit e dijes janë mirësi me ve­prim të vazhdueshëm. Sipas kapacitetit shkencor përkatës, au­tori do të marrë për to shpërblimin përkatës. Veçanërisht mbë­shtetja e njerëzve të dijes dhe shkencës, mbrojtja e tyre, kujdesi për brezin që ecën në rrugën e dijes së vërtetë, nën këmbët e të cilëve hapin krahët engjëjt dhe përpjekjet për t’u siguruar atyre libra, fletore, ushqime e veshmbathje, mund të konsiderohen kalime që s’mbyllen dhe mirësi me veprim të vazhdueshëm.

Lexo  A mund të bëhen xhindet shkak për sëmundje?

c) Shpirti që ikën kërkon bij të dobishëm e të bekuar që, pas tij, do të bënin të mira dhe do të përgatisnin breza të dobishëm e të bekuar. Allahu jua ka përgatitur botën e fëmijëve tuaj. Po qe se edhe ju do t’u dilni për zot atyre, do t’u shërbeni dhe do t’i rrisni e përgatisni me kujdes, do të thotë se keni lënë pas bij dhe breza të dobishëm e të bekuar. Vetëm bij dhe breza të tillë do të jenë të dobishëm për ju në atë botë. Këtë pret prej jush shpirti që shkon, jo hallvë e gostira, jo të shtata, të dyzeta, gja­shtë muaj e motmote, jo mevlude dhe hatme me para, jo varre për t’u dukur e fotografi të vjetra të varura aty-këtu! Po të jesh i sinqertë, vizitoji në varret, lutu për ta për mëshirë, falje e paqe dhe qaj, por mos harro t’u çosh dhurata nga ato për të cilat ata kanë nevojë!..

Ndajeni me miqtë tuaj...