Omeri (r.a) ishte udhëheqës i muslimanëve. Një natë, njëri prej sahabëve shkon dhe e viziton në vendin ku qëndronte. I jep selam (e përshëndet) por Ai (r.a) nuk ia kthen selamin. Ulet dhe e pret, ndërkohë që Omeri (r.a) vazhdonte me punët e tij. Lëre selamin që nuk ja kishte kthyer, por as që e kishte parë në fytyrë.

Mbaron punën, fik qiriun dhe ndez një qiri tjetër. I kthen selamin mysafirit dhe fillon të flasë me të.

Sahabiu i nderuar e pyet:

Ej Omer, përse nuk e ktheve selamin menjëherë? Përse e fike këtë qiri dhe ndeze një tjetër dhe pastaj fillove të flasësh me mua?

Omer (r.a) përgjigjet:

Qiriu i parë ishte nga thesari i shtetit. Nëse unë do të merresha me punë personale për sa kohë që ai ishte ndezur do të isha përgjegjës për këtë vepër përpara Allahut. Duke qenë se së bashku nuk do të flisnim çështje shtetërore, ndeza qiriun të cilin e kam blerë me fitimet/paratë e mia dhe fillova të flas me ty. Sahabiut i mbushen sytë më lot dhe duke ngritur duart lutet kështu:

Ja Rab! Mos na lër pa udhëheqjen e Omer b. Hattabit (r.a)!

Lexo  Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë
Ndajeni me miqtë tuaj...