* Njëri nga kryekomandantët e ushtrisë Islame, Sad bin Ebu Vakas tregon: Në luftën e Uhudit ishim bashkë me Profetin. Profeti u hidhte shigjeta armiqve derisa iu thye harku. Më pas shigjetat e tij mi jepte mua dhe thoshte: “gjuaj”. Shigjetat nuk kishin pupla të cilat ndihmonin në fluturimin e tyre. Por përsëri më thoshte: “gjuaj”. Dhe unë i gjuaja. Të gjitha shigjetat fluturonin si të ishin me krahë dhe nguleshin në trupat e armiqve. Në ato çaste, një shigjetë e goditiKataden në sy dhe syri i ngeli varur përmbi faqe. Profeti (s.a.s.) menjëherë shkoi pranë tij dhe me duart e bekuara të tij ia vendosi syrin në vendin e duhur. Syri i Katades jo vetëm që u shërua, por dukej më i bukur se syri tjetër. Katade ndihej krenar me këtë ngjarje e cila tregohej shpeshherë nga sahabet e asaj kohe.
* Në luftën e Hajberit flamurtari ishteAliu, të cilit ishin duke i dhembur sytë. Profeti (s.a.s.), ia fërkoi pak ato duke i prekur më pështymën e tij dhe sytë iu shëruan. Të nesërmen,Aliu e shembi nga vendi derën e rëndë dhe të madhe të kështjellës së Hajberit duke e përdorur atë si mburojë dhe duke çliruar përfundimisht kështjellën. Në luftë e sipër,Seleme e kishte çarë këmbën e tij me shpatë. Profeti (s.a.s.) i fryu asaj dhe plaga iu shërua.
* Tregon Osman bin Hunejf: “Një ditë erdhi tek Profeti një i verbër dhe kërkoi nga ai që të lutej dhe t’i hapeshin sytë. Profeti i tha: “Shko merr abdes, fali dy rekatë namaz, pastaj thuaj: “Ja Rabbi. Të drejtohem Ty dhe kërkoj nga Ti për hatër të Profetit të mëshirshëm. O Profet! I drejtohem Allahut duke kërkuar ndërmjetësimin tënd, që të m’i hapi sytë. O Allah. Pranoje lutjen e tij ndaj meje”. Njeriu i verbër veproi si iu tha dhe pastaj u shërua.
* Tregon Imam Xhelili: Në luftën e Bedrit, Muavidhi teksa po ndeshej me Ebu Xhehilin, ky i fundit ia preu dorën. Muavidhi e mori dorën e tij të këputur me dorën tjetër dhe vrapoi tek Profeti. Profeti (s.a.s.) ia vendosi krahun në vendin e tij, e preku me pështymën e tij dhe Muavidhi vazhdoi të luftojë si të mos kishte ndodhur asgjë derisa ra shehid. Imam Xhelili na tregon edhe një ngjarje tjetër në këtë luftë: Në të njëjtën luftë, një goditje me shpatë dukej se ia kishte ndarë shpatullën nga trupi Hubejbit. Profeti (s.a.s.) e vendosi në vendin e duhur shpatullën dhe krahun e tij, pastaj i fryu plagës. Trupi i Hubejbit u shërua sikur të mos ishte plagosur fare.
* Në luftën e Hendekut, Ali ibnul Hakem kishte thyer këmbën në përleshje me armikun. I plagosuri u soll me një kalë dhe Profeti (s.a.s.) e ledhatoi lehtë vendin e thyer të këmbës. I plagosuri shërohet aq shpejt, sa nuk qe e nevojshme ta zbrisnin nga kali.
* Tregon Imam Bejhakiu: Aliu ishte aq i sëmurë, saqë rënkonte me zë të lartë nga dhimbjet dhe lutej vazhdimisht që të shërohej. Profeti (s.a.s.) i afrohet dhe thotë: “O Allah! Shëroje atë.” Pastaj e preku me këmbë dhe i tha që të çohet. Aliu shërohet menjëherë dhe çohet në këmbë. Në vitet e mëvonshme Aliu thotë se qysh prej asaj dite, nuk është sëmurë asnjëherë nga ajo lloj sëmundje.
