ilmihali

Shpesh herë, për shkak shprehie, njeriu ia dedi­kon vullnetit dhe mundësive të veta relative favoret që i ka bërë Allahu, duke thënë “unë e bëra, unë fitova, unë e gjeta, unë e mësova, unë e mendova”, etj. Në këto raste, kaderi i del menjë­herë para dhe i thotë: “Është Allahu që ju krijon ju dhe bëmat tuaja!” (Saffat, 96) Prandaj mos harro se kush je! A është e mundur t’i bësh të gjitha këto punë me atë buton të vogël që ke në dorë? Jo!” E kështu, duke e shpëtuar njeriun nga krenaria, i siguron baraspeshën dhe proporcionalitetin në jetë.

Në shpirtin e njeriut është ndjenja e përvetësimit të bukurisë, aftësive dhe produkteve, lavdërimi dhe krenimi me to, madje, më tej, rënia në ekstazë nga krenaria e lartë për to. Ja, kundër një ndjenje të tillë, për të treguar se i zoti i vërtetë i të gjitha bu­kurive, mirësive dhe dobive nuk është egoja, por vetëm Allahu, ndërkaq që të gjitha të këqijat dhe mëkatet burojnë nga egoja, kaderi bën këtë paralajmërim: “Çdo e mirë që të vjen ty, është nga Allahu, kurse çdo e keqe që të vjen, e ke nga vetja. Ne të dërguam ty përfaqësues te njerëzit dhe Allahu mjafton si dësh­mitar për këtë!” (Nisa, 79) Dhe ju kthejeni pas shiritin e kuj­tesës suaj për të parë në të kaluarën tuaj që, ndërsa ndodheshit mes mëkatesh, kaderi ju futi mes shokëve më të mirë, jua mje­koi mendjen dhe shpirtin, si përfundim, në zemrën dhe buzët tuaja çelën burbuqet e mëshirës, kurse në gjoksin tuaj u varën medaljet e moralit dhe adhurimit. Mendoni mbi të gjitha këto dhe, pastaj, nëse mund të thoni “unë i bëra”, thoni!..

Çështja ka edhe një aspekt të dytë. Kohë pas kohe njeriu mund të mendojë edhe kështu: “Meqë është Allahu që na ka krijuar edhe mua, edhe bëmat e mia, meqë unë nuk mund të dëshiroj gjë pa dëshiruar Ai dhe meqë unë jam pothuaj si një robot i programuar nga kaderi, atëherë cila është pjesëmarrja apo ndërhyrja ime në bëmat e mia që të jem përgjegjës dhe faj­tor (mëkatar)?” Kështu, ai mund të bjerë në gropën e fata­li­z­mit. Dhe, përballë një rreziku të tillë, nxjerr para vullnetin e vet dhe, duke hipur në anën tjetër të peshores, thotë: “Jo! Je i përgjegjshëm dhe përgjegjës! Ashtu siç je përgjegjës për të besuar dhe adhuruar, je përgjegjës edhe për të gjitha të këqijat që ke bërë dhe të gjitha mëkatet ku ke rënë!” Në këtë mënyrë, siguron drejtpeshimin e duhur. Atëherë, themi se as kaderi s’ë­shtë mbështetje për t’ia ngarkuar drejtpërdrejt besimin, mosbe­simin, përgjegjësinë, pendimin dhe mëkatet dhe këllëf për t’i mbuluar shëmtitë e egos, as vullneti s’është mjet dhe shkak që njeriu t’ia dedikojë vetes aftësitë, mirësitë dhe bukuritë e kri­juara tek ai nga Allahu duke thënë faraonisht “unë” dhe, duke harruar tërë dobësinë dhe varfërinë e vet, t’i quajë të tijat dhuntitë e favorizuara pa shpërblim nga Allahu. Ne mund të shpëtojmë nga rreziku që vullneti ynë të hedhë të dy duart me­njëherë mbi tërë bukuritë, mirësitë dhe dobitë dhe të krenohet e të mbahet më të madh me virtytet dhe vlerat që i rrinë sipër si një këmishë e dhënë amanet, vetëm me anë të kaderit; në anën tjetër, mund të shpëtojmë nga rreziku që egoja jonë të tentojë të shmanget nga përgjegjësia dhe përgjegjësitë, vetëm me anë të vullnetit dhe është pikërisht kjo “sirati mustakim”, “rruga e drej­të” e trajtimit të vullnetit dhe kaderit.

Lexo  Dituria hyjnore dhe marrëdhënia e saj me kaderin

Njeriu ka dy duar mjaft të shkurtra për t’i arritur mirësitë dhe bukuritë, kurse dy duar mjaft të gjata për t’i arritur mëkatet dhe prishjet. Njërës prej këtyre dy duarve të gjata i duhet dhënë pendim dhe pendesë që t’i bëhen pengesë prirjes së egos ndaj të këqijave dhe mëkateve, t’ia thyejnë veprimet e përdhunshme dhe t’i mbyllen të gjitha rrugët që çojnë në xhehenem, kurse tjetrës, lutje, orientim dhe nënshtrim ndaj Zotit për ta aktivizuar drejt mirësisë, forcë dhe dëshirë ndaj bukurive për ta entuziaz­muar në rrugën e xhenetit.

Një kujtesë e rëndësishme:

“E kaluara dhe fatkeqësitë shihen nga këndvështrimi i kade­rit, kurse e ardhmja dhe mëkatet, nga këndvështrimi i vullnetit!”

Me një vështrim të tillë, njeriu edhe pajtohet me shqetësimet dhe fatkeqësitë e së kaluarës duke thënë “paska qenë kaderi im”, dhe s’bie në pesimizëm, edhe tregon se është i vetëdijshëm për përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë e tij në vlerësimin e të ardhmes së vet.

Për njeriun që nuk mundet t’i shohë të kaluarën dhe fatke­qësitë e hequra në të kaluarën, nga këndvështrimi i kaderit, bë­het e pashmangshme që të mbetet i paralizuar para çdo ngjar­jeje shpresëthyese dhe persekutuese, që të ankohet vazhdimisht për gjendjen e vet, ta godasë kokën sa andej-këtej, për më te­për, si përfundim, të bjerë në batakun e mëkatit dhe dëfrimit. Kurse për njeriun që nuk mundet ta shohë të ardhmen nga këndvështrimi i vullnetit, bëhet gjithashtu e pashmangshme që t’ia ngarkojë të këqijat dhe mëkatet e veta kaderit dhe të fun­doset më thellë në batakun e dëfrimit. Ashtu siç ia dyfishon nje­riut fatkeqësitë dhe ia vyshk dhe than botën ndjesore dhe jetën shpirtërore ankesa ndaj fatit, ashtu dhe shmangia dhe çaktivi­zimi i vullnetit janë, në të njëjtën mënyrë, një gabim i madh dhe, për të keqe të vet, dorëzim i mendjes dhe zemrës egos, djallit dhe mëkateve. Në këto kushte, jemi të detyruar ta rregu­llojmë jetën duke vënë në një anë të peshores vullnetin dhe në anën tjetër, kaderin, për ta mbajtur peshoren e jetës në ekuili­bër.

Lexo  Në një fatkeqësi natyrore, a mos vallë të gjithë të vdekurit kanë pasur të njëjtin çast të fundmë?
Ndajeni me miqtë tuaj...