Emrat e Allahut

Hover Image

ALLAH

Emri i përveçëm e i posaçëm i Zotit që argumenton Individualitetin i cili përmbledh në vetvete të gjithë emrat dhe atributet e vet.

Hover Image

ER-RAHMAN

MËSHIRUES: Tregon mëshirë për të gjitha krijesat e veta, besimtarë e jobesimtarë dhe u jep të mira.

Hover Image

ER-RAHIM

SHUMË MËSHIRUES, BAMIRËS, SHPËRBLYES: Ky atribut shpreh mëshirën e posaçme të Allahut për ata që favorin e Allahut me anë të atributit Rrahman e vlerësojnë bukur me anë të besimit.

Hover Image

EL-MELIK

SUNDIMTAR: Sundimtari i vërtetë i ekzistencës.

Hover Image

EL-KUDDUS

I SHENJTË: Allahu s'ka të bëjë me asnjë lloj të mete e mungese, është i pakufizueshëm e i papërshkrueshëm, është i përsosur në çdo veçori të Tij dhe krejt i pastër.

Hover Image

ES-SELAM

SHPËTUES: Allahu është burimi i çdo shpëtimi e paqeje, i pastër nga të metat e mangësitë, ai që i nxjerr robtë e vet në shpëtim e paqe.

Hover Image

EL-MU'MIN

BESUES, BESIMTAR, I BESËS: Allahu jep besim dhe siguri, largon dyshimet dhe lëkundjet, u jep besim atyre që mbështeten te Ai, u jep siguri atyre që kanë frikë dhe i mbron.

Hover Image

EL-MUHEJMIN

MBROJTËS, RUAJTËS, MARRËS NËN RUAJTJE: Allahu vëzhgon, është dëshmitar për çdo gjë dhe merr nën ruajtje e mbrojtje çdo gjë.

Hover Image

AL-AZIZ

I ÇMUAR, I VYER, I SHENJTË: Allahu është zotërues i fuqisë më të lartë dhe fitimtar absolut.

Hover Image

EL-XHEBBAR

SHTËRNGUES, DETYRUES: Allahu i rregullon punët dhe gjendjen e krijesave të Tij; me vullnetin e vet, Ai i drejton ata si të dojë; Allahu është i pakundërshtueshëm në zbatimin e urdhrit të Tij.

Hover Image

EL-MUTEKEBBIR

MADHËSHTOR: Allahu e tregon se sa i madh është në çdo gjë dhe në çdo ngjarje, Ai është posaçërisht i madh e i lartë dhe kjo është e drejta e tij ekskluzive.

Hover Image

EL-KHALIK

BËRËR, KRIJUES: Allahu e krijon çdo gjë nga asgjëja, e bën të qenë çdo gjë nga e paqena.

Hover Image

EL-BARIJ

HYJNI: Allahu krijon në mënyrë të rregullt dhe harmonike.

Hover Image

EL-MUSAVVIR

PROJEKTUES: Allahu i projekton në mënyrë të posaçme gjërat dhe qeniet që krijon

Hover Image

EL-GAFFAR

FALËS I FAJEVE: Allahu ua mbulon dhe ua fal mëkatet robve të vet, Allahu është falës i madh e i gjerë.

Hover Image

EL-KAHHAR

PRISHËS, SHKATËRRUES, PERSEKUTUES I KUNDËRSHTUESVE: Allahu është sundues absolut, i cili i drejton krijesat ashtu siç do dhe i dënon e i shkatërron kundërshtuesit.

Hover Image

EL-VEHHAB

FALËS, DHURUES: Allahu favorizon dhe jep me shumicë pa shpërblim.

Hover Image

ER-RREZAK

FURNIZUES, USHQYES: Allahu u siguron të gjitha krijesave racionin bazë jetësor si dhe i furnizon ato siç do vetë.

Hover Image

EL-FETTAH

NGADHËNJYES: Allahu është ngadhënjyes; Ai ngadhënjen mbi të gjitha vështirësitë dhe hap dyert e mirësive.

Hover Image

EL-ALIM

DIJETAR: Allahu di gjithçka.

Hover Image

EL-KABID

RRËMBYES I SHPIRTRAVE: Allahu i merr shpirtrat si domosdoshmëri e urtësisë dhe favorit të Tij.