* Shurehbike el Xhuliut i kishte dalë në dorë një shenjë nga e cila ishte fryrë e gjithë dora dhe ai nuk përdorte dot as shpatën dhe nuk e ngiste kalin. Profeti (s.a.s.) ia fërkoi dorën e fryrë dhe nuk ngeli asnjë shenjë nga sëmundja.
* Profeti (s.a.s.) e vendosi dorën e tij sipër kokës së Omer bin Sadit dhe bëri dua. Ky sahabe, kur vdiq në moshën 80 vjeçare, nuk kishte asnjë thinjë në kokë.
* Profeti (s.a.s.) e kishte vendosur dorën në kokën e Kajsit (r.a.) dhe kishte bërë dua. Kajsi kur kishte hyrë në moshën 100 vjeçare, të gjithë flokët i kishte të bardha përveç vendit ku e kishte prekur Profeti (s.a.s.), e cila kishte mbetur e zezë.
* Abdurrahman bin Zejd, ishte edhe i vogël edhe i shëmtuar. Profeti (s.a.s.) ia fërkoi kokën atij dhe trupi bashkë me fytyrën i morën një formë të bukur.
* Në luftën e Hunejnit, Aziz Bin Amir ishte plagosur në fytyrë. Kur Profeti (s.a.s.) ia fshinte gjakun në fytyrë, fytyra e tij fillonte të ndriçonte. Sahabet këtë ndriçim e krahasonin me të bardhën e ballit të kalit të zi arab.
* Kur Profeti (s.a.s.) po lutej përKataden, ia preku fytyrën me duart e tij. Që nga ai moment e më pas, fytyra e Katades filloi të ndriçonte.
* Një ditë, kur Profeti (s.a.s.) po merrte abdes, vjenZejnebi, të cilës i hodhi pak ujë duke bërë shaka me të. KurZejnebi u rrit, ajo u bë më e bukura ndër të gjitha shoqet.
* Tregon Ibni Ebu Shejbe: “Erdhi një grua bashkë me fëmijën e saj dhe i tha Profetit që të lutej për fëmijën. Fëmija nuk fliste dot dhe ishte me të meta mendore. Profeti lau duart, shpërlau gojën dhe ia dha gruas që t’ia jepte fëmijës së saj për ta pirë. Kur fëmija e piu ujin, u shërua plotësisht. Njëkohësisht ai u bë më i mençur se shumë njerëz të tjerë të mençur.
* Tregon Ibni Abasi: Profetit tonë ia sollën një fëmijë me të meta mendore. Profeti me të vënë dorën në gjoksin e fëmijës, ai volli duke nxjerrë diçka në formë kastraveci. Pastaj u shërua dhe iku.
* Transmeton Imami Bejhakiu dhe Nesaiu: Një fëmijë i vogël me emrin Muhamed, kishte djegur krahun me ujë të valuar. Kur Profeti ia preku krahun me pështymën e tij, fëmija u shërua menjëherë.
* Një ditë Profeti pyeti një fëmijë memec: – Kush jam unë. Fëmija i cili nuk kishte folur deri në atë çaste, tha: – Ti je i Dërguari i Allahut”. Pastaj filloi të flasë vazhdimisht.
* Sahabiun e famshëm me emrin Jemame, kur ishte i vogël e sjellin tek Profeti. Profeti kur e pa atë, fëmija foli: “Ti je i Dërguari i Allahut”, pastaj nuk ka folur derisa është rritur dhe ka ardhur në moshën për të folur. Si pasojë e të folurit të tij që në këtë moshë të vogël, Profeti (s.a.s.) i tha: “Barekallah” (Allahu të bekoftë!). Kurse shokët e Profetit e thërrisnin, “Mubarekul Jemame” (Jemame i bekuar).