Komentimi i Sures En-Nas – 114

بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ 
1) قُل أَعوذُ بِرَبِّ النّاسِ
2) مَلِكِ النّاسِ
3) إِلٰهِ النّاسِ
4) مِن شَرِّ الوَسواسِ الخَنّاسِ
5) الَّذى يُوَسوِسُ فى صُدورِ النّاسِ
6) مِنَ الجِنَّةِ وَالنّاسِ

Kuptimi: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

  1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) në Zotin e njerëzve!
  2. Sunduesin e njerëzve,
  3. Të adhuruarin e njerëzve,
  4. Prej të keqes së cytësit që fshihet,
  5. I cili bën cytje në gjokset e njerëzve,
  6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët dhe nga njerëzit”.

Kjo sure është emërtuar “En-Nas”, sepse fjala “En-Nas” (Njerëzit) është përmendur 5 herë në këtë sure. Kjo sure përbëhet nga 6 ajete. Duke qënë si vazhdimësi e sures paraardhëse “Felek”, kjo sure, na urdhëron t’i mbështetemi Allahut prej cytjeve të njrëzve dhe xhindëve. Gjithashtu, kjo sure dhe ajo “Felek”, quhen ndryshe edhe “El-Muauidhetejn”.

Tefsir (komentimi)

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ

  1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) në Zotin e njerëzve!

Ashtu si në suren “Felek”, edhe në këtë sure duke thënë “eudhu” (mbështetem), janë përmendur tre atribute të Allahut dhe është urdhëruar që t’i mbështetemi Atij. Atributi i parë, “Rrabu’n-Nes”, Ai, Zoti, krijuesi, edukuesi dhe mbikqyrësi i njerëzve. I dyti, “Meliku’n-Nes”, sunduesi, zotëruesi dhe poseduesi i gjithë njerëzve, Allahu. I treti, “I’lahu’n-Nes”, i adhuruari i drejtë dhe i vërtetë i njerëzve.

Fjala “ilah” (zot), në Kuran është përdorur në dy kontekste. Në kontekstin e parë, ka kuptimin e dikujt ose diçkaje që adhurohet, edhe pse nuk është i adhuruar i vërtetë. Ndërsa në kontekstin e dytë, ka kuptim e Atij që duhet adhuruar në të vërtetë. Ai, edhe nëse adhurohet edhe nëse nuk adhurohet, është Zoti i vërtetë. Atje ku është përdorur fjala “ilah” për Allahun, ka kuptimin e kontekstit e dytë.

Në të njëjtën kohë, përmendja e këtyre tre atributeve hyjnore dëshmon për një nderim dhe vlerësim të veçantë ndaj njeriut si një krijesë e dashur e Allahut. Veçimi si “Zot, Sundues dhe i adhuruar i njerëzve”, edhe pse Allahu është Zoti i botëve dhe i gjithçkaje që ekziston, shpreh lidhjen e ngushtë, e cila duhet të ekzistojë mes njeriut dhe Zotit të madhërishëm, si dhe fisnikërimin e nderimin që i është bërë njeriut nga ana e Krijuesit. Nderimi dhe fisnikërimi që i ka bërë Allahu njeriut, shprehet kështu: Çdo gjë që ekziston në univers ia ka nënshtruar njeriut, i ka mbështetur njerëzit duke i dhënë intelekt e dije, ka bërë që engjëjt të përulen (bien ne sexhde) në shenjë respekti ndaj urdhërit të Allahut, përpara njeriut. Gjithashtu, e ka bërë njeriun superior mbi të gjitha krijesat e tjera.

مَلِكِ النَّاسِ

  1. “Sunduesin e njerëzve”

Pra, i mbështetem sunduesit, i cili, i mban të gjithë njerëzit nën kontrollin e Tij, Sunduesi që i drejton njerëzit me urdhëra e ndalesa, në përputhjeme dijen dhe urtësinë e Tij. Jo një mbreti apo udhëheqësi që ne e njohim dhe e shohim në këtë botë, por sipas ajetit: “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë” (Âl-i İmrân,, 3/26) Pra, sunduesi që ia jep pushtetin kujt të dojë, kë të dojë e zbret nga froni kur është mbret, kë të dojë e lartëson në nivelin e mbretëtve, mbret i mbretërvë, Zoti i gjithësisë.

