ilmihali

Para se ta kundërshtonte Zotin, djalli merrte pjesë së bashku me engjëjt dhe bënte punën që bënin edhe ata. (Kehf, 50) Ndërkaq, meqë nuk ishte si engjëjt e krijuar prej drite, nuk ndo­dhej nën garanci. Siç është thënë edhe më parë, engjëjt nuk kundërshtojnë, nuk ngrenë krye, por bëjnë atë që u urdhërohet. (Tahrim, 6) Natyra vërtetë e djallit, entiteti i vërtetë i tij doli në shesh pasi iu propozua t’i përulej njeriut të parë, Ademit, për ç’shkak embrioni i mendjemadhësisë dhe fara e revoltës të pra­nishme në qenien e tij, por të pashfaqura gjer atëherë, plasën dhe u zhvilluan me vrull. Djalli tha duke iu drejtuar Zotit me mendjemadhësi: “Unë jam epror ndaj tij sepse atë e krijove nga balta, kurse mua prej zjarri!” (Sa’d, 76) Sipas deklaratës së ajetit kuranor dhe, ashtu siç thotë edhe imam Shibliu, gjersa ngriti krye, djalli quhej Iblis, pastaj u quajt shejtan, djall, dhe iu dha mundësia të rronte gjer në kiamet. Pas kësaj, djalli iu betua Zotit kështu: “Do t’u futem njerëzve nga e djathta e nga e majta, nga para e nga prapa dhe do t’i prapësoj!” (A’raf, 17)

Këtu duam ta sqarojmë me përparësi këtë specifikë: Në luftë, para se të merret vendim për ta sulmuar armikun ose për t’u mbrojtur prej tij, nuk studiohen një e nga një të gjithë individët-ushtarë të armikut, por përbërja dhe fuqia ushtarake e reparte­ve dhe nënreparteve, armatimi dhe rezervat luftarake, aftësitë e manovrimit, epërsia në armatim, pozicioni ose pozicionet që ka zënë, etj. Studimi dhe njohja e ngjyrës së flokëve dhe syve të oficerëve dhe ushtarëve, tipi i veshjeve dhe veçori të tjera per­sonale s’vlejnë për kurrgjë. Kështu qëndron puna edhe me xhi­ndet.

Lexo  Si mund t’ua edukojmë njerëzve tanë shprehinë e të lexuarit?

Lidhur me këtë çështje, e rëndësishme dhe themelore për ne është të përcaktojmë rrugët nga mund të na afrohet djalli, më­nyrat dhe dredhitë e tij për të na goditur në besimin tonë që është garancia e jetës sonë të amshuar, dhe të gjejmë rrugë­zgjidhjet e duhura.

Ndajeni me miqtë tuaj...