Komentimi i Sures Karria – 101

بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
  1. الْقَارِعَةُ
  2. مَا الْقَارِعَةُ
  3. وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْقَارِعَةُ
  4. يَوْمَ يَكُونُ النَّاسُ كَالْفَرَاشِ الْمَبْثُوثِ
  5. وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ الْمَنفُوشِ
  6. فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ
  7. فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ
  8. وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ
  9. فَأُمُّهُ هَاوِيَةٌ
  10. وَمَا أَدْرَاكَ مَا هِيَهْ
  11. نَارٌ حَامِيَةٌ

Kuptimi: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

  1. Krisma e kiametit. 
  2. Ç’ka është krisma? 
  3. Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma (e kiametit)? 
  4. Ajo është ditë, kur njerëzit bëhen si flutura të shpërndara. 
  5. Dhe malet bëhen si leshi i shprishur. 
  6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, 
  7. Ai është në një jetë të këndshme. 
  8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, 
  9. Vendi i tij do të jetë në Heuije. 
  10. A e di se ç’është ajo (Heuije)? 
  11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.

Surja Karria e zbritur në Meke ka 11 ajete. Ajeti i parë i sures, që është një përshkrimin i kiametit është bërë emër i sures. Nuk është vetëm emri i sure, por në të njëjtën kohë edhe tema e sures. Sepse, surja flet rreth kiamet dhe gjendjes së tij të tmerrshme, rreth ahiretit (botës së pasme) dhe situatat e vështira që do të kalohen aty dhe, rreth situatave të ngjarjeve të mëdha që do të ndodhin atë ditë.

Tefsir ( Komentin)

 الْقَارِعَةُ

  1. Krisma e kiametit. 

Karria, rrjedh prej fjalës karra’a, që ka kuptimin me e përplas aq fortë sa të nxjerri një zë të llahtarshëm, me i rënë derës, me tu dridh zemra prej tmerrit. Kiameti, duke qenë se e godet njeriun me gjendjen e tij të tmerrshme, është quajtur “Karria”. Në Kuran përmenden emra të Kiameti si: el-Karria, el-Hakka, et-Tamme, es-Sahha dhe el-Gashije.

 مَا الْقَارِعَةُ 

  1. Ç’ka është krisma? 

مَا është pyetje. Por, këtu nuk synohet një pyetje e vërtetë, është për të frikësuar me kuptimin “Ç’krismë e tmerrshme është karria”.

وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْقَارِعَةُ

  1. Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma (e kiametit)? 

Ose ku e dije ti se ç’është krisma e kiametit. Duke theksuar se askush nuk mund ta dijë me mendjen e tij tmerrin e asaj dite, qoftë edhe profeti, vetë se me informim e Allahut (xh.sh). Kjo e përforcon dhe shton frikën për atë ditë. Duke e përsëritur tre herë fjalën “karria” pa përdorur përemër, është për të treguar tmerrin e asaj dite. Sipas kësaj kuptimi është: Ruajeni veten sepse Karria ekziston! Karria është shumë e frikshme, aq sa nuk mund ta kuptoni madhësinë me mendjen tuaj pa e parë me sy atë.

يَوْمَ يَكُونُ النَّاسُ كَالْفَرَاشِ الْمَبْثُوثِ 

  1. Ajo është ditë, kur njerëzit bëhen si flutura të shpërndara. 

الْفَرَاشِ Ferrash është shumësi i ferrasheh. Flutura, të cilat natën sillen rrotull dritës e zjarrit, përpëliten duke fluturuar e bien në zjarr.

Mebthuth, ka kuptimin të shpërndara. Tregon gjendjen e tyre të shpërndarjes, përpëliten e përpëliten dhe shpërndahen, shtrihen e shtriqen.

Sipas disa komentuesve të Kuran’it, kjo gjendje do të ndodhë kur të ngrihen njerëzit nga varret të frikësuar. Kjo gjendje e tyre u ngjason fluturave, të cilat janë përhapur sa andej këndej, prej frikës së madhe dhe tmerrit përplasen me njëri-tjetrin. Sepse, shprehja e përdorur në Kuran “ flutura të shpërndara”, tregon se këto insekte të mjera sillen rrotull zjarrin, përpëliten e në fund përfundojnë në zjarr. Për rrjedhojë, kuptohet që, njerëzit atë ditë prej tmerrit të asaj dite do t’i humbin ndjenjat e do të bien përtokë, do të jenë të hutuar e të sfilitur. Kjo, tregon tmerrin e madh, që do të ngjallë në shpirt  fryrja e parë e bririt  që do t’i thërrasë njerëzit në Gjykatën Supreme. Atë që e dëgjojnë trumbetën ftuese atë ditë, do t’i humbin ndjenjat e do të shtrihen përtokë, përveç një pakice. Kur ta dëgjojnë zërin e dytë zgjohen e rendin drejt vendit ku ndodhet Gjykata.

