ilmihali

Qyteti i Medinës në Arabinë Saudite është shpallur kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë personalitete të shquara nga të gjitha vendet islame dhe ato botërore.

Në hapjen e ceremonisë të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse Trashëgimtari i Fronit, princi Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, i cili, veç të tjerash, përgëzoi e falënderoi organizatën ISESCO për zgjedhjen e Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013, duke e cilësuar si vendim të qëlluar ngase Medina ka të gjitha parametrat e duhura për të qenë kryeqytet i kulturës islame, sepse, përveç të tjerash, këtu është edhe Xhamia e Pejgamberit a.s.

Lexo  Drejtohu edhe një herë Atij
Ndajeni me miqtë tuaj...