Transmeton Ebu Hurejre (r.a): Një grua me ngjyrë ishte përgjegjëse për pastrimin e xhamisë. Profeti Muhamed (sal’la llahu alehi ue sel’lem) pas pak kohësh nuk po e shihte më në xhami .

-Çfarë ka ndodhur me gruan?- pyeti Ai paqja qoftë mbi të.

-Ajo vdiq,- iu përgjigjën ata.

-Përse nuk më njoftuat Mua,-tha Ai paqja qoftë mbi të.  Sahabet e nderuar dukeshin sikur nuk i kishin dhënë shumë rëndësi vdekjes së gruas.

-Ma tregoni varrin e saj,- urdhëroi Profeti Muhamed (sal’la llahu alehi ue sel’lem). Ia treguan varrin. Profeti Muhamed (sal’la llahu alehi ue sel’lem) fali namazin e xhenazesë dhe tha:

-Këto varre, janë plot errësirë për ata që ndodhen aty. Allahu me namazin që ju falni ua ndriçon varrin atyre.[1]

[1] Buhari, Xhenaiz, 67; Muslim, Xhenaiz, 27

Lexo  Buhariu
Ndajeni me miqtë tuaj...