E jotja, i yti është kjo rilindje, ky revolucion…
Pse, zaten, a s’është e jotja çdo gjë, o rini…!
(Tevfik Fikret)
Pa dyshim, që, ta njohësh brezin, t’i japësh atij atë që ke për t’i dhënë, të marrësh prej tij atë që duhet të marrësh, duke i përcaktuar mirë kufijtë e kauzës së tij, përbën një prej çështjeve më të rëndësishme të ditëve tona. Më e rëndësishmja; sepse ata janë që i japin ngjyrë çdo lloj ndryshimi dhe që bëjnë të çelin periudha dhe epoka të reja.
Roma është e tija, revolucioni në Romë i tiji, Greqia e tija, e po i tiji është edhe Helenizmi. Terreni është në pritje të ujit të jetës, me veshin në ruajtje të çarjes së një çastit që do të nxjerrë agimin. Shtatë mrekullitë e botës janë ligji i asaj statuje madhështore. Hënë ka vetullat e përkulura; yjet buzëqeshje në buzët e tij… Mos i quani hiperbola këto që thuhen për të; se as me njëmijë këngë pranverash nuk mund t’ia shprehësh dot rininë.
“Frym’ e pranverës pruri jetën si frymë e Isait Mesih,
e hapën sytë nga gjumi i dimrit, e gonxhet çdo lule çeli.
Këto janë fjalët e Bakiut për pranverën, por sikur ta kthente shikimin e tij, nga pranvera drejt atyre që e frymonin pranverën, ku i dihet, ky poet madhështor i mbretërimit të hilafetit, kushedi se ç’vargje jetëdhënëse do të këndonte.
Për shurdhmemecët ai është një rrugaç i padobishëm, kurse për ithtarët e anarkisë një element shkatërrues… për ne një përmbajtje pa kufij… i gjallë në krijimin e tij dhe helm vdekjeprurës kur e braktis; agai i Babussaade-s me edukatën e Enderunit,… Po, ai është një trimosh, që po të gjejë terrenin e përshtatshëm nuk ka pengesë që të mund t’ia presë rrugën. Nëse bie në tregun e epshit, bie rob i egos; të gjithë ia hedhin grepin, sepse çdokush do që ta ketë të vetin. Sepse, po ia dole që ta bësh për vete, ai kthehet në burim jetëdhënës për ty. Po ushtrove politikën e portave të hapura, ai është si një lojë pa para…. Po ia mbushe zemrën “veçse” me lakuriqësi, mjafton një fiksim pas iluzioneve që ta rrëmbejnë, e po e lidhe pas njerëzish me personalitet, ai mund të kthehet në një totemist. Po e privove nga ndjenjat e ulëta, ai zë e fiton një natyrë të dytë. E po e lëshove të lirë nëpër tokë, ai shkrin dhe humbet i tëri, sikur tërë nxehtësia e diellit të kish rënë mbi të.
Kur ti t’i dalësh zot, ajo do të fluturojë në majat e:
“Ai lëng që kush e pi gjen shërim,
në zemër lind dritë e gjithë botës
të jep jetën në amshim.”
(Gedaji)
dhe kur ta braktisësh, do të ngatërrohet me mendimin e shprehur në vargjet:
“Pije lëngun dhe duaj po pate mendje e je i vetëdijshëm;
paskësh pasur botë, po dhe po të zhduket ç’të duhet ty.”
Ky potencial, i cili është i aftë të japë çdo lloj gjëje, nuk duhet lënë në asnjë mënyrë pas dore. E si mund të lihet…. Në një epokë, çdo gjë i është lënë amanet gjakut fisnik që rrjedh ndër vena, sepse në një epokë tjetër, kur prejardhja e tij nuk është e qartë, ajo kthehet në një mallkim të pacipë, të poshtër e të shëmtuar, që do ta bëjë të gjithë botën të lutet për sadopak mëshirë. Në këtë periudhë ai kthehet në vrerin aq shumë të hidhur që mbush stomakun dhe në një katarakt, si ai që t’i mbulon sytë porsi një perde. Një fantazmë e fandaksur njerëzore në zgrip të “të rënit më poshtë se kafshët”, që e quan ekuilibrin mbyllje të syve dhe botën e mundit dhe të përpjekjes një mashtrim, njerëzimin një “stisje” dhe mëshirën një hile. Po të jetë në duart e arkitektit, ai bëhet mbreti i hollë dhe gjithë ojna i “më të mirit ndër të mirë”; “trajta më e mirë e krijimit” dhe pikë referimi në syrin hyjnor… Ai thjesht pret që arkitekti i tij t’i zgjasë një dorë e ta tërheqë. Kjo dorë do ta marrë prej niveleve të Bijve të Axhemit, e nëse arrin që ta ngrejë në të qenët zotëri i Enderunit, ai do të gjejë menjëherë aftësitë për të kuptuar meritat që po i njohin njohësit më të mirë të vlerave të njeriut dhe do të kujdeset me ç’të mund, që të mos rrokulliset edhe njëherë në ato humnera.
Ai ka nevojë për përkujdesjen dhe seriozitetin tonë. Kurse ne duam prej tij, që ai të realizojë një martesë të suksesshme të mendjes me zemrën dhe ta njëjësojë veten me të shkuarën… Ne presim prej tij që ai të bëhet doktor i të gjitha neurozave që kanë hedhur rrënjë në shpirtin e tij; kurse ne presim për një zgjidhje, një shërim, për të gjitha ato psikoza që na i kanë pushtuar mendjet. Me ato britma që të këpusin shpirtin, nga njëra anë t’i themi: “Merre lëkurën, na eja në ndihmë, se po digjemi”; ne themi: “Na lër, ta fikim këtë zjarr me gjakun dhe djersën tonë. Edhe pse gjuhët nuk na e thonë, zemrat, që janë goditur ka kohë me heshtën e mprehtë, lëshojnë të njëjtën melodi.
O bashkësi e vdekur, nëse nuk je duke pritur që të agojë apokalipsi, largoji duart që të kanë shtrënguar fytin, shkoji në ndihmë rinisë së përplasur pas zjarrit të djallit, njësoj si Herkuli ngarendte për t’i ardhur në ndihmë Prometeut…!