Kurani i Shenjtë hera herës duke na ftuar të kthejmë shikimet kah gjithësia, gjithashtu na tërheq vëmendjen tek performanca që shpalos natyra nën diktatin e caktimit, fuqisë, diturisë dhe vullnetit. Besimtarët i nxit drejt meditimit. Jo pa arsye, çdo fjalë dhe objekt që përmendet në Mesazhin Hyjnor mbart një rëndësi të veçnatë. Ajo që përmendet, bëhet edhe më të rëndësishme nga vet fakti se përmendet nga Allahu (xh.sh.) Duke qënë se Kurani i Shenjtë është një mrekulli, nuk ka dyshim se çdo gjë që përmendet në të, mbart një kuptim tejet të veçantë. Fakti që përmenden disa ushqime, në mënyrë të pakontestueshme tregon se ato janë shumë të begata. Ndër përmbajtjet e tyre më kryesore janë proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat, të domosdoshëm për shëndëetin e njeriut.
Përmendja e disa produkteve të caktuara nga gama e gjërë e ushqimeve, kurrësesi nuk mun të jetë rastësi dhe e pa qëllimtë. Në kohën tonë u kuptua më qartë rëndësia që kanë për shëndetin e njeriut këto ushqime. Madje mund të themi se, janë këta ushqime që ruajnë shëndetn e njeriut. Kurani i përmend këto ushqime që mbrojnë shëndetin e njeriut, si dhe sqaron nevojën ndaj tyre. Ne po trajtojmë disa nga frutat e përmendura në Kuranin Famëlartë.
Shega, fruti me lëng prej ujërave të Xhenetit
Shega është një nga frutat që Allahu i Plotfuqishëm e ka përmendur në Kuran. Profeti a.s. tregon një aspekt të veçantë të këtij fruti ku thotë se: “Në çdo shegë patjetër gjendet një pikë nga uji i Xhenetit”. Për shkak të këtij hadithi dijetarët islamë nuk e shohin të arsyeshme hedhjen për dhe të shegës, qoftë edhe një nga kokrrat e saj. Ndërsa Aliu i nderuar thekson dobitë shëndetësore të shegës duke thënë: “Shegën, ta hani sëbashku me pjesën e mishtë, sepse shega rrëmon dhe pastron stomakun”. Lëvorja e shegës, lulet dhe lëngu i saj përdoren kundër diarresë.
Fiku, fruti i shenjtë
Fiku është një frut që kultivohet shumë në vendin tonë. Një pjesë e komentuesve të Kuranit, betimin mbi këtë frut e lidhin me faktin se ai ishte një kapital i rëndësishëm tregtie që rritej në pellgun e Mesdheut dhe Lindjen e Mesme. Fiku duke poseduar me mijëra fara, lehtësisht bën ndryshimin nga frutat e tjerë. Profeti a.s. e vlerëson fikun duke thënë se ai është një nga frutat e Xhenetit. “Hani fiq! Nëse do të thoja se ekziston një frut që ka zbritur nga Xheneti, do të thoja që ky frut është fiku”. “Hani fiq, sepse ai ndalon majasëllin, shëron dhimbjen e kyçeve.” Fiku shërben edhe për të larguar erën e keqe të gojës si dhe në parandalimin e paralizës.
Hurma, fruti i përbashkët i feve
Hurma njihet si një nga frutat më të hershme, përmendet edhe si një nga mirësitë e Parajsës. Përmendja e frutit dhe pemës së hurmës në 20 versete Kuranore tregon rëndësinë që ka ky frut. Shpallja hyjnore, në ajete të ndryshme e tregon si material ilustrues. Një hadith i transmetuar nga Tirmidhiu, dobitë e këtij fruti i shpjegon në këtë mënyrë: Hurma Axhve (lloj hurme e kultivuar nga Profeti s.a.s në Medine) është nga frutat e Xhenetit. Ky frut është shërim kundër helmimit”. Ndërsa në një hadith tjetër Pejgamberi a.s. këshillon “Hani hurma me stomakun bosh në mëngjes, sepse eleminon parazitët në zorrë”. Hurma ishte nga mirësitë që Allahu i dhuroi Mejremes për t’i lehtësuar lindjen. Rëndësia dhe dobia e këtij fruti që ka për gratë shatzëna tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht.
Rrushi, çelësi i dyerve të meditimit
Një nga frutat e shumëpërmendur në Kuranin e Shenjtë është edhe rrushi. Shpallja Hyjnore duke i dhënë hapësirë në 11 ajete këtij fruti, ajeti i 99-të i Sures En’am fton besimtaët në mëditim. “Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.” Rrushi, i njohur si “mbreti i frutave, gjithashtu edhe farat e tij janë shumë të dobishme. Doktorët duke përftuar përbërje nga rrushi, trajtojnë sëmundje të ndryshme të stomakut.
Banania, fruti me bollëk i Xhenetit
Banania është një ndër frutat e shenjtë që përmend Kurani Fisnik. Allahu (xh.sh.) në ajetin 28 të sures Vakia flet për bananen duke ciatuar: “E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!… Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba… dhe bananeve të mbushura me fruta,… nën hije të gjera, … pranë një uji rrjedhës,… dhe mes frutave të llojllojshme, … të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara…” Banania është një frut i rëndësishëm që plotëson pothuajse të gjithë lëndët ushqimore të nevojshme për organizmin tonë. Tek banania gjendet 75% ujë, 1.3% proteina dhe 0.6% yndyrë.
Ulliri, fruti mbi të cilin bëhet betimi
Kultivimi dhe konsumimi i ullirit fillon nga lashtësia e deri në ditët tona. Ai është një frut i rëndësishëm mbi të cilin Allahu i Plotëfuqishëm betohet në Kuaranin e Shenjtë, në ajetin e parë të kaptinës Tin: “Për fikun dhe ullirin, për malin e Sinait dhe për këtë Qytet të sigurtë (Mekën)” (98: 1-3). Ulliri dhe vaji i ullirit janë përmendur 6 herë në Shpalljen Hyjnore dhe në Epokën e Artë (Kalifati) ishin ndër artikujt ushqimorë më të konsumuar. Profeti ynë s.a.s në një hadith na këshillon: “ Ushqehuni duke përdorur vaj ulliri dhe lyhuni me të, sepse ai nxirret nga një pemë e shenjtë e cila është shumë e begatë”. Sipas disa studimeve të kryera gjatë viteve të fundit, vaji i ullirit, krahas efektit mbrojtës të zemrës dhe damarëve, ndikon edhe në parandaklimin e ulcerës në stomak.
Qershia, kurë për sëmundjet
Edhe qershia është një nga frutat e shenjtë, ashtu si banania edhe ajo përmendet vetëm në Kaptinën Vakia. Fruti i qershisë është i dobishëm sëbashku me bishtin, lulet dhe levozhgën e pemës. Frutat konsumohen si ushqim, ndërsa pjesët tjera të përmendura thahen dhe përgatiten për ilaçe. Pasi të thahen bishtat e qershisë ruhen në një vend pa lagështirë. Zihen si çaj dhe përgatiten pije të cilat shërbejnë për shërimin e infeksioneve urinare dhe pastrimin e trupit prej lëndëve tokstite. Lëvozhgat e pemës ndikojnë në uljen e temperaturës.