Nuk doja ta ndërprisja namazin

Profeti Muhamed (sal’la llahu alehi ue sel’lem) bashkë me shokët e Tij, gjatë ekspeditës së Dhaturrika, e kaluan natën në një vend. Ai paqja qoftë mbi të, për arsye të ndonjë sulmi të mundshëm gjatë natës, vendosi një nga ensarët (muslimanët Medinas) dhe një nga muhaxhirët (muslimanët Mekas) të bënin rojë gjatë natës, tek një shteg në rrugë të malit.

Kur arrin te shtegu që do bënin rojë, muhaxhiri i shtru të qetësohej pak. Ndërsa ensari, u ngrit dhe filloi të falte namaz. Kur e pa armiku që ensari po falte namaz, i gjuajti menjëherë me shigjetë. Shigjeta goditi në shenjë. Ensari e nxirro shigjetën që mori në trup dhe vazhdoi namazin. Njëra pas tjetrës e goditën edhe tre shigjeta të tjera. Ensari sa herë që e godiste një shigjetë, e hiqte atë dhe vazhdonte namazin duke plotësuar rukunë dhe sexhden. Ensari i mbuluar në gjak nga goditja e shegjetave, pasi përfundoi namazin e zgjoi shokun e tij muhaxhir. Ndërkohë edhe armiku e kuptoi se kishin vënë re, dhe u arratis menjëherë.

Muhaxhiri, kur e pa shokun e tij ensar në atë gjendje, të mbuluar me gjak, e pyet me habi: “Përse nuk më njofteve sapo more goditjen e parë?” Shoku i plagosur i përgjigjet kështu: “Po falja namaz dhe po lexoja suren Kehf. Nuk doja ta prishja atë kënaqësi dhe ndjenjë të thellë që kisha në namaz.”[1]

Ja pra, sahabi i nderuar (r.a) kështu e falte namzin, me përqëndrim të lartë dhe me bindje të thellë, saqë as shigjeta e ngulur në trup nuk e privonte atë nga kënaqësia që merrte nga namazi.

[1] Ebu Dau’ud, Taharet, 78

Lexo  Omeri (r.a) fal namazin në prag të vdekjes
Ndajeni me miqtë tuaj...