Omeri (r.a) fal namazin në prag të vdekjes

Halifja (prijësi) i dytë i besimtarëve, mëshirimi i drejtësisë, Omeri (r.a) shkoi në xhami për të falur namazin e sabahut. Përpara se të merrte tekbirin fillestar u thoshte xhematit “drejtojini rreshtat.” Sapo mori tekbir Omeri (r.a), një rob pers, Ebu Lu’lu Firuz u ngrit nga vendi dhe i nguli thikën Omerit (r.a) në shpinë dhe anash në veshkë. Omeri (r.a) që mori goditje vrasëse u shtri përtokë. Me hemoragji të rëndë nga plagët, e morën dhe e çuan pranë familjes së tij.

Halifja i muslimanëve, që u godit në një atentat të pabesë, ishte i shtrirë përtokë i mbytur në gjak nga plagët që kishte marrë dhe  nga thika që i ishte ngulur në zemër. Kur donin t’i jepnin diçka për të pirë, ajo dilte jashtë nga plagët e tij. Edhe pse kishte kaluar pak, ai njeri i madh, ishte akoma i shtrirë përtokë, pa ndjenja dhe nuk kishte ardhur akoma në vete. Dikush nga të pranishmit tha: “Nëse Omeri s’ka vdekur akoma, ju mund ta zgjoni atë vetëm me namaz.” Menjëherë i thanë: “O prijësi i besimtarëve! Namazi, namazi u fal.” Omeri (r.a) menjëherë i hapi sytë dhe duke: “O Allah, ai që nuk fal namaz nuk ka pjesë në fe”, u ngrit të falte namaz ashtu siç ishte i mbytur në gjak. [1]

Sepse Ai (r.a), kështu kishte parë të Dërguarin e Allahut (sal’la llahu alehi ue sel’lem). Ky shok i madh i Profetit Muhamed (sal’la llahu alehi ue sel’lem), u sulmua në falur namazin dhe ia dorëzoi shpirtin Allahut (xh.sh) duke falur namaz.

[1] Ibn Saad, Tabak, 3/351

Lexo  Ebu Bekri Pishtari i Besnikërisë
Ndajeni me miqtë tuaj...