Hover Image

EL-BASIT

ZGJERUES I TË MIRAVE: Allahu i zgjeron të mirat, i zgjat jetët.

Hover Image

EL-HAFIDU

POSHTËRUES I MOHUESVE: Allahu përmbys kë të dojë, Allahu i ul dhe poshtëron të këqijtë, faraonët, dhunuesit, mohuesit.

Hover Image

ER-RAFIU

LARTËSUES: Allahu ngre lart, lartëson kë të dojë.

Hover Image

EL-MUIZZU

VLERËSUES, LARTËSUES: Allahu e lartëson, i jep vlerë dhe e bën të çmuar kë të dojë.

Hover Image

EL-MUDHIL-L

ZHVLERËSUES: Allahu zhvlerëson dhe turpëron kë të dojë.

Hover Image

ES-SEMI'U

DËGJUES: Allahu dëgjon çdo gjë.

Hover Image

EL-BESIR

SHIKUES: Allahu sheh çdo gjë.

Hover Image

EL-HAKEM

GJYKUES, NDARËS I TË MIRËS PREJ TË KEQES: Allahu gjykon; Ai e diferencon dhe e ndan të mirën nga e keqja.

Hover Image

EL-'ADL

I DREJTË: Allahu është i drejtë.

Hover Image

EL-LETIF

FAVORIZUES, DETAJUES: Allahu bën mirë, favorizon dhe di çdo gjë me hollësi.

Hover Image

EL-KHABAIR

I INFORMUAR: Allahu është i informuar për çdo gjë.

Hover Image

EL-HALIM

SJELLJEBUTË: Allahu është sjelljebutë, Ai nuk ngutet për të ndëshkuar.

Hover Image

EL-ADHIM

MADHËSHTOR: Allahu është i lartë e madhështor.

Hover Image

EL-GAFUR

FALËS I GJERË: Allahu është mbulues dhe falës i gjerë i gabimeve dhe mëkateve.

Hover Image

ESH-SHEKUR

SHUMË FALENDERUES: Allahu jep shpërblim të madh për pak akte të mira të robve të vet, Ai i shumëfishon mirësitë.

Hover Image

EL-ALIJ

I LARTË: Me fuqinë e Tij, Allahu është i lartë dhe epror ndaj krijesave.

Hover Image

EL-KEBIR

I MADH, MADHËSHTOR: Allahu është i madh, Ai karakterizohet nga madhështia hyjnore e posaçme vetëm për Të.

Hover Image

EL-HAFIDH

ROJE, RUAJTËS: Asgjë s'mbetet e fshehtë për Allahun, Ai shënon çdo gjë që bëjnë robtë e vet, me fuqinë e Tij mban në ekzistencë qiejt dhe tokën, Ai i mbron njerëzit dhe kujdeset për ta.

Hover Image

EL-MUKIT

PËRGATITËS FURNIZIMI: Allahu ka mundësi për çdo gjë, kujdeset për këdo e çdo gjë dhe u jep ushqim të gjitha gjallesave që ka krijuar e krijon.

Hover Image

EL-HASIB

LLOGARIKËRKUES: Allahu llogarit dhe kërkon llogari.

Hover Image

EL-XHELIL

I LARTË NË CILËSI: Allahu është aq i lartë dhe i përplotësuar, saqë asgjë nuk mund të qëndrojë dot para dhe përkundër Tij, saqë mund të shkatërrojë dhe asgjësojë çdo gjë.

Hover Image

EL-KERIM

SHUMË BUJAR: Allahu është bujar dhe mirëbërës i madh.

Hover Image

ER-RREKIB

VËZHGUES, NDJEKËS: Allahu kontrollon dhe shënon të gjitha bëmat e njerëzve.

Hover Image

EL-MUXHIB

PRANUES I LUTJEVE: Allahu i pranon lutjet dhe dëshirat dhe u përgjigjet atyre.

Hover Image

EL-VASIU

I GJËRË NË DIJE DHE MËSHIRË: Dituria dhe mëshira e Allahut mbështjell çdo gjë.

Hover Image

EL-HAKIM

I URTË: Allahu është i urtë, Ai e bën çdo gjë me kuptim, urtësi dhe ashtu siç duhet.

