ilmihali

Në Kuran thuhet: “Kë ta shmang nga rruga e drejtë, nuk drejtohet më; kë ta drejtoj në rrugë të drejtë, nuk ndahet më prej saj.[1] Po ashtu: “Njeriut i dhashë mendje e gjykim, vullnetin ia lashë në dorë të vet, veçanërisht i tregova se ç’është rruga e drejtë e ç’është rruga e shtrembër. Le të shkojë në cilën rrugë të dojë![2] Si mund të interpretohen këto ajete?

Në këtë pyetje ka dy alternativa: e para, a bëhet ashtu si dëshiron vullneti i përgjithshëm i Zotit; e dyta, apo njeriu vepron me vullnetin e vet? Ajeti i Kuranit për të cilin bëhet fjalë, është kështu: “Nëse Allahu e drejton dikë në rrugë të drejtë, askush nuk mundet ta shmangë atë prej saj. Dhe, nëse dikë tjetër e ç’udhëzon, askush nuk mundet ta drejtojë më atë!” Rruga e drejtë është rruga e gjerë, e ndriçuar dhe e orientuar që e kanë ndjekur profetët dhe njerëzit e mëdhenj e të urtë të ngarkuar me misionin hyjnor për t’i orientuar njerëzit. Kurse rruga e atyre që shmangen nga rruga e drejtë, është rruga e atyre që devijojnë, e të mbrapshtëve dhe e perversëve, që tashmë e kanë humbur orientimin.

Po të shihet me kujdes, që të dyja këto (rrugë) janë nga një veprim, nga një akt më vete. Dhe, në aspektin njerëzor, janë detyra, janë funksione, gjë që pason domosdoshmërinë e konsideratës se dhënësi ose caktuesi i detyrave apo funksioneve përkatëse të jetë Zoti. Nuk mund të tregohet as edhe një akt që të mos i dedikohet Atij. Është vetëm Zoti që krijon deviacionin, rrugën e shtrembër si domosdoshmëri kjo, e emrit të Tij, Mudil (shmangës, çorientues), dhe po ashtu, rruga e drejtë është shfaqje e domosdoshme e emrit të Tij, Hadi (udhëzues, orientues). Po, është Zoti ai që i jep që të dyja rrugët, edhe të drejtën, edhe të shtrembrën.

Lexo  Cila është urtësia e krijimit të djallit dhe e lejimit të tij për t’i prapësuar njerëzit?

Por kjo nuk do të thotë se Zoti e shtyn përdhunisht njeriun në rrugë të shtrembër ose e drejton atë në rrugë të drejtë pa asnjë nismë a akt të njeriut, në një mënyrë të atillë që ky të bëhet, do apo s’do, një pervers ose një i drejtë.

Megjithatë, kjo çështje duhet kuptuar kështu. I cilado përmasave që të jetë akti i orientimit apo i çorientimit, është gabim që njeriut t’i jepet pjesë autorësie në të. Për shembull, duke e vulgarizuar, po themi se, nëse një akt i tillë peshon dhjetë ton, është gabim që njeriut t’i dedikohet qoftë edhe një përqind e tij. Zoti është pronari i vërtetë i çdo gjëje, prandaj edhe ai si akt absolutisht i duhet dedikuar të zotit.

Le t’ju parashtroj një shembull konkret. Allahu orienton dhe kjo ka pretekstet e veta. Ardhja në xhami, dëgjimi i këshillave, vetëndriçimi logjik janë nga një rrugë orientimi më vete. Një nga këto rrugë është edhe dëgjimi i Kuranit, analiza kuptimore dhe njohja e thellësive të Tij. Vajtja në bisedat mbi jetën dhe veprimtarinë profetike të Muhamedit (a.s.) dhe ndjekja e tyre me syrin e zemrës, po ashtu, qëndrimi i vazhdueshëm nën ndikimin e një mësuesi e udhërrëfyesi, hyrja në klimën prej parajse që ai të ofron, dëgjimi me kujdes i fjalëve që dalin prej zemrës, shndërrimi i zemrës në një vend ku të reflektohen shfaqjet e buruara prej Tij, janë të gjitha fragmente të rrugës së drejtë. Me këto qëndrime e veprime njeriu merr iniciativë për t’u futur në rrugën e drejtë. Me këto qëndrime e veprime njeriu merr iniciativë për t’u futur në rrugën e drejtë dhe bën hapa konkrete brenda saj. Ashtu është. Edhe nëse ardhja mund të duket si diçka tejet e vogël, Allahu mund ta bëjë atë pretekst për ta futur menjëherë njeriun në rrugë të drejtë. E drejta është e Allahut, kurse robi, njeriu, është ai që troket në derë me cilësinë e atij që kërkon diçka, që kërkon të gjejë e të përfitojë diçka.

Lexo  Ç’është rimishërimi dhe a konsiderohet i drejtë sipas besimit islam?

Njeriu ka shkuar në pijetore, në shtëpinë publike, etj. Saora i ka rënë derës së emrit Mudil dhe ka thënë: “Më nxirr nga udha…” Mjafton të dëshirojë ai dhe, po të dojë, Allahu e nxjerr. Por, po të mos dojë, nxjerr pengesa, nuk e shmang asnjëherë nga e drejta. Po ta keni ndjekur me kujdes fillin e mendimit, do të kuptoni se njeriu ka në dorë një gjë aq të vogël, saqë nuk mund t’i bëhet shkak i vërtetë as për ta orientuar, as për ta çorientuar.

Po ju paraqes edhe një shembull tjetër. Kur ju të keni ndjekur këndime të Kuranit, predikime e këshilla, dhe kur të keni lexuar një libër shkencor, shpirti ju mbushet plot me dritë. Mirëpo ja tek është dikush tjetër, që megjithëse dëgjon ezanin teksa po rri nën hijen e minares, megjithëse ndjek predikime e këshilla, madje duke u vënë veshin lutjeve më të sinqerta e më të ndjera, prapëseprapë ndjehet i shqetësuar dhe ankohet për ezanin: “More po ç’është ky zë kaq i shëmtuar?

Kjo do të thotë se është Allahu, Zoti, Ai që drejton, është Zoti, Ai që shtyn në rrugë të shtrembër. Por, nëse një njeri ka hyrë në rrugë të shtrembër, Zoti krijon një mundësi të tillë për të si ajo e shtypjes së një butoni, dhe menjëherë, sipas prirjes së njeriut, e fal ose e ndëshkon.


[1] Sureja Zumer 36-37.

[2] Sureja Kehf, 29.

Ndajeni me miqtë tuaj...