Në aktivitetin  ‘Profeti Muhammed, mëshirë për botërat’ të organizuar për here të shtatë nga Këshilli i Myftinjve të Rusisë u shpërndanë çmimet për poezitë më të mira.

‘Rreth 180 poetë rusë kanë shkruar poezi në lidhje me Islamin dhe Hz.Muhammedin. Në krye të tyre mund të përmendim Aleksandr Puşkin, Mihail Lermontov dhe  İvan Bunin. Në këta poezi shohim dashurinë dhe magjepsjen e tyre pas Profetit  Muhammed. Unë besoj se ato kanë besuar me gjithë shpirt në momentin që kanë shkruar poezitë . Gjithashtu mendoj se poezitë e tyre janë shkruar duke e përvetësuar Islamin dhe ndjerë të gjithë qetësinë që të fal kjo fe ’ u shpreh poeti Mihail Sinelnikov një nga anëtarët e jurisë.

Në këtë konkurs të poezisë morën pjesë më shumë se 100 poezi. 74 prej tyre kaluan fazën e pare të eliminimit. Vendin e dytë e zuri një poet i cili ka pranuar Islamin para 12 vjetëve, Cennet –Sergey Markus me poezinë ‘Hapësira e pafund e Kuranit‘. Edhe poeti i ri, Ribat Sulejmanov mori çmimin e dytë me poezinë ‘Dielli i errësirës‘. Ndërsa poeti rus, Valeriv Ivanov fitoi çmimin e tretë me poezinë ‘Lejletul-kadr’.

Në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i myftinjve të Rusisë morën pjesë dhe kryetari i këtij këshilli, Ravil Gajnuddin, zëvendës-drejtori i punëve sociale dhe kulturore të këshillit, Mustafa Kutukçu, anëtarë të jurisë dhe pjesëmarrës në konkursin e poezisë.

‘Me anë të këtij konkursi ne patëm dëshirë të transmetonim mesazhin universal të Profetit Muhammed, duke shfrytëzuar një nga degët e artit. Këtë rradhë ne lexuam jetën e profetit Muhammed me ndihmën e poezive. Është një kënaqësi e veçantë për ne  sepse në konkurs nuk kanë marrë pjesë vetëm kandidatë nga Moska por nga të gjitha qytetet e Rusisë. Krahas kësaj vlen të përmendet fakti se  këtu morën pjesë edhe konkurues të feve të ndryshme duke prezantuar kështu  mendimet e tyre rreth Profetit Muhammed‘ u shpreh zëvendës drejtori Kutukçu.

Ai i cili nuk ndjen madhështinë e Hz.Muhammedit, nuk mund ta kuptojë poezinë.

Nëse një njeri nuk ndjen madhështinë e Hz.Muhammedit apo e nënvlerëson atë nuk është e mundur  të kuptojë poezinë‘ shprehet Sinelnikov, duke theksuar kështu se është e pamundur të mos ndikohesh nga mësimet e Hz.Muhammedit.

Ndajeni me miqtë tuaj...