Hover Image

EL-VEDUD

DASHAMIRËS: Allahu është dashamirës.

Hover Image

EL-MEXHID

I LARTË NË NDER: Allahu është i famshëm dhe bujar i pakufishëm.

Hover Image

EL-BAITH

RINGJALLËS, DËRGUES: Allahu është ringjallës; Allahu është dërgues Profetësh.

Hover Image

ESH-SHEHID

DËSHMUES: Asgjë nuk mund të fshihet nga Allahu; Allahu është dëshmitar për çdo gjë dhe nuk harron asgjë.

Hover Image

EL-HAKK

I VËRTETË: Allahu i vetëqenë, prandaj është vetë e vërteta; Allahu nuk mund të mohohet.

Hover Image

EL-VEKIL

DORËZANËS: Allahu kujdeset për çdo gjë duke marrë përsipër çdo gjë; asgjë s'është e fshehtë prej Tij; drejtimi dhe ushqyerja e qenieve i përket Atij.

Hover Image

EL-KAVIJJ

I FUQISHËM, I FORTË: Ai është i vetmi zotërues fuqie dhe force te i cili në asnjë mënyrë nuk mund të shfaqet dobësi.

Hover Image

EL-METIN

I FORTË: Allahu është zotërues i fuqisë së përkryer dhe i pushtetit të plotë.

Hover Image

EL-VELIJJU

KUJDESTAR: Allahu është mik dhe ndihmës i atyre që e besojnë, Ai merr përsipër punët e gjithësisë dhe krijesave.

Hover Image

EL-HAMID

I DENJË PËR LAVDËRIM: Allahu është i denjë për çdo lavdërim dhe falënderim.

Hover Image

EL-MUHSI

NUMËRUES: Allahu numëron dhe ruan çdo gjë një për një.

Hover Image

EL-MUBDI

BËRËS NGA E PAQENA: Allahu i krijon krijesat pa model dhe nga hiçi.

Hover Image

EL-MU'ID

VDEKJEDHËNËS DHE RINGJALLËS: Allahu i rikrijon qeniet pasi u jep vdekjen.

Hover Image

EL-MUHJI

NGJALLËS, JETËDHËNËS: Allahu është jetëdhënës.

Hover Image

EL-MUMIT

VDEKJEDHËNËS: Allahu është që jep vdekjen.

Hover Image

EL-HAJJ

I GJALLË: Allahu është i gjallë me një gjallëri që është e posaçme vetëm për Të dhe e përhershme.

Hover Image

EL-KAJJUM

QË QËNDRON NË KËMBË DHE QË MBAN ÇDO GJË NË KËMBË: Allahu ekziston pafundësisht dhe e mban në këmbë çdo gjë.

Hover Image

EL-VAXHID

ZBULUES: Allahu zbulon dhe nxjerr në shesh çdo gjë që do dhe në atë çast që do.

Hover Image

EL-MAXHID

I FAMSHËM: Allahu ka famë të lartë.

Hover Image

EL-VAHID

NJË I VETËM: Allahu është një i vetëm dhe i pashoq.

Hover Image

ES-SAMED

I VETËMJAFTESHËM E I PËRPLOTËSUAR: Allahu është i vetëmjaftueshëm dhe i përplotësuar; ndërsa çdokush e çdo gjë ka nevojë për Të, Ai s'ka nevojë për askënd dhe asgjë.

Hover Image

EL-KADIR

ZOTËRUES: Allahu zotëron dhe ka mundësi për çdo gjë; te Ai nuk mund të shfaqet dobësi në asnjë formë.

Hover Image

EL-MUKTEDIR

FUQIPLOTË: Allahu është fuqiplotë, për Të s'ka asgjë të pamundur dhe kundërvënia ndaj Tij është e pamundur.

Hover Image

EL-MUKADDIM

PRIORIZUES: Allahu i jep përparësi, prioritet çdo gjëje dhe çdokujt që dëshiron.

Hover Image

EL-MUEHHIR

PRAPËSUES: Allahu prapëson dhe lë pas çdo gjë.

Hover Image

EL-EVVELU

I PARË, I PARËQENË: Allahu është i paraqenë, Ai ekziston në mënyrë të pafillimtë para gjithçkaje.

