* Imam Buhariu dhe Muslimi në librat e tyre tregojnë: “Profetit tonë i kërkuan që të lutej për të rënë shi dhe ai u lut. Ra aq shumë shi, sa kërkuam prej tij që të lutej për ta ndalur atë. Sapo u lut, shiu ndaloi.”
1Z0-062

* Myslimanët para se të bëheshin 40 vetë, luteshin dhe faleshin fshehurazi. Një ditë Profeti u lut: “O Allah. Forcoje Islamin me Omerin ose me Amr bin Hishamin.” Disa ditë më vonë,Omeri pranoi fenë Islame. Në këtë mënyrë myslimanët e forcuan dhe e shpallën hapur fenë e tyre.

* Transmeton Buhariu dhe Muslimi: “Profeti (s.a.s.) u lut përAbdullah bin Abasin me këto fjalë: “O Allah! Bëje atë të ditur dhe të përkryer në punët e fesë dhe mësoja atij kuptimin e ajeteve kuranore.” Duaja e Profetit u pranua dheAbdullahu njihej me emrin “Përkthyesi i Kuranit”. Më pas u fut në këshillin e sahabeve më të zgjedhur që quhej “Kudema-i Sahabe”.

* Profeti (s.a.s.) u lut që Abdurrahman bin Aufi të jetë një njeri i pasur. Ai ishte njëkohësisht i përgëzuar me xhenet. Abdurrahmani u bë kështu shumë i pasur dhe i ndihmonte shumë të varfrit. Një ditë ai u kishte falur të varfërve 700 deve me mall.

* Profeti, në të njëjtën mënyrë ishte lutur edhe për Urven. Ai vetë pohon se: “Unë nganjëherë rri në pazarin e Kufes dhe kthehem në shtëpi me 40.000 dinarë në ditë. Imam Buhariu për Urven thotë: Edhe sikur dheun ta marrë në dorë, përsëri fiton diçka.

* Profeti (s.a.s.) duke u lutur për Sa’d bin Ebu Vakasin, i cili është përgëzuar me xhenet, thotë: “O Allah! Pranoja duanë atij.” Pas kësaj, të gjitha lutjet e Sa’dit pranoheshin nga Allahu (xh.sh.), duke e bërë atë të famshëm. Sigurisht që njerëzit frikësoheshin t’i bënin keq atij, sepse ai mund të lutej kundra tyre.

* Profeti (s.a.s.) u lut për Kataden: “Allahu mos ia dëmtoftë bukurinë! O Allah, bekoji flokët dhe lëkurën e tij”. Kjo vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij. Edhe pse vdiq në moshën 70-vjeçare, u bë i famshëm me fytyrën e tij të bukur si të ishte 15 vjeç.

* Poeti i famshëm Nabiga ishte pranë Profetit duke recituar këto vargje: Fama jote u ngrit në qiell, por ne duam të ngrihemi më lart. Profeti e pyet: “Ku do të shkosh më lart se në qiell?” Nabiga u përgjigj: Përtej qiejve, në xhenet duam të shkojmë. Kjo përgjigje i pëlqen Profetit dhe i thotë: “Goja jote mos u prishtë kurrë.” Nabiga edhe pse jetoi 120 vjet, atij nuk i ra nga goja asnjë dhëmb. Kur i binte një dhëmb, menjëherë e zëvendësonte dhëmbi i ri.

* Profeti (s.a.s.) lutet për Aliun: Ja Rabbi! Ruaje atë nga të ftohtët dhe nga të nxehtit. Aliu, si pasojë e kësaj lutjeje, verës vishej me rroba të dimrit, dimrit vishte rroba verore dhe nuk ndiente asnjë shqetësim.

* Një dua të ngjashme, Profeti (s.a.s.) e kishte bërë edhe për vajzën e tij, Fatimen: Ja Rabbi, mos e lër të vuajë nga uria. “Pas kësaj duaje, nuk kam ndjerë uri asnjëherë”, shprehet Fatimja (r.a.).

*Tufejl kërkoi një mrekulli nga Profeti për t’ia treguar popullit të tij. Profeti iu lut Allahut që ta ndriçonte atë. Në atë çast, ndërmjet dy syve të Tufejlit, shkëlqeu një nur. Më pas, ky nur kishte kaluar në shkopin e tij, ndaj më vonë u quajt “i ndrituri”.

* Në një rast, Profeti (s.a.s.) kishte vënë në krye të ushtrisë islame Amirin. Por kur ushtria ishte nisur, Amirin e kishte vrarë padrejtësisht një njeri i quajtur Muhalim. Muhalimi ishte një ushtar i kësaj ushtrie. Profeti u mërzit shumë dhe u lut duke thënë: “O Zot! Mos e fal Muhalimin.” Pas 7 ditësh Muhalimi vdiq. E varrosën, por toka e nxirrte përjashta. E varrosën disa herë, por varri nuk e pranonte. Atëherë Muhalimin e vendosën ndërmjet dy gurëve të mëdhenj dhe e mbuluan me dhé.

* Profeti (s.a.s.) i lutet Allahut që ta dënojë me thatësirë fisin Mudarije sepse ata e kishin përgënjeshtruar. Pas kësaj lutjeje, nisi thatësira. Fisi i Kurejshëve vjen tek Profeti dhe i kërkon të falur në emër të fisit Mudarije. Pastaj, Profeti lutet që t’u hiqet dënimi dhe pas lutjes fillon të bjerë shi.

* Një ditë, teksa Profeti (s.a.s.) po falej në Qabe, një grup prej parisë së fisit të Kurejshëve bëjnë një veprim të keq kundër tij. Profeti (s.a.s.) bëri dua që Allahu t’i dënojë. Pas duasë, ibni Mes’udi thotë: “Betohem në Allahun se të gjitha ata që bënë atë vepër të keqe, i pashë të ngordhur në betejën e Bedrit.”350-029

Ndajeni me miqtë tuaj...