DIMENSIONI I PENDESËS NË SHËRBIM

 Pyetje: Ç’vend zë pendesa dhe kërkimi i faljes për mëkatet në punët e kryera në shërbim të fesë?

Teksa përmbushen detyrat në shërbim të fesë, ndonjëherë mund të kryhen vepra 1ë në shikimin e Zotit janë të papëlqyeshme, duke u bërë shpesh herë shkak që ajo punë të ngecë. Për këtë arsye, Kurani e lidh fitoren me pendesën dhe kërkimin e faljes (istigfar-in), dhe Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi Të), ka thënë: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) … dhe kërko falje nga Ai (pa u ndalur).”[1] Nëna jonë Aishja e nderuar (Zoti qoftë i kënaqur me të) thotë se, pasi zbriti ky ajet, Profeti (paqja qoftë mbi Të) ndonjëherë shprehte pendesë 100 herë në faltore.[2]

Kjo frymë është fryma e profetëve. Në të kundërt, gëzimi pas fitoreve dhe sukseseve pasqyron frymën dhe shpirtin e faraonëve, gjë që i bllokon sjelljet prej besimtari. Le ta ilustrojmë këtë me një shembull. Kur jemi në makinë, apo avion, duke shkuar diku në emër të shërbimit të fesë, të shkosh atje me një atmosferë të hareshme dhe me një qëndrim krejt të rehatshëm, nuk është absolutisht një sjellje për t’u mëshiruar. Po, shërbime të tilla pa pendesë, pa kërkesë faljeje, pa kontroll, janë shkaku fillestar i bllokimit të këtyre punëve. Besoj se pa asnjë dyshim se është pikërisht kjo arsyeja ebllokimeve të hasura.

Po, po përjetojmë ditë aq të ndjeshme, sa gjithë mendimet, ndjenjat, besimet dhe veprat e shoqërisë, dhe veçanërisht të shpirtrave të vetëdedikuar, duhen rishikuar dhe kontrolluar edhe një herë. Duhen analizuar nga koka te këmbët, në mënyrë që të ndreqen vendet defektoze, të rindërtohet dhe të ringjallet bota shpirtërore. Vetëm pas një operacioni të këtillë serioz, njëlloj sikurse e ndien kalimin e ujit një njeri pasi hap agjërimin, po ashtu edhe njerëzit do të rrënqethen me fjalët që thonë dhe do të lartësohen në nivelin e të thënit “Estagfirullah” (Zoti më faltë!) sa më shpesh, edhe pas namazeve të falura me përkushtim të plotë.

Po, nuk dihet se ku qëndron kënaqësia e Zotit. Ndoshta kënaqësia e Tij nuk qëndron në faljen e namazit në këtë mënyrë, por në zbatimin e plotë të shtyllave të namazit. Kjo është pikërisht ajo që ka rëndësi, të përjetojmë edukatën e të qenit para Zotit, të jemi të vetëdijshëm për adhurimin që po kryejmë, duke e kapërcyer përhumbjen djallëzore. Pra, çështja nuk është të ndiejmë ato që duhen ndier. Këtu nuk dua të them se është thelbësore që të mos ndiejmë asgjë. Ajo që dua të them është se, pas çdo suksesi që arrijmë në emër të përsosurisë individuale apo përkryerjes së shoqërisë, nëse nuk zhvillojmë dhe perceptojmë dot ndjesinë e të kërkuarit falje Zotit, kjo mund të quhet një përhumbje dhe Zoti nuk i do të përhumburit. Madje, edhe nëse themi “Sa punë të bukura na mundësoi Zoti të kryejmë” dhe nuk vazhdojmë me kërkimfalje, edhe kjo ka mundësi të jetë një idhujtari e mbuluar. Mendime të këtilla të rrezikshme mund të shndërrohen në jo të dëmshme vetëm në raport me thellësinë e ndjenjave tona të pendesës dhe kërkimit të faljes.

Kjo çështje ka edhe një aspekt tjetër. Teksa përballemi me vështirësi të ndryshme, është mosmirënjohje dhe mungesë respekti ndaj Zotit,nëse themi: “Përse po na ndodhin këto, ç’të keqe kishim ne?” Prandaj, nëse na lindin ndjenja të këtij lloji, duhet t’i mbysim ato menjëherë, duke i kërkuar Zotit falje. A e kërkojmë fajin te vetja për gjithë këtosa po ndodhin? A i kemi kthyer shikimet porsi projektorë kah bota jonë e brendshme, për ta skanuar atë? A nuk thotë Kur’ani: “Ju keni përgjegjësi për veten tuaj!”[3] Atëherë, përse nuk bëjmë një kontroll të brendshëm, sipas parimit “Zoti nuk sheh pamjet tuaja, por ju sheh zemrat tuaja,”[4] – përse nuk kontrollojmë se ç’na hyn e ç’na del nga zemra?

Kur nuk kryhen këto, harrohet ndihma e Zotit në sukseset e arritura, njeriu bëhet egoist dhe mashtrohet… Mashtrohet, sepse këto janë dyshime që ia pëshpërit djalli nga e djathta. Kujtoni se si, kur i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi Të) hyri (si fitimtar) në Qabe, ishte përkulur aq shumë sa balli i Tij i bekuar prekte jelet e kalit ku kishte hipur.[5] Prandaj, në çdo vepër tonën duhet të kërkojmë kënaqësinë e Zotit. Por ja që shumë herë punët i kryejmë duke qeshur dhe endemi mes ëndrrave materiale, me atë gjendjen tonë të hareshm, dhe kështu, shpesh bëjmë gjëra të gabuara.

Po, na mjafton kënaqësia e Zotit. Atëherë, qëllimi dhe synimi ynë në çdo punë duhet të jetë pikërisht vetëm Ai. Sipas Tij duhet ta kalibrojmë çdo sjellje tonën…


[1] Kur’an: Nasr, 110/1-3
[2] Buhari, tefsiru sûre (110) 2; Muslim, salat 217.
[3] Ma’ide, 5/105.
[4] Muslim, birr 32-33; Ibn Maxhe, zuhd 9.
[5] Ibn Hisham, Es-Siratu’n-nebeuije5/63; Ebu Ja’la, el-Musned 6/120.

Ndajeni me miqtë tuaj...