Hover Image

EL-AKHIRU

I PASQENË: Allahu është i pasqenë, Ai s'ka fund; Allahu është mbetës edhe kur të mos ekzistojë më asgjë.

Hover Image

EDH-DHAHIRU

I DALLUESHËM: Allahu qëndron dhe dallohet mbi çdo gjë, Ai është i dallueshëm me anë të akteve dhe provave të Tij.

Hover Image

EL-BATINU

I FSHEHUR, I BRENDSHËM: Allahu është i fshehur dhe i brendshëm, i pranishëm në çdo gjë në atë mënyrë që nuk mund të perceptohet dhe të përfytyrohet.

Hover Image

EL-VALI

ADMINISTRUES: Allahu administron dhe zotëron tërë gjithësinë.

Hover Image

EL-MUTEALI

I TEJZAKONSHËM, TRANSCENDENTAL: Në ndryshim dhe në mënyrë të dallueshme nga çdo gjë, Allahu është i tejzakonshëm, transcendental.

Hover Image

EL-BERR

MIRËBËRËS: Allahu është shumë i dhembshur me shumë robtë e Tij dhe u bën shumë të mira atyre.

Hover Image

ET-TEVVAB

PRANUES I PENDESËS: Allahu i pranon pendimet e robve të vet.

Hover Image

EL-MUNTEKIM

SHPAGIMTAR: Me drejtësinë e Tij, Allahu u jep fajtorëve ndëshkimin e merituar.

Hover Image

EL-AFUVVU

FALËS: Allahu është falës ndërsa ka mundësi të ndëshkojë.

Hover Image

ER-RREUF

I DHEMBSHUR: Allahu është shumë i dhembshur.

Hover Image

MALIKUL-MULK

PRONARI I MALLIT: Allahu është pronari i vërtetë i ekzistencës, i cili vepron si të dojë në pronën e tij.

Hover Image

DHUL-XHELALI VEL IKRAM

I MADH DHE DHURUES: Allahu është zotëruesi i madhështisë dhe bujarisë.

Hover Image

EL-MUKSIT

SYNUES: Allahu është synues, Ai i kryen të gjitha aktet me një synim të caktuar dhe në mënyrë të përkryer.

Hover Image

EL-XHAMIU

PËRMBLEDHËS, BASHKUES: Allahu është përmbledhës dhe bashkues i çdo gjëje që dëshiron në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Hover Image

EL-GANIJ

I PASUR: Allahu është aq i pasur sa nuk ka nevojë për askënd dhe për asgjë.

Hover Image

EL-MUGNI

PASURUESE: Allahu e bën të pasur kë të dojë.

Hover Image

EL-MANI'U

PENGUES: Allahu i bëhet pengesë kujt të dojë dhe ç'gjëje të dojë. Ai i mbron robtë e Tij të bindur nga të këqijat duke e penguar të keqen ndaj tyre.

Hover Image

ED-DARRU

DËMTUES: Allahu krijon gjërat që shkaktojnë dhimbje dhe dëm dhe e provon me anë të këtyre atë që dëshiron.

Hover Image

EN-NAFI'U

DOBISJELLËS: Allahu krijon gjërat që sjellin të mira e dobi dhe bën që të përfitojë nga këto ai që dëshiron.

Hover Image

EN-NUR

DRITË: Allahu është ndriçues i botëve dhe zemrave.

Hover Image

EL-HADI

ORIENTUES: Allahu është orientues dhe udhëzues në udhën e drejtë.

Hover Image

EL-BEDIU

NOVATOR: Allahu është novator në krijim.

Hover Image

EL-BAKI

I GJITHËQENË, PERMANENT: Allahu ka ekzistencë të përhershme.

Hover Image

EL-VARITH

TRASHËGIMTAR: Allahu është trashëgimtari i vërtetë i çdo gjëje.

Hover Image

ER-RESHID

UDHËRRËFYES: Allahu e çon çdo gjë me urtësi dhe rregull në synimin e vet; Allahu është udhërrëfyes.

Hover Image

ES-SABUR

DURIMTAR: Allahu është durimtar, Ai nuk ndëshkon menjëherë, por jep kohë dhe duron.