ilmihali

Në këtë botë me shumë aspekte relative, ku jetojmë, edhe gjëra të tilla si fuqia, forca, mundësia, format dhe mënyrat e të folurit, rëndesat, koha dhe shpejtësia janë relative. Për shem­bull, mes një veze dhe një cope druri, hekuri, guri e një mase zhive sa një vezë, ka ndryshime të theksuara rëndese (peshe). Si kjo, trupat kanë shpejtësi lëvizjeje dhe rënieje të ndryshme, të posaçme për veten. Zëri ka një shpejtësi përhapjeje të caktuar. Kurse drita thotë se është kufiri i shpejtësisë i materies. Gjatë rë­nies së lirë, shpejtësia e trupave rritet për çdo sekondë me pro­duktin e rrugës së përshkuar në sekondën e parë me katro­rin e kohës. Për shembull, po qe se një trup, gjatë rënies së lirë, në sekondën e parë përshkon një rrugë prej 5 metrash, në se­ko­n­dën e dytë do të përshkojë një rrugë të barabartë me 4×5 =20m., në sekondën e tretë, 9×5=45m., në sekondën e katërt, 16×5=80m., në sekondën e pestë, 25×5=125m., etj. Me rritjen e shpejtësisë, koha ngadalësohet, si përfundim, trupi që arrin shpejtësinë e dritës, e humb cilësinë lëndore dhe fiton cilësi tej­lëndore, jolëndore.

Nëse ndodh kështu me trupat lëndorë, është mjaft normale që të mos i shohim shpirtin, engjëjt dhe xhindet që lëvizin me shpejtësinë e dritës, madje përtej saj. Ajnshtajni dhe Lorenci e kanë përcaktuar shpejtësinë e dritës, si një ligj fizik serioz, 300 mijë km. në sekondë. Duke u nisur nga kjo, materialistët kanë dashur të arrijnë në përfundimin se gjithësia është e kufizuar, përtej saj ka përsëri lëndë, mirëpo studimet kanë treguar se ky kufi specifik për materien mund të kalohet. Shkencëtarët kanë vërtetuar matematikisht mundësinë e ekzistencës së rrezeve të dritës jashtë konceptit masë dhe rreze të tilla i kanë quajtur “Rrezet Tachyon dhe Syrnkoff”. Pas kapërcimit të kufirit të shpejtësisë 300 mijë km. në sekondë, asnjë cilësi lëndore s’mbetet, kurse me pakësimin e shpejtësisë, fillojnë sërish të dalin në pah cilësitë lëndore, masa dhe dukshmëria.

Lexo  Xhindet janë krijuar nga zjarri pa tym e pa prush

Pas këtyre përcaktimeve të bëra për lëndën, çështja e shpej­tësisë dhe largësive që mund të përshkojnë shpirtrat, engjëjt dhe xhindet, kuptohet më mirë. Kjo do të thotë se në botën e relativiteteve nuk ka më kufizim kohe dhe hapësire.

Në krahasim me njerëzit, engjëjt dhe xhindet mund të bëjnë punë më të mëdha e më të rënda

Para së gjithash, dihet se asnjë gjë nuk është e vështirë për fuqinë e Allahut. Allahu që i krijon me të njëjtën lehtësi si një mollë, ashtu dhe një mijë mollë, si kopshtin me mollë, ashtu dhe botën, si atomin, ashtu dhe galaktikën, si peshkun, ashtu dhe detin, mund t’u japë njerëzve, engjëjve dhe xhindeve fuqi dhe forcë në masën që dëshiron. Në fakt, ajo që bën njeriu s’mbetet aspak poshtë gjërave që bëjnë engjëjt dhe xhindet. Në­se janë engjëjt që vëzhgojnë lëvizjen e globit tokësor dhe trupa­ve qiellorë, është njeriu që i vjen rrotull botës, që i jep formë lë­ndës, që ngre qytetërime dhe prodhon teknologji. Nëse njeriu do të kishte në dorë një gisht në vend të pesëve, flatra në vend të krahëve të vet dhe këmbë elefanti në vend të këmbëve që ka, a do të mund t’i bënte këto, vallë? Nga ana tjetër, punët e njeri­ut mos do t’ua dedikojmë gishtave, duarve dhe këmbëve? Ja, pra, bëmat mrekullore të engjëjve dhe xhindeve të padukshëm, ja dhe bëmat e reaksioneve kimike dhe rrymave biokimike të padukshme të trurit! Me se i ngrenë dora, krahu, muskujt tanë peshat? Duke e kërkuar bërësin e vërtetë, a nuk arrijmë te palca e kockave aq e dobët fizikisht sa s’ka ku të vejë më dhe te rry­mat biokimike të padukshme?

Lexo  Me argumentet që e vërtetojnë, shpirti argumen­ton Krijuesin e vet dhe lajmëron me zë të lartë se Ai ek­ziston!

Megjithëse nuk shihen me sy, rrymat ajrore dhe erërat shku­lin pemët dhe shembin shtëpitë. Ç’shkëmbinj të paepur e ç’pu­në gjigande bëjnë rrënjët e holla si mëndafsh të bimëve, ç’rrjetë të mrekullueshme formojnë në tokë duke e kërkuar lagështirën dhe ushqimin! Janë shumë burime energjie mbi të cilat bëjnë studime shkencëtarët. Me energjinë që prodhojnë duke i kapër­cyer edhe kapacitetet e digave, centralet atomike e vënë lëndën (materien) në lëvizje. Sidomos rrezet lazer dhe shumë gjëra të tjera që presin të zbulohen, e trajtojnë dhe e përpunojnë lëndën në të gjitha fushat e jetës. Kështu, në çfarëdo fushe të jetës që të përqendrohesh, do të shohësh se lënda dhe materia janë vetëm “materiali” që përpunohet, që vihet në lëvizje, që urdhërohet, kurse përpunuesi, lëvizësi dhe urdhëruesi janë forcat e paduk­shme. E padukshmja sundon në mënyrë absolute e të paevitue­shme mbi lëndën dhe materien!

Ndërsa energjia dhe rrezatimet veprojnë kështu mbi lëndën dhe materien, engjëjt dhe xhindet si qenie të padukshme përtej tyre, me mjetet komanduese që u ka dhënë Allahu, e vënë lë­ndën dhe materien në lëvizje dhe mund të bëjnë punë të kara­kterit mrekullor krejt të pamundura për ne. Prapëseprapë, edhe njeriu, ashtu siç u trajtua kjo çështje në diskutimin mbi shpirtin, mund të bëjë shumë punë të karakterit mrekullor, si lëvizja pa mjete e sendeve dhe loja me zjarrin nga spiritistët, etj.

Ndajeni me miqtë tuaj...