*Xhabiri (r.a.) i cili i ka shërbyer vazhdimisht Profetit, tonë tregon se në luftën e Buvatit Profeti (s.a.s.) tha: “Thuaju shokëve të marrin abdes.” “Unë u thashë, por më thanë se nuk kishte mbetur ujë”, tregon ai. Profeti (s.a.s.) tha: “Gjeni vetëm pak ujë”.

Kishte mbetur vetëm pak ujë të cilin e sollën menjëherë. E vuri dorën sipër ujit, lexoi diçka që unë nuk e di dhe tha: “Sillni enën më të madhe që ndodhet”. Ma sollën mua dhe unë ia dhashë atij. Më pas e futi dorën në enën e madhe dhe më tha që atë pak ujë që ishte ta hidhja sipër dorës së tij. Në atë çast, pashë që nga dora e tij e bekuar rridhte ujë si çezme, e cila mbushte enën e madhe. Pastaj i thirra të gjithë ata që kishin nevojë, të cilët pinë sa deshën dhe morën abdes për t’u falur. “Nuk ka mbetur njeri tjetër”, i thashë. Në atë çast e hoqi dorën nga ena dhe ena ishte e mbushur deri në grykë.

*Enesi tregon se: Në vendin e quajtur Zeura, ishim rreth 300 vetë me Profetin (s.a.s.). Na urdhëroi të merrnim abdes për të falur namazin e ikindisë, por nuk kishim ujë. Na kërkoi të gjenim vetëm pak ujë, të cilin ia sollëm. Dorën e tij të bekuar e futi në ujë. Menjëherë nga gishtat e tij filloi të rridhte ujë si çezme. 300 burra morën abdes nga ai ujë.

  * TregonXhabiri: Në luftën e Hudejbijes ishim 1.500 vetë dhe kishim shumë etje. Profeti (s.a.s.) pasi mori abdes nga një enë prej lëkure, futi dorën brenda saj ku nga gishtat e tij filloi të rrjedhë ujë i bollshëm. Pastaj erdhën 1.500 persona të cilët pimë dhe mbushëm enët e boshatisura.”Salimi e kishte pyeturXhabirin: “Sa vetë ishit?” “Sikur të ishin edhe 100.000 vetë të tjerë do të mjaftonte, por ne ishim 1.500 vetë”, kishte thënë ai.

* TregonMuadhi: Në luftën e Tebukut erdhëm pranë një burimi. Rridhte shumë pak, sa fija e perit. Profeti Muhamed (s.a.s.) tha: “Mblidhni pak nga ai ujë”. Sahabet mblodhën pak me grushtet e tyre. Profeti (s.a.s.) lau duart dhe sytë, pastaj urdhëroi që ujin e mbetur ta kthejnë aty ku ishte, tek burimi. Sapo e hodhën në vendburimin e ujit, ai filloi të gurgullonte dhe të dilte shumë, nga i cili pimë të gjithë. Edhe imam Ibn Isaku për mrekullinë në fjalë shprehet: “Kur burimi filloi të murmuronte poshtë tokës si bubullima e qiellit, Profeti iu drejtua Muadhit me këto fjalë: “Po qe se do të jesh në jetë, ky ujë do ta kthejë këtë vend në vreshtë”. Fjala e Profetit tonë u bë realitet dhe ato vende të shkreta u kthyen në pemëtore me vreshta.

* Tregon Ebu Katade: Në luftën e famshme të Mu’tes kisha një enë me ujë. Rrugës duke ecur, Profeti më tha: “Fshihe enën me ujë sepse ajo ka rëndësi të veçantë.” Më vonë na mori etja. (Sipas Taberiut, ushtria islame kishte 300 vetë). Të gjithë rezervat ujore na kishin mbaruar. Profeti më tha: “Sille enën.” E solla menjëherë. Gojën e tij të bekuar e afroi tek gryka e enës. Nuk e di mirë, i fryu apo jo asaj. Më vonë erdhën të gjithë sahabet, pinë dhe mbushën enët e tyre. Pastaj e mora enën time e cila ishte plot me ujë, ashtu siç ishte në fillim.

 * Tregon Imrani: Gjatë një udhëtimi bashkë me Profetin (s.a.s.) ngelëm pa ujë. Mua dheAliut na tha: “Në filan vend, një grua e ka ngarkuar kafshën e saj me dy tullumba ujë. Silleni atë grua këtu.” U nisëm menjëherë bashkë me Aliun dhe e gjetëm gruan ashtu siç na tha Profeti (s.a.s.) dhe e sollëm. Pastaj tha: “Hidhni pak ujë në një enë.” Morëm pak ujë nga uji i gruas, ia sollëm Profetit, i cili bëri një dua, pastaj ujin e kthyem përsëri në enën e gruas. Më pas na tha përsëri: “Le të vijnë dhe t’i mbushin enët të gjithë sahabet”. Pasi pinë sa deshën dhe pasi i mbushën të gjitha enët, Profeti tha: “Mblidhni diçka për këtë grua.” Dhuratat e mbledhura ia mbushën fustanin gruas së çuditur nga kjo sjellje. Pastaj Profeti i tha gruas: “Ne nuk morëm ujin tënd, por Allahu na furnizoi nga mëshira e Tij.”

* TregonOmeri: Në luftën e Tebukut ngelëm pa ujë. Për këtë arsye shumë nga sahabet prisnin devetë e tyre dhe u merrnin atyre ujin e depozituar. NdërkohëEbu Bekri i thotë Profetit që të bëjë duanë e shiut. Profeti (s.a.s.) ngriti duart nga qielli dhe akoma pa i zbritur poshtë ato, qielli u mbush me re. Ra aq shumë shi, sa ne i mbushëm të gjitha enët boshe. Pastaj uji u ndal. Shiu kishte rënë vetëm në vendin ku ndodheshim ne.

* Profeti (s.a.s.) pështyu lehtë në pusin që ndodhej në shtëpinë eEnesit, i cili u bë uji më i mirë dhe më i ëmbël nga të gjitha ujërat e Medinës.

* Ishin vitet e para të profetësisë, kur Profeti (s.a.s.) bashkë me xhaxhain e tij Ebu Talibin, ishin në zonën e Dhilmexhazit, afër Arafatit. Uji u kishte mbaruar. Ebu Talibi me të thënë që kishte shumë etje, Profeti zbret nga deveja, e godit tokën me këmbë nga e cila shpërtheu ujë dhe i dha atij që të pinte. 1.000 vjet më vonë nga ky vend ka filluar të burojë ujë i cili vazhdon edhe sot dhe që quhet “Uji i Arafatit”.

Ndajeni me miqtë tuaj...