حدثنا يحيى بن أيوب وقتيبة وابن حجر جميعا عن إسماعيل بن جعفر قال بن أيوب حدثنا إسماعيل أخبرني العلاء عن أبيه عن أبي هريرة أن رسول الله ﷺ قال : (ألا أدلكم على ما يمحو الله به الخطايا ويرفع به الدرجات قالوا بلى يا رسول الله قال إسباغ الوضوء على المكاره )

Profeti Muhamed (sal’la llahu alehi ue sel’lem) i ka pyetur sahabet, shokët e tij:

“A t’ju them gjërat që i ka bërë pretekst Allahu për t’jua fshirë mëkatet dhe gabimet, për t’jua larguar pengesat dhe për t’jua lartësuar gradën?” Sahabet i janë përgjigjur: “Po, o i Dërguari i Allahut, na i thuaj!” Dhe i Dërguari i Allahut(sal’la llahu alehi ue sel’lem) u ka thënë kështu: “Të merrni abdes plotësisht, megjithë vështirësitë!”

Në këtë thënie, i Dërguari i Allahut paqja qoftë mbi të ka përdorur fjalën “esbig” që do të thotë “plotësisht, pa mungesa e pa të meta”, që do të thotë t’i japësh ujë gojës dhe hundës me dorën plot, t’i lashë mirë e mirë duart e këmbët. Gjithashtu, në këtë hadith përdoret shprehja “alel’l-mekarih” që do të thotë “megjithë vështirësitë, pavarësisht nga vështirësitë, nga të nxehtit e nga të ftohtit, duke vrapuar te uji për të marrë abdes plotësisht. E njëjta shprehje do të thotë edhe “për sa kohë që abdesi të mos ju dëmtojë”. Kështu, po qe se abdesi do ta dëmtonte më tej shëndetin e një njeriu të sëmurë ose do t’ia zgjaste shërimin, ai mund të bëjë tejemum. Po kështu, nëse marrja abdes me ujë të ftohtë do t’ia rrezikonte shëndetin, njeriu mund të bëjë tejemum.

Ndajeni me miqtë tuaj...