Komentimi i Sures El-Ihlas – 112

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَـنِ الرَّحِيمِ
{قُلْ هُوَ اللَّـهُ أَحَدٌ . اللَّـهُ الصَّمَدُ . لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ . وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ}

Kuptimi:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëplotit
1. Thuaj: Ai, Allahu është Ehad (Një i vetëm)
2. Allahu është Samed (nuk ia ka nevojën asgjëje)
3. Nuk ka lindur kënd dhe  nuk është i lindur.
4. Asgjë dhe askush nuk është identik me Të!”

Nga suret e para që është shpallur,ka 4 ajete. Surja Ihlas (Sinqeriteti) ka një shprehje tejet koncize dhe të mrekullueshme që tregon për ekzistencën, unitetin dhe pangjashmërinë e Allahut (xh.sh). Çdo ajet është rrjedhojë llogjike e ajetit paraardhës dhe të gjitha ajetet janë si argumente të njeri-tjetrit. Ashtu si surja Fatiha, edhe kjo sure ka shumë emërtime, më të dalluarit ndër tyre janë “Ihlas” dhe “kul hueAllahu ehad”.

Kjo sure është quajtur “ihlas” , sepse e shpreh në mënyrën më të qartë e më të bukur teuhidin, besimin monoteist islam mbi Allahun, Zotin e gjithësisë, që është parimi themelor i fesë islame. Për këtë arsye përmendet edhe me emrin “esas, me kuptimin bazë, themel.”

Allahu i lartmadhëruar, nuk është përshkruar në asnjë libër tjetër përveç Kuran’it dhe në asnje fe tjetër përveç Islamit aq bukur sa ç’është përshkruar në ajetin Kursi dhe ne suren Ihlas. Kjo sure me pak fjalë, i mohon të gjitha llojet e shirkut (politeizëmit).

Gjithashtu kjo sure është quajtur si “surja e Teuhidit (surja e monoteizmit)”, “surja e Tefrrid’it (surja e njëshmerise)”, “surja e Texhrrid’it (surja e veçimit)”,  “surja e Nexhat’it (surja e shpëtimit)”, “surja e Uelajet’it (surja e autoritetit)”, “surja e Ma’rife’tit (surja e njohjes)”, sepse me kuptimin e plotë të kësaj sureje njihet Allahu (xh.sh).

Kësaj sureje i është vënë edhe emri “surja e Nesebit (surja e origjinës,prejardhjes)”, sepse, në një transmetim të Tirmidhiut politeistët vijnë te Profeti i Zotit dhe i thonë “انسب لنا ربك“ “Na e trego neve origjinën (prejerdhjen,gjenealogjinë) e Zotit tënd” dhe për ketë zbriti surja ihlas [1] që tregon se Allahu i lartmadhëruar është i pastër nga origjina (nuk ka paraardhës as pasardhës).

Kësaj sureje gjithashtu i është thënë “surja Samed” dhe “surja Muauidh”. Abdullah b. Unejs ka thënë: I dërguari i Allahut e vendosi dorën në kraharorin tim dhe më tha “قل thuaj”. Unë nuk dija se çfarë të thoja. Pastaj urdhëroi “قل هوالله أحد”dhe unë e thashë dhe e mbarova. Pastaj urdhëroi “قل أعوذ برب الفلق(١) من شرما جلق (٢)” dhe unë e lexova dhe e përfundova. Pastaj urdhëroi “قل أعوذ برب الناش (١) ملك الناس (٢)” dhe unë e lexova dhe e përfundova. Pas kësaj i Dërguari i Allahut (s.a.v) tha: “Kështu mbështetju Allahut,askush prej atyre që mbështeten nuk i janë mbështetur (Zotit) me diçka të tillë”.[2]

Sipas transmetimit të Ibni Abbas’it ngaqë të mbron nga dënimi i varrit është quajtur edhe “surja Mania” (ndalesë,mburojë). Ne një hadith profetik thuhet se: ”Çdo gjë e ka dritën e saj dhe drita e Kuranit është “قل هوالله أحد”, për ketë arsye është quajtur edhe “surja Nur” (surja dritë).[3]

I është thënë edhe “surja e Imanit, besimit” sepse pa qënë teuhidi që ka përcjell kjo sure, besimi nuk do të ishte i plotë. Surja Kafirun dhe kjo sure, në etapën e mohimit dhe vërtetimit të fjalës së teuhidit “لا إله إلا الله”, këto dy sure ngaqë janë të lidhura me njëra-tjetrën nga ana kuptimore, janë emërtuar të dyja si “surja ihlasejn”.

