ilmihali

Mrekullia e quajtur “Hanin’ul xhidh” është më e famshmja e mrekullive të Profetit tonë, të cilën e dëshmojnë shumë sahabe të mëdhenj. Ndër ta mund të përmendim trimat siEnesi, Xhabiri, djali i Omerit, Abdullahu, Sehli, Ebu Saidi, Ubej, Burejde dhe Abdullahu i biri i Abasit. Fjala “Hanin’ul xhidh” do të të thotë “rënkimi i trungut të thatë”. Shumë sahabe kanë dëshmuar për shumë anë të kësaj mrekullie.Xhabiri, duke treguar këtë mrekulli të parë nga ai vetë, thotë: Profeti (s.a.s.) në kohën kur po na mësonte kushtet e Islamit, gjatë kohës së hutbes mbështetej në një trung të thatë. Më vonë u ndërtua një vend i veçantë që quhet minber dhe Profeti (s.a.s.) filloi të predikonte në këtë vend. Por trungu i thatë, nga mërzia që e kishte kapluar pasi Profeti nuk po predikonte më pranë tij, filloi të qajë me zë të lartë, si të ishte një deve shtatzënë.

Kurse Enesi, rënkimin e trungut e përngjason me rënkimin e një demi dhe thotë: Trungu filloi të rënkojë si një dem. Nga zëri i tij u trondit e gjithë xhamia.Sehli tregon një anë tjetër të mrekullisë: “Në xhami, bashkë me trungun filluan të qanin edhe besimtarët aty brenda.”

Kurse Ubej rrëfen se trungu qau aq shumë, sa u nda në dy pjesë. Ndërsa Profeti (s.a.s.) tha: Ky trung i thatë qau sepse ngeli larg nga dhikri që i bënin Allahut. Burejde në lidhje me fjalët e Profetit për trungun e thatë thotë: Profeti i tha trungut: “Po të duash ti, unë të dërgoj në kopshtin ku ke qenë e të hedhësh rrënjë, të rritesh, të nxjerrësh gjethe dhe të japësh fruta. Ose të të mbjell në xhenet ku nga frutat e tua të ushqehen njerëzit e devotshëm të Allahut.” Më pas Profeti filloi të presë përgjigjen e trungut i cili foli me një zë të cilin e dëgjonin edhe njerëzit që ndodheshin në fund të dhomës së xhamisë. “Mua më mbill në xhenet me qëllim që njerëzit e dashur të Allahut të ushqehen me frutat e mia. Sepse xheneti është vend ku nuk ka vdekje dhe shkatërrim. Profeti (s.a.s.) e pranoi dëshirën e tij dhe tha: “Zgjodhi botën e pafund dhe la botën e përkohshme.”

Lexo  MREKULLITË NË LIDHJE ME TË ARDHMEN
Ndajeni me miqtë tuaj...