Lexo  Një biografi e shkurtër

وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ الْمَنفُوشِ

  1. Dhe malet bëhen si leshi i shprishur. 

Kur malet bëhet kështu, imagjinojeni gjendjen e njerëzve si mund të jetë.

الْعِهْنِ Ihn, lesh, veçanërisht ka kuptimin e leshit shumëngjyrësh. Ndërsa, menfush, ka kuptimin i shprishur, i shpërbërë, i bërë fije-fije me dorë ose i shpupuritur e i bërë grimca-grimca. Sepse, malet në fillin do të zvogëlohen e, do të bëhen masa të frikshme pluhuri, pastaj do të përhapen në re pluhuri “si lesh shumëngjyrësh i hedhur”. E më pas formohet një mirazh mjegullor. Përngjasimi i maleve me leshin shumëngjyrësh është për arsye se, në dukje ngjan shumëngjyrësh. Disa pjesë duken të bardha, disa të zeza e disa të kuqe. Për rrjedhojë, malet e shprishur duken si lesh shumëngjyrësh.

Në pjesën deri këtu, flitet rreth etapës së parë të fillimit të një bote tjetër që nis me kiametin, i cili i bën njerëzit të humbin ndjenjat e të bien përtokë, i shkatërron e malet dhe, e bën tokën fushë. Pas këtij ajeti vjen etapa e dytë ku; njerëzit ngrihen nga varret dhe dërgohen në Gjykatën Supreme. Veprat e kryera në këtë botë peshohen në peshoren e drejtësisë së Gjykatës Supreme. Atij që i rëndohet peshorja e veprave të tij, pra veprat e mira i peshojnë më tepër se veprat e këqija, do të jetë i lumtur në xhenet (parajsë).  Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, do të jetë në Hauije. Vendi i tyre është gropa e xhehenemit (ferrit).

فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ

  1. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, 

Fjala meue’zin është shumësi i fjalës peshore. Mizan, është instrumenti që peshon rëndesën e gjërave, pra peshore. Po ashtu, është përdorur me kuptim të figurshëm për matjen e gjërave metafizike që nuk janë të kufizuara nga rëndesa si drejtësia dhe të drejtat. Dihet se, rëndimi i peshores është në përputhje me rëndesën e asaj që peshohet. Dita e kiametit, e cila nuk ka dyshim në ekzistencën e saj, edhe pse në atë ditë duhet të jetë një peshore që ka dy anë ku peshohet dhe dy gjuhë që tregojnë rëndesën e secilës anë, sipas së vërtetës së punëve është larg mendjes sonë perceptimi i saktë i formës dhe madhësisë së  kësaj peshoreje. Për këtë arsye, dijetarët kanë thënë se, është kusht besimi në ekzistencën e peshores por, nuk është kusht besimi në emërtimin e madhësisë së kësaj peshoreje. Në këtë situatë, mohimi i peshimit të veprave është kufr (mohim), ndërsa, mohomi i detajeve rreth madhësisë së peshores nuk të bën mohues.

Sipas disa dijetarëve, me peshoren në ajet kuptohet drejtësia absolute e Allahut (xh.sh) në botë e pasme (ahiret). Sepse njerëzit e simbolizojnë drejtësinë me peshoren. Siç dihet, në të shumtën e rasteve simboli i fakultetit të drejtësisë është peshorja. Drejtësia e gjykatësit, përngjasohet me pohoren që i ka të dyja anët e barabarta. Për rrjedhojë, të krahasosh situatat e botës së pasme (ahiret) të shpjeguara në Kuran me gjërat që dimë ne, dhe kështu ta mendosh peshoren me peshoren e kësaj është e gabuar. Mizani (peshorja) që shprehet në ajete dhe hadithe[1] (Allahu e di më së miri) janë kuptime të figurshme që simbolizojnë drejtësinë e Allahut (xh.sh).

Kështë që, atij që i rëndohet meuezin’i (peshorja), ëshët ai që ka më shumë vepra të mira :

فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ

  1. Ai është në një jetë të këndshme. 

Ai tashmë është në një jetë të lumtur. Një jetë e lumtur (ku do të jetë i lumtur) dhe një jetë të kënaqshme. Pra, një jetë aq e lumtur, ku ai që ka kryer vepra të mira nuk mjaftohet vetëm me të qenë i lumtur por, siç thuhet në ajet: “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhennetin Tim!” (Surja Fexhrr, 27-30)

prej gradës së nefsit rradije (shpirtit të kënaqur) duke u lartësuar në gradën e nefsit merrdije (shpirtit të vetëkënaqur), do të jetë i lumtur përgjithmonë s’do të dojë të largohet asnjë çast prej aty. Do të jetë i rrethuar me lumturi nga të gjitha anët e, do të jetë i zhytur në lumturi të pafundme

Lexo  Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s.

