Lutja e Iftarit

Personi i agjëruar, duke filluar të hajë kur bëhet koha e iftarit, thotë kështu:

  1. Etja mbaroi, damarët u njomën dhe në dashtë Allahu, shpërblimi na erdhi!
  2. Pranë jush le të hanë iftar ata që kanë agjëruar, gjellën tuaj le ta hanë njerëz të mirë dhe engjëjt le të bëjnë lutje për ju!
  3. Allahu im, kërkoj prej Teje që, me mëshirën Tënde që mbështjell gjithçka, të m’i falësh mëkatet!
  4. Pasi të bëhet gati gjella, personi me agjërim fillon të hajë duke bërë “Bismil’lah”; ndërkaq, po të harrojë në çastin e fillimit e të kujtohet më pas, thotë kështu: “Bismil’lahi evvelehu ve evsatahu ve ahirahu” (e kujtoj emrin e Allahut edhe në fillim, edhe në mes, edhe në fund)!

Kur personi ha bashkë me një person tjeter te semure nga lepra ose nga ndonje semundje tjeter ngjitese

  1. Po qe se një person detyrohet të hajë bashkë me një person tjetër të sëmurë nga lepra ose nga ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse, fillon me lutjen: “Bismil’lahi thikaten bil’lahi tevekulen alejh” (Me emrin e Allahut duke i besuar dhe duke iu dorëzuar Atij)!”

Pas mbarimit te ngrenies

  1. Falenderuar qoftë Allahu që na jep për të ngrënë e për të pirë, na ngop e na e shuan etjen, na bën ta kapërcejmë lehtë ushqimin dhe i siguron atij rrugët e daljes (jashtëqitjes)!
  2. Falenderuar qoftë Allahu që më bën ta ha këtë ushqim pa pasur unë vetë asnjë forcë për këtë dhe që ma dhuron mua atë si furnizim!
  3. Allahu im, më dhe të ha, më dhe të pi, më dhe me shumicë e më kënaqe pa më lënë nevojtar ndaj të tjerëve, më drejtove në rrugë të drejtë dhe më dhurove jetë! Për të gjitha të mirat që më dhe, lavdia dhe falenderimi të përkasin vetëm Ty!
  4. Falenderuar qoftë Allahu që na gostit, na drejton, na ngop e na kënaq dhe na dhuron çdo lloj të mire!
  5. Allahu im, na dhuro begati në këtë ushqim dhe na ngop me më të mirën e kësaj!
  6. Lavdia dhe lavdërimi me shumicë, krejt të pastër, të begatshëm, të dukur si të pamjaftueshëm për Të e të pamundur për t’u lënë pa u bërë për Të, janë të posaçëm për Allahun, Zotin tonë!
  7. Lavdia dhe falenderimi të bërë duke u parë si të pamjaftueshëm e duke mos u mohuar, janë të posaçëm për Allahun që na dhuron të mira të mjaftueshme, që na strehon, që na mëshiron e që na kënaq me ujë! Lavdia dhe lavdërimi të dukur si të pamjaftueshëm për Të e të pamundur për t’u lënë pa u bërë për Të, janë të posaçëm për Zotin tonë!
  8. Lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm për Allahun që na jep të hamë, të pimë e që na ka bërë muslimanë!

Duke lare duart pas buke

  1. Lavdi Allahut që ushqen por vetë nuk ushqehet! Ai na ka favorizuar, na ka dhënë për të ngrënë e për të pirë dhe na ka provuar me provën më të mirë!
  2. Lavdi Allahut që na ngop me ushqime, që na e shuan etjen me pije (të bekuara), që na e mbulon lakuriqësinë dhe na vesh, që na vë nga rruga e shtrembër në rrugë të drejtë, që, duke na shpëtuar prej verbërisë, na jep mundësi të shikojmë dhe që na mban eprorë mbi shumicën e krijesave!

Lutje per ata qe ushqejne te tjeret

  1. Allahu im, begatoje furnizimin që u ke dhënë atyre, fali dhe ki mëshirë për ta!
  2. Allahu im, ngope atë që më ngop mua dhe shuaja etjen atij që ma shuan mua!
Ndajeni me miqtë tuaj...