Sipas një pjese të dijetarëve të tefsirit, urdhëri në ajetin: بِرَبِّ النَّاسِ مَلِكِ النَّاسِ إِلَهِ النًّاسِ

“Mbështetem (mbrohem) në Zotin e njerëzve, Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve”, është për këtë arsye: Midis njerëzve ndodhen edhe mbretër (lider, presidentë, kryeministër). Për këtë arsye, Allahu përmend që është edhe Zoti i tyre. Gjithashtu, midis njerëzve ka nga ata fatkeqë që adhurojnë të tjerë përveç Allahut. Tregon gjithashtu, që është edhe Zoti i tyre dhe i adhuruari i vërtetë, për rrjedhojë, duhet t’i mbështetemi vetëm Atij, jo mbretërve apo udhëheqësve.

إِلَهِ النَّاسِ

  1. Të adhuruarin e njerëzve”

I mbështetem të adhuruarit të njerëzve, pra, Zotit të vërtetë që janë përgjegjës ta adhurojnë të gjithë njerëzit që kanë zhvillim mendor normal dhe që kanë arritur moshën e pubertetit, për të arritur shpëtimin në botën tjetër. Pra, i mbështetem Atij, Samed’it (nuk ia ka nevojën asgjëje dhe çdo gjë ka nevojë për Të), i cili e ka të gjithë tagërin për të sjellë në ekzistencë dhe urdhëruar, për të krijuar dhe asgjesuar, për të sjellë në jetë dhe për të marrë jetë, për të dënuar dhe shpërblyer, madhështia e të cilit kërkon të jetë Ehad (një, i vetëm e i pa shokë).

Tani vëmë re që, në suren paraardhëse “musteadhun bih” (atij të cilit i mbështetemi), është përmendur vetëm me një atribut رَبُّ الْفَلَقِ (Zotit të agimit). Ndërkohë që, gjerat prej të cilave druhemi dhe kërkojmë strehim prej të keqes së tyre janë tre: gasik (natë, terr), nefethet (atyre që fryjnë fjalë të magjisë), hasid (smirëzi). Ndërsa, në këtë sure “musteadhun bih” (atij të cilit i mbështetemi), është përmendur me tre atribute: “Rabbi’n-nes, Meliki’n-nas, I’lahi’n-nas”, ndërkohë që, “muste’adhun minh” asaj prej së cilës druhemi dhe kërkojmë strehim prej frikës së saj, është vetëm një gjë. Me këtë kuptojmë që, kjo e keqe, kjo fatkeqësi është më e madhe se të tjerat, dhe më e rrezikshmja. Për rrjedhojë, duhet që njeriu të kërkojë mbrotje dhe mbështetje në çdo aspekt të jetës së tij, veçanërisht në periudhën e fundit të saj. Kështu që, edhe lëvdtat për të kërkuar mbrojtje dhe strehim duhet të jenë ekuivalente me madhështinë e atij prej të cilit kërkohet mbrojtja.

Lexo  Muaji i Ramazanit dhe zbutja e zemrave

Zot, Sundues dhe i adhuruar janë tre atribute të Allahut të Lartmadhëruar. Ai është Zoti dhe Sunduesi i gjithçkaje. Çdo gjë është rob dhe krijesë e Tij. Për rrjedhoje, ai që mbështetet, është urdhëruar që t’i mbështetet dikujt që i posedon këto cilësi.

مِنْ شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ

  1. “Prej të keqes së cytësit qëfshihet”

Pra, mbështetem prej së keqes së atij; që cyt dhe tërhiqet, që pëshpërit dhe mashtron, ai tradhëtari që duke përshpëritur e ka bërë zakon të largojë nga rruga e drejtë kah së keqes, prej tinëzarit dhe prej burimit regresiv të cytjeve.

اَلْوَسْوَاسِ fjala “uesuese” nënkupton pëshpëritjen, të flasësh me zë shumë të ulët. Ndërsa fjala “museuis”, është përdorur në mënyre hiperbolike si mbiemër ose emër, që tregon se marrja gjithë kohës me pëshpëritje dhe dyshime, e ka shndërruar atë në një burim vesveseje. “El’uesues” me ‘lam’