Koha e zbritjes

Ka dy mendime rreth zbritjes në Mekë apo Medine.Rreth shkakut të zbritjes ka dy mendime të ndryshme për shkat të dy haditheve të kundërt me njeri-tjetrin; disa kanë arritur të gjejnë kompromis midis dy haditheve duke thënë se zbritja është përsëritur.

Dy hadithet e kundërta kanë të bëjnë me dy transmetime që thonë se shkaku i zbritjes janë politeistët apo çifutët dhe të krishterët.

Shkaku i zbritjes

Ata që thonë se shkaku i zbritjes ishin politeistët kanë transmetuar, nga Ubej ibn Ka’b me metodën e Ebu’l-Alije dhe transmetimi i Xhabirit me metodën e Sha’bi’ut ku politeistët thonë:”انسب لنا ربك Na e trego neve origjinën (prejardhjen) e Zotit tënd”. Allahu i lartmadhëruar zbriti suren “قل هوالله أحد”.

Nga transmetimi i  Ikrimes: Politeistët i thonë të Dërguarit të Allahut (s.a.s):
“‎صف لنا ربك ماهو و من أي شي هو؟ أخبرعن ربك
Na informo ne rreth Zotit tënd, na i përshkruaj ne cilëstë e Zotit tënd, ç’është Ai dhe nga çfarë është krijuar?” Thanë: Cila është përbërja e Tij dhe nga se është bërë. Allahu i lartmadhëruar zbriti قل هوالله أحد’in deri në fund të sures.

Ato që thonë se shkaku i zbritjes ishin çifutët kanë përmendur këtë transmetim: Një grupë çifuësh erdhen te i Dërguari i Allahut (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) dhe e pyetën: “O Muhamed! Ky Allahu paska krijuar gjithçka, po Allahun kush e krijoi?” Profeti i Allahut u nxeh, aq sa i ndryshoi çerja, iu nxeh atyre ngaqë bënë një pyetje të tillë për Zotin e tij dhe i foli ashpër atyre. Në çast erdhi Xhibrili dhe e qetësoi Atë. ”Mbaji krahët mbi vete! Qetësohu o Muhamed! Pyetjes së tyre u erdhi pergjigje nga Allahu. Pastaj tha: Allahu urdheroi: قل هوالله أحد”.

Sipas transmetimit të Katedes: Një grup çifutësh erdhën te i Dërguari i Allahut dhe thanë: “انسب لنا ربك Na e trego neve origjinën e Zotit tënd”. Për këtë arsye zbriti surja [4] قل هوالله أحد”.

Sipas transmetimit të Razi’t, i cili mbështet në një mendim të tretë, që thotë se shkaku i zbritjes janë pyetjet e të krishterëve.[5] Atâ transmeton nga Ibn Abbasi që: Kur erdhi grupi Nexhran thanë ne shpjego Zotin tënd me cilësite e Tij, ”Nga ç’gjë është Ai,nga ç’materje?” Profeti i Allahut (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) u tha: “Zoti im nuk është ndonje gjë, Ai është krijuesi i gjërave”.. Për këtë arsye zbriti surja قل هوالله أحد.

