Vlerat dhe virtytet që i nevojiten aq shumë njeriut tonë, të cilat do të mund ta ngrenë atë në këmbë, që ai ta shpëtojë veten nga zvarritjet janë: Një “Pendim” gjithëpërfshirës, “Mëshira”, “Respekti për njeriun”, “Toleranca”, “Durimi” dhe “Shpresa”. Secili prej tyre shërben për t’i dhënë formë njeriut për të cilin ndihemi të përmalluar.
Shpresa që populli ta gjejë edhe njëherë vetë veten, që virtytet e lartësuara dhe vlerat ku ata besojnë të jetohen e jetësohen me sinqeritet dhe të përçohen mandej tek e gjithë shoqëria. Porsi një kopshtar që guxon ta mbjellë edhe pemën frutat e së cilës nuk do t’i arrijë dot, por zgjedh anën e maturisë dhe të dorëzimit plotësisht tek Allahu (xh.xh.).
Arsyeja pse duhet të qëndrojmë me kaq shumë ngulm mbi njeriun është shprehur më së miri në këto fjali: “Gjithçka e ka fillimin tek individi, arrin një tërësim shoqëror të vogël me familjen, derisa, në fund, fiton një trajtë prej nga mund të sundojë mbi të gjitha shtresat e një shoqërie.”
“Po, një shoqëri e shëndetshme mund të quhet se ekziston përmes thellësisë së brendshme dhe jetës së zemrës dhe shpirtit të individëve që janë pjesë e saj. Dhe vetëm në saje të tyre është në gjendje që ta ruajë ekzistencën dhe gjallërinë e tyre. Madje mund të thuhet se shoqëria merr formë sipas gjendjes dhe cilësisë së individëve që janë gjymtyrë të një familjeje (atomet), apo edhe prej izotopeve individuale në mesin e njerëzve, e kjo i jep edhe drejtim.”
“Prandaj, çdo bukuri që gjehet tek individët, çdo vlerë dhe çdo çmim reflektohet e shumëfishuar te shoqëria. Përkundrazi, çdo gjë e papërshtatshme, çdo gjë që është e pamjaftueshme përbën një skandal, i cili ia pret rrugën një shoqërie sikur një kob, duke i lënë asaj shumë plagë në thellësi.”