* Natën e lindjes së Profetit (s.a.s.), pranë nënës së tij, Aminës, ishin edhe nëna e Osman bin Asit dhe Abdurrahman bin Aufit. Që të tria thanë: “Në momentet e lindjes pamë një nur që mbuloi gjithë lindjen dhe perëndimin.”

 * Para Islamit, në Qabe kishte qindra idhuj. Shumica e tyre u rrëzuan me kokë poshtë në kohën e lindjes së Profetit, duke u bërë copë-copë. Pallati i mbretit të Persisë, që ishte idhujtar, u trondit aq shumë, sa u shembën 14 shtylla mbajtëse. Deti i vogël i Sahasë u thith nga toka, duke u zhdukur fare. Zjarri i cili ndizej që prej 1000 vjetësh dhe që adhurohej nga njerëzit, natën e lindjes së Profetit tonë u shua i tëri.

* Në moshën e fëmijërisë, kur Profeti (s.a.s.) qëndronte tek dadoja e tij, Halimja, pasuria dhe qumështi i dhive të familjes së saj ishte shtuar shumë. Nga ana tjetër, të gjitha familjet e tjera ishin shumë të varfra. Halimja dhe burri i saj vinin re se si një re i qëndronte mbi kokë Profetit tonë dhe të habitur ua tregonin të gjithëve.

* Muhamedi (s.a.s.) para se të merrte detyrën e Profetit, ishte kthyer nga një udhëtim tregtie bashkë me shërbëtorin e Hatixhes (r.a.), i cili quhej Mejsere.Hatixhja, e cila më vonë martohet me Profetin tonë, shikon dy melekë të cilët i bënin hije mbi kokë atij dhe e tmerruar nga frika, vrapon tek Mejsere për t’ia treguar ato çfarë kishte parë. Kurse Mejsere i thotë: “Unë gjatë gjithë udhëtimit tonë e kam vërejtur diçka të tillë.”

* Sërish para se t’i shpallej profetësia,Muhamedi (s.a.s.) ul nën një pemë për të pushuar. Vendi ku ishte ulur, megjithëse ishte i tharë, menjëherë u mbush me gjelbërim, kurse degët e pemëve iu afruan atij duke i bërë hije.

* Profeti (s.a.s.) kur ishte i vogël rrinte në shtëpinë e xhaxhait të tij, Ebu Talibit. Përveç tij, në shtëpi kishte dhe shumë fëmijë të tjerë. Akoma ishin vitet e thatësirës dhe kur Profeti (s.a.s.) ulej në sofër me ta, të gjithë ngriheshin të ngopur. Kur Profeti nuk ndodhej me ta, ata ngriheshin nga sofra të uritur.

Ndajeni me miqtë tuaj...