Ashtu siç vërehet edhe nga transmetimet, Profeti (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) pyetjeve të politeistëve në Meke dhe pyetjeve të Ehli kitabit (ithtarëve të librit) në Medine “Na thuaj neve cilëste e Zotit tënd” i është përgjigjur me Kul hueallahu ehad. Pra të dyve u është përgjigjur duke u lexuar suren Ihlas. Nga ky këndvështrim disa thonë se surja Ihlas ka zbritur edhe në Mekë edhe ne Medinë, por rreth shkakut të zbritje në çështje të tilla ka një mendim të përgjithshëm dhe ky është: ashtu siç janë disa gjëra shkaktare të zbritjes, për shkak të lidhjes me një ngjarje të tillë është e mundur që Profeti Muhamed (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) ta ketë lexuar atë sërish dhe Sahabët e nderuar (r.a) pandehin se ajo ka zbritur për shkak të lidhjes me një ngjarje të tillë. Në fakt ajo vetëm sa është përsëritur nga Profeti i Allahut për e lidhjen e saj me ngjarjen.

Në ajetet dhe suret e tilla ku nuk bëhët fjalë për shfuqizim, vendi dhe koha nuk kanë shumë rendësi. Njohja e të qënit Mekas apo Medinas nga shkaku i zbritjes, nuk e ndryshon përfundimin e nxjerrë apo gjykimin. Për sure të tilla të dish shkakun e zbritjes, është vetëm njohje e vendit të zbritjes dhe informacion shtesë. Prandaj surja ashtu siç mohon dhe refuzon çdo lloj shirku (politeizmi), padyshim që e mohon dhe besimin e krishterë ne trinitet.

Tefsir
قل هوالله أحد

1. “Thuaj: Ai, Allahu është Ehad (Një i vetëm)”.

Fillimisht këtu i drejtohet te Dërguarit të Allahut (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) dhe më pas rrjedhimisht të gjithëve atyre që mund tu drejtohet. Shprehja e urdhërit në formë të hapur, tregon që ky definicion eshtë fjali hyjnore dhe tërheq vëmendjen që duhet kumtuar në të njëjtën formë. Ato që njofton Allahu ashtu siç i miraton me zemër dhe i përsërit me gojë pa asnjë lloj dyshimi, ashtu siç ia thua vetes tënde kumtoja edhe të tjerëve dhe thuaja hapur, dhe të gjithë kushtu ta thonë.

Lexo  MËSHIRË PËR NJERËZIMIN

Allahu, i adhuruari i vërtetë është احد një, i vetem dhe i pashokë.

Në pamje të jashtme, duket sikur emrin Ehad (Një i vetëm) bart të njëjtin kuptim me emrin Uahid (një). Mirëpo mes të dyve ka një nuancë kuptimore të imtë. Fjala “ehad” është shprehja më elokuente e Uahdet’it, që ka kuptimin e mohimit të gjithçkaje tjeter përveç vetes. Fjala Uahid mund të jetë relative dhe konvencionale, dhe gjithashtu tregon dhe një kuptim numerik. Ndërsa Ehad, nuk pranon ndarjen e individualitetit, as krahasimin dhe as një numër tjetër në formën e ekzistencës së një tjetri, është një i vërtete që në asnjë menyre nuk ekziston mundësia e të qënit dy ose një të dyti, ka kuptimin një përherë. Uahid dhe Ehad nuk janë sinonime të njera-tjetrës.

Ehad do të thotë individ, tek. Ehad është një nga atributet e Allahut, i përket vetëm Atij dhe askush nuk mund te jetë ortak me Të në ketë atribut.

Si përfundim “Allahu është një” do të thotë, qoftë individualiteti, qoftë nga atributet dhe emrat, nga çdo pikëpamje që të hulumtohet, është një e vertetë e vetme që nuk ka ekuivalent në asnjë mënyre. Për rrjedhojë, hyjnia eshtë e veçantë vetem për Atë. Njeshmeria e Allahut nuk ka kuptimin e një objekti që është gjysma e dyshit, pra nuk ka kuptimin i njishit matematikor. Njëshmëria e Allahut të lartmadhëruar, nuk ka shumë ose të ngjashëm as brenda e as jashtë, është një që e mohon nga çdo pikëpamje partneritetin dhe copëtimin.

