* Tregon Hasan Basriu: “Vjen një njeri tek Profeti Muhamed (s.a.s.) dhe i thotë duke qarë: “Vajza e vogël më është mbytur tek një pus afër shtëpisë.” Profetit (s.a.s.) i dhimbset ky njeri dhe i thotë: “Eja të shkojmë atje”. Kur erdhën tek vajza, Profeti e thirri me emrin e saj. Kur papritur vajza foli dhe tha: “Urdhëroni.” Profeti (s.a.s.) e pyet: “A dëshiron të kthehesh tek nëna dhe babai yt?” Vajza i përgjigjet: “Jo, sepse këtu kam gjetur atë që është më e mirë se ata.” (pra xhenetin).
* Tregon Enesi: “Një gruaje të vjetër papritur i vdes fëmija i vetëm. Ajo mërzitet shumë dhe i lutet Allahut me këto fjalë: “Ja Rabbi! Unë bëra hixhret nga Meka drejt Medinës për të fituar kënaqësinë Tënde, për t’i treguar Profetit dashurinë ndaj tij dhe për t’i shërbyer atij. Fale fëmijën tim të vetëm për hatër të Profetit, sepse nuk ka kush të kujdeset për mua”. Njeriu i vdekur u ngrit (ringjall) dhe hëngri bukë bashkë me ne.”
* Imam Tarabani transmeton nga Numan bin Beshir: “Zejd bin Harixhe teksa shëtiste nëpër pazar, papritur bie në tokë i vdekur. E sollën në shtëpi. Në kohën ndërmjet akshamit dhe jacisë, kur gratë po qanin për të, ai u thotë: “Pushoni!”, pastaj foli përsëri, “Muhamedi (s.a.s.) është i Dërguari i Allahut. O Profet, paqja e Allahut qoftë mbi ty!”. I shkuam afër. Ishte i vdekur.