Në fakt, atyre që i peshon rëndë peshorja e veprave, në përgjithësi edhe në jetën e kësaj bote jetojnë të lumtur. Sepse, duke i zbatuar me përpikëri urdhrat e Allahut (xh.sh) dhe, duke u larguar prej gjërave të ndaluara, jetojnë me ndërgjegje të pastër. Po ashtu, ruhen edhe prej shumë sëmundjeve trupore. Duke qenë se i besojnë botës së pasme (ahiretit) dhe llogaridhënies, nuk frikëson nga vdekja e, nuk i bëjnë keq askujt. Kësodore shpëtojnë prej dënimeve dhe poshtërimeve të kësaj bote.

Ndërsa atyre që kanë peshojën e veprave të lehta, edhe se duket sikur jetojnë një jetë të lumtur në këtë botë, në fakt nuk janë aspak të lumtur. Sepse, duke qenë se nuk i besojnë Allahut dhe botës tjetër nuk të janë të qetë shpirtërisht. Sepse, frika prej vdekjes, frika prej mospasjes, humbja dita ditës e të afërmeve duke vdekur, fakti që edhe ata do të largohen nga botë që e duan tej mase, ia bren shpirtin çdo ditë. Duke qenë se nuk i zbatojnë urdhrat dhe ndalet e Allahut (xh.sh), bien pre e shumë sëmundjeve shpirtërore e trupore. Kësodore e jetojnë ferrin që kur janë në këtë botë.

وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ

  1. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, 

Pra, ata të cilët nuk kanë sevape (punë të mira), ose kanë më shumë mëkate do të jenë në:

فَأُمُّهُ هَاوِيَةٌ

  1. Vendi i tij do të jetë në Heuije. 

Pra, vendi ku do të shkojë, shtrati i tij, vendi ku do të strehohet është heuije. Nuk do të ketë vend ku të strehohet e, do të hidhet në gropën e xhehenemit që quhet heuije. Me një shprehje tjetër, do të hidhet në fund të xhehenemit dhe atje do të valojë. Nëna, duke qenë si vend mbrojtjeje e strehimi për femijën e saj në çaste frike e tmerri, Allahu (xh.sh) e ka përshkruar xhehenemin si “Ummuhu”, “nëna e atij” që do të hidhet aty. Ashtu si nëna i ruan dhe i mbron fëmijët e saj, zjarri i xhehenemit do t’i strehojë ata; ashtu si nëna ia hap krahët fëmijës për ta përqafuar, edhe xhehenemi do të hapë krahët për ta. Sipas disa dijetarëve “Heuije” është një prej emrave të xhehenemit. Duke qenë se është shumë e thellë, i është dhënë ky emër.

وَمَا أَدْرَاكَ مَا هِيَهْ

  1. A e di se ç’është ajo (Heuije)?[2]

Pra, çfarë ta bëri të ditur ty se ç’ka është Heuije? Ku e di ti se ç’gjë e tmerrshme është ajo? Pyetja në ajet, tregon se sa e madhe dhe e frikshme është Heuije.

نَارٌ حَامِيَةٌ

  1. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.

حَامِيَةٌ Hamije, vjen nga fjala “hami” që tregon gradën e lartë të nxehtësisë, zjarr me shumë i fortë e me nxehtësi shumë të lartë. Vetë fjala نَارٌ zjarr nënkupton nxehtësinë, por kur kësaj i shtohet edhe përshkrimi hamije (shumë i nxehtë), tregon se sa i nxehtë do të jetë zjarri.


[1] Ka dy fjalë që i do Allahu, janë të lehta për t’u thënë, të rënda në peshore dhe ato janë: كلمتان خفيفتان على اللسان، ثقيلتان في الميزان، حبيبتان إلى الرحمن: سبحان الله وبحمده، سبحان الله العظيم
Buhari, Ejmen 19, Da’auat 66, Teuhid 58; Muslim, Da’auat 31; Tirmidhi, Da’auat 59; Ibn Maxhe, Edeb 56; Musned, II, 232.

[2] مَا Me, është pyetëse mohuese. هَاوِيَةٌ heuije është përemër mueneth raci (femërore); shkronja në fund është he-u shehit ( he dëshmuese). Origjinali është مَا هِي që do të thotë nga se është e përbërë, nga ç’përbëhet.

Ndajeni me miqtë tuaj...