Nga çdo pikëpamje Ai është një, gjithmonë një, gjithmonë tek. “Allahu ekziston dhe bashkë me Atë nuk ekzistonte asgjë. Po ashtu vazhdon të jetë edhe tani.” Imam-i A’dham në veprën e tij “Fikhu Ekberr” duke thënë: ”Allahu i lartmadhëruar, nuk është një nga pikëpamje numerike por nga pikëpamje e të mos pasurit të përngjashëm e partner”, ka vënë ne dukje atë që përmendëm më sipër.

الله الصمد

2. Allahu është Samed (nuk ia ka nevojën asgjëje).

Çdokush dhe çdo gjë ka nevojë për Të, ndërsa Ai s’ka nevojë për askënd dhë për asgjë. Në të vërtetë samed-i më i mrekullueshëm dhe i vetëm është vetëm Allahu.

Rreth kuptimit të fjalës samed transmetohet  nga Ebu Hurrejre që të ketë thënë “çdo gjë është nevojtare për Të, por Ai s’është nevojtar për asgjë”. [6] Meqë çdo gjë ekziston vetëm me Të, vetëm në sajë të Tij, atëherë, çdo gjë është nevojtare për Të. Fjala Samed bart në vetvete edhe kuptime të tjera:

  1. Samed, për ç’do rast i drejtohen atij, mbështeten tek ai, pa urdhër te atij nuk bëhet asgje dhe që i binden atij pa asnjë lloj kundërshtimi,
  2. Nuk ia ka nevojën askujt, nuk ha e nuk pi,
  3. Pa zbrazëti të brendshme, i fortë, konkret, pa të meta,
  4. Që gjendet në kulmin e pjekurisë, perandor i perandorëve, e kështu.

Në fjalinë اللهالصمدfjala الصمدështë marife (e përcaktuar).[7] Pra nuk është si fjala أحدehad pa elif-lam. Kjo gjendje i përfiton fjalës këtë kuptim: Do të thotë që kur përmendet fjala samed ajo që kuptoni, njihni, e vërteta që synoni, me të gjitha cilësite e saj, është e veçantë vetëm për Allahun.

Sipas këtij përfundimi nuk mund ti thuhet askujt tjeter përveç Allahut Samed. Fjala samed në qoftë se përdoret në formë nekre (e papërcaktuar) pra jo në formën es-Samed, vetëm samed mund të përdoret edhe për njerëzit. Kështu mund ti thuhet samed edhe dikujt tjetër përveç Allahut. Kjo është edhe arsyeja e emërtimit të liderit të një populli “samedu-l kaum”.

لم يلد ولم يولد

3. Nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur.

Me një shprehje më të përgjithshme, as Allahu është një qënie që ka lindur (është shkëputur, është ndarë apo veçuar) nga një qenie tjetër, as kjo ekzistencë që shihet është një gjë e lindur ose e ndarë prej Tij. Ai është kadim(pa fillim) nuk është i krijuar më mbrapa. Pra nuk është një baba Allah që ka lindur apo një nënë Allah që ka lindur as nuk është djalë Allah i lindur apo vajzë Allah e lindur. Pra, ata që janë të lindur vetë dhe kanë lindur të tjerë, nuk mund të jenë zot.

“Lem jelid (nuk ka lindur kënd)”, e mohon atësinë dhe mëmësinë.

Pra Allahu nuk ka lindur ndonje fëmijë si ç’do nënë e baba, për rrjedhojë Ai nuk është nëna e babai i askujt. Më së pari, u bëhet e ditur njerëzve se Allahu kurrsesi s’është si njerëzit, që ka grua e fëmijë. Kurse në mënyrë konvencionale tregohet se ekzistenca, gjithësia nuk është një gjë e ndarë prej Tij ose e dalë si produkt ose tepricë prej Tij, siç pretendojnë një pjesë filozofësh. Kështu tërhiqet vëmendja për faktin se qeniet apo gjërat që lindin qenie apo gjëra të tjera, që pjesëtohen, që shtohen e shumohen duke nxjerrë produkte e teprica dhe që pësojnë ndryshime, nuk mund të jenë zot.

