Meqë nuk janë të përgjegjshëm dhe përgjegjës si njerëzit, ka­fshët ndoshta nuk ndjejnë dhimbje fare kur u merret shpirti. Kundërveprimi që tregojnë është muskulor, nervor dhe, mbase, shprehje e një gjendjeje që ne s’e kemi shijuar. Kush e di, mba­se në atë përpëlitje ndjejnë një kënaqësi që është e posaçme vetëm për botën e tyre. Meqë është vendi, le të përmendim një mendësi dhe praktikë të vendeve evropiane.

Siç dihet, perëndimorët nuk i therin kafshët si myslimanët; ose i vrasin me goditje elektrike, ose duke i shpuar me hell në fyt. Nuk e dimë nëse edhe kjo mënyrë therjeje është shprehje e kundërvënies së tyre kryeneçe ndaj myslimanëve! Në lidhje me këtë, ata përligjen dhe mbrohen kështu: “Kafsha që theret sipas mënyrës suaj, ndjen dhimbje dhe kundërvepron. Ne veprojmë kështu që kafsha të mos ndjejë dhimbje.” Mirëpo ata nuk e kuptojnë një të vërtetë. Para së gjithash, gjaku, i cili pranohet edhe nga shkencëtarët se është i dëmshëm, derdhet plotësisht nga trupi nën ndikimin dhe shtytjen e kundërveprimit muskulor dhe fizik që bën kafsha e therur duke iu prerë enët e gjakut. Kurse gjaku i mbetur në trup të kafshës së therur me goditje, kalon edhe në trupin e ngrënësit, kurse ne e kemi të ndaluar (haram) edhe ngrënien e një pike gjaku si dhe të falemi me rro­bë të spërkatur me gjak. Ashtu siç u ndalua më 1989 në Angli shitja e veshkave, do të vijë një ditë që edhe ata do ta kuptojnë çështjen dhe do të kthehen në mendësinë dhe praktikën tonë.

E dyta, na thonë se, me therje, vdekja e kafshës zgjat, kafsha kundërvepron dhe vuan për rreth 15-20 minuta. Po ku e dinë ata se kafsha ndjen dhimbje dhe vuan?

Nuk është kusht që çdo kundërveprim të bëhet për shkak dhimbjeje. Siç u përmend edhe më lart, situata e vëzhguar te kafsha e therur përbëhet krejtësisht prej kundërveprimesh ner­vore dhe muskulare. Gjithashtu, ku e di ai që s’është kafshë se kafsha ndjen dhimbje dhe vuan? A mos vallë çdo gjë është ajo që sheh ti me sy dhe siç e sheh ti me sy?

E treta, te çdo qenie e gjallë në gjithësi ka një prirje dhe dë­shirë të vazhdueshme për t’u ngjitur në një gradë më të lartë. Bimët pothuajse bëjnë garë që t’i hanë kafshët dhe njerëzit dhe, kështu, t’u lartësohet grada e jetës. Edhe kafshët bëjnë garë si­kur të donin që, duke kaluar në trupin e njeriut, ta vazhdonin jetën në një trup të vetëdijshëm dhe kandidat për t’u bërë i për­jetshëm. Sigurisht, te kafshët nuk ka mendje, vetëdije dhe njoh­je, por edhe kafshët bëjnë sipas ligjeve të Ligjvënësit të Lartë. Në është kështu, lini kafshët po shihni njerëzit se si përpëliten nga gëzimi se po u shkojnë miq!..

E katërta, ndoshta kafsha përpëlitet si shprehje e një kënaqë­sie që është e posaçme për botën e vet. Le ta nënvizojmë këtu këtë ide: Si njeri i dorëzuar te Zoti, myslimani sakrifikon çdo gjë në rrugën e Allahut dhe bie dëshmor. Ndërkaq, të rënët dësh­mor është një lloj flijimi. Ashtu siç e shprehëm edhe më lart, dë­shmorët ndjejnë një kënaqësi krejt të veçantë që po bëhen fli, por, në dukje, edhe ata përpëliten, kurse e vërteta qëndron ndryshe. Po qe se për kafshën e dërguar me dorën e engjëllit për t’u flijuar në vend të robit të shquar të Zotit, Ismailit (a.s), themi se është dëshmore e botës së kafshëve dhe se nuk ndjen dhimbje e nuk vuan, por, ndoshta, ndjen një kënaqësi të veça­ntë, gjithsesi gjykojmë dhe mbajmë një qëndrim më afër të vër­tetës. Fundja, ne kurbanin (flijimin) e bëjmë për adhurim!

Ndajeni me miqtë tuaj...