“Lem juuled (nuk është i lindur)”, ky ajet e mohon bijërinë. Siç nuk ka lindur kënd, Allahu s’është as i lindur, pra nuk ka dikush apo diçka që ta ketë lindur Atë, nuk është i lindur nga një nënë e baba si njerëzit e tjerë, për rrjedhojë nuk ka nënë e baba.

Në besimin e krishterë të trinitet, pretendimi i tyre që në fillim ishte Zoti baba pastaj Zoti djalë pra qënia e Zotit baba para djalit Zot, për këtë arsye edhe mohimi ne ajet ka ardhur sipas pretendimeve të tyre në fillim “lem jelid” nuk ka lindur pastaj “lem juuled” nuk është i lindur.

Ky ajet i mohon të gjithë ata që i mveshin fëmijë Allahut. Përshembull kundërshton çifutët që thonë: ”Uzejri është i biri i Allahut”(Teube,30), të krishterët që thonë: ”Mesihu(Jezusi) është djali i Allahut”(Teube,30) dhe politeistët Mekas që pretendonin se ”Ëngjëjt janë bijat e Allahut”(Nahl,57). Allahu i lartmadhëruar i ka mohuar të gjitha këto duke njoftuar se nuk ka fëmijë sepse fëmija duhet të jetë nga lloji i babait. Allahu është pa fillim dhe ekziston që në parapërjetësi.

Nuk ka asnjë të ngjashëm me Atë, është e pamundur që Ai të ketë fëmijë.

Gjithashtu fëmijë kanë vetëm ata që kanë partnere, Allahu i lartmadhëruar nuk ka partnere sepse nuk ka asnjë të llojit dhe që i ngjan Atij që ta ketë partnere e që, të kenë fëmijë. Kështu që ajeti: ”Ai (Allahu) është që krijoi (pa kurrfarë shëmbëllimi) qiejt e Tokën ( e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha gjërat”(En’am,101) e tregon këtë. Ai nuk është as djali i një babai as i një nëne sepse çdo gjë që lind është e krijuar mbrapa. Ndërsa Allahu i lartmadhëruar është pa fillim dhe i paraqenë, nuk ekziston diçka para Tij.

Dikush apo diçka që lindet dhe lind, ka të kaluarën e vet kur nuk ka ekzistuar dhe të ardhmen e vet kur nuk do të ekzistoje më, kurse dikush apo diçka që nuk lindet dhe nuk lind, nuk ka as të kaluar kur nuk ka ekzistuar, as të ardhme kur nuk ka për të ekzistuar më. Allahu është pafillimisht i parë dhe pafundësisht i fundit.

Lexo  Ihlasi - Sinqeriteti

Allahu është Vaxhibul Vuxhud, Qenie e domosdoshme, i vetëqenë dhe vetekzistent. Ai nuk është një qenie e lindur nga dikush më pas dhe e sjellë në ekzistencë më pas. Ekzistenca e Tij është e paraqenë. Nuk ekziston çasti kur Ai të mos ketë qenë.

ولم يكن له كفوا أحد

4. ”Asgjë dhe askush nuk është identik me Të!”

‎كفو kufuu,të jesh i barabartë në mase dhe vlerë, pra të jesh i ekuivalent dhe i barazvlefshëm, kjo do të thotë të jesh i të njëjtit rang dhe i ngjashëm.

Allahu nuk ka të ngjashëm as në individualitet, as në atribute, as në akte. Ai nuk ka shok, nuk ka ndihmës, nuk ka partner, nuk ka as ekuivalent, as antagonist, as analog. Gjërat e pasqëna janë që të gjitha vepër e Tij dhe këto vepra, sado të përsosura që të jenë, si Ai nuk mund të jenë!

Ai nuk i ngjan asgjëje. Ai s’ka të bëje me asgjë që mund të imagjinohet, që mund të marrë forme në mendje,sepse çd gjë e tillë është e krijuar. Ato i kanë të krijuara dhe cilësite që zotërojnë. Kurse Allahu është i pafillim dhe i pafund me individualitetin, atributet dhe aktet e tij.

Ai që u ngjet krijesave të veta, nuk mund të jetë Zot. Krijesat janë vetëm si pasqyra që tregojnë (pasqurojnë) emrat dhe atributet e Tij.

Si rrjedhojë, i gjithë universi, e gjithë bota dhe çka në të, qiejt, toka e krijesat, shpirti e materia, materjalja dhe figurat, koha dhe vendi, kursi dhe arshi(froni i Hyjnor), bota dhe bota tjetër, të gjitha këto së bashku nuk mund të jenë të barabarta dhe ne një rang me Atë sepse; kur të gjitha këto nuk ekzistonin, Ai ekzistonte, dhe i krijoi të gjitha këto.

Çdo gjë mund ta ketë një të ngjashëm,një partner apo një të kundërt. Ashtu siç thuhet edhe në ajet: ”Ne e krijuam çdo gje në çift”.(Ez-zarijat,49). Ndërsa Allahu nuk ka partnere as ndonje të rangut te Tij, as ka pasur dhe as nuk do të ketë. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë në një hadith kudsi: “Njeriu më ka përgënjeshtruar dhe më ka fyer, pa pasur të drejtë a ndonjë arsye. Përgënjeshtrimi i tij ndaj Meje është kur tha se Zoti nuk do të më ringjallë ashtu siç më krijoi herën e parë, e pra krijimi i parë nuk është më i lehtë sesa rikrijimi (ringjallja), kurse fyerja e tij ndaj Meje është kur tha se Zoti ka fëmijë, kurse Unë jam i Vetëm, i panevojshëm për asgjë, nuk kam lindur kënd, as nuk jam i lindur, dhe askush nuk më përngjet (nuk është i ngjashëm e as i barabartë me Mua).”[8]

Hadithe rreth vlerës se sures El-Ihlas

I Dërguari i Allahut (s.a.m) ka njoftuar se surja El-Ihlas ka vlerën e një të tretës së Kuran’it: “A është ndonjë prej jush aq i pafuqishëm sa të mos e lexojë një të tretën e Kur’anit në një natë?” Kjo ishte e vështirë për Sahabët e nderuar. Pastaj tha që: ”Ai që e lexon suren قلهواللهأحد ,ajo që lexoi eshtë e barasvlefshme me një të tretën e Kur’anit”.[9]

Në një transmetim tjeter i Dërguari i Allahut(s.a.s) ka thënë: ”Ai që e lexon një herë قلهواللهأحدështë sikur ka lexuar një të tretën e Kuran’it, ai që e lexon dy herë është sikur ka lexuar dy të tretat e Kuran’it, ndërsa ai që e lexon tre herë është sikur ka lexuar të gjithë Kuran’in”.[10] Ka dhe shumë transmetime të ngjashëme por ne po njaftohemi me këto dy transmetime.

Atëherë cili është komentimi i haditheve të ngjashëm me këta? Në ketë çeshtje dijetarët dhe komentuesit e Kuran’it kanë dy mendime:

  1. Një pjesë e dijetarëve kanë konstatuar se qënia i barasvlefshëm me një të tretën nuk është nga pikëpamja e sevape por nga pikëpamja kuptimore sepse kuptimi i Kuran’it përmban tre shkenca (ose dije): shkenca e teuhidit, shkenca e legjislacionit islam dhe shkenca e moralit. Kjo sure e përcjell ne mënyrën më të mire shkencën e teuhidit që është baza e shkencës se legjislacionit islam dhe shkencës se moralit.

Gjithashtu kanë thënë se shkencat (dijet) në Kuran janë tre: Ajetet që tregojnë njëshmerinë e Allahut, ajetet e gjykimeve(legjislacionit) dhe historitë. Kjo sure ngaqë përmban ajete që tregojnë njëshmerinë e Allahut është cilësuar si një e treta e Kur’anit.

  1. Një pjesë tjetër dijetarësh kanë konstatuar se është e barasvlefshme me një të tretën e Kuran’it nga ana e sevapeve. Kanë thënë se kjo kuptohet nga kuptimi sipërfaqësor i haditheve.

Ka patur edhe nga ata që e kanë cilësuar harram të cilësosh një sure më me vlere se tjetra dhe që e kanë mohuar vleren jo të njëjtë të sureve midis tyre, por është për t’u habitur me ata qe e mohojnë vleren e ndryshme të sureve midis tyre ndërkohë që në lidhje me këtë temë kanë ardhur kaq shumë transmetime nga i Dërguari i Allahut(s.a.v), sepse ajetet që përmban surja Ihlas rreth njëshmërisë dhe atributeve të Allahut nuk i gjen te surja Tebbet. Për rrjedhojë një sure është më me vlere se një sure tjeter, vetëm nga kuptimi i lartë dhe i shumtë që ajo përcjell.

Ajetet që tregojnë madhështinë e emrave dhe atributeve të Allahut, ato që tregojnë madhështinë dhe lartësinë e Tij, mund të thuhet se kanë vlerë më të lartë, famë më të madhe se ajetet që nuk janë të tillë.

Mund të thuhet që një sure është më me vlerë edhe nga kjo pikëpamje; Allahu i lartmadhëruar e ka bërë leximin e saj sa shumë e shumë herë leximi i një tjetre, e i ka dhëne leximit të saj sevape që s’ia ka dhënë tjetres, edhe pse, nuk dihet nga ne kuptimi që e ka bëre atë të arrije këtë vlere…Ashtu siç thuhet që vlera e disa periudhave kohore mbi të tjerat apo vendeve mbi vendet e tjera, është përcaktim Hyjnor i shpërblimit të adhurimeve. Si përfundim ekzistenca e vlerave jo të njejta nga pikëpamje të ndryshme nuk bie ndesh me qënien e tyre të bararta dhe mbartjen e të njejtave cilësi  duke qenë se është fjalë e Allahut.

Profeti(s.a.v) i thotë nje sahabeje që e lexonte gjothmonë këtë sure ne namaz: ”Dashuria jote për të, të shpie ty ne xhenet”. [11]

———————————————-

1: Tirmidhiu:Tefsiru Surra 112,1,2 Musned V,134
2:Nesai:Istiadhe 1,Musnde III,417;IV 144,153
3:Alusi,Ruhul Meani,XXX,266
4: Sujuti,Duru-l Mensur,VIII,670
5: Fahru-r Razi, et-Tefsiru-l Kebirr,Bejrut ts.,XXXII,175.
6: Âlûsi,age,XXX,274.
7: Në fjalinë الله الصمدka shkurtim sepse fjala الصمدështë marife(e përcaktuar). Në formimin e gjuhës emërore të Arabishtes janë dy faktorë, Mubtedâ dhe Haber. Në këtë fjali Mubtedâ është Allah dhe Haber është Samed. Në një fjali të tillë, ashtu siç është Musnedi marife në këtë fjali tregon shkurtim. Do të thotë që kur përmendet fjala samed ajo që kuptoni, njihni,e vërteta që synoni, me të gjitha cilësite e saj është e veçantë vetëm për Allahun. Sipas këtij përfundimi nuk mund ti thuhet askujt tjeter përveç Allahut Samed.
8: Në ajet ka një pyetje që duhet përgjigjur:Pse ehad është nekre(e papërcaktuar) ndërsa es-Samed është marife(e përcaktuar)? Disa kanë thënë se: për arsye se ehad nuk është përdorur për dikë tjetër përveç Allahut, nuk është e nevojshme ta përcaktosh me shkronjat e përcaktimit. Ndërsa “samed” nuk është kështu sepse ai përdoret edhe për njerëzit.
8: Buhârî,Tefsiru sure 112,1-2;Nesâî xhenaiz,117
9: Buhar,Ejman 3,Feda’ilu-l Kur’an 3,Teuhid 1;Muslim, Musafirrin 259,261.
10: Muslim, Musafirrin 259.
11: Buhari,Salat,babu-l xhem’i bejne surretejn;Tirmidhi,Fadiletu-l Kur’an 11.

Ndajeni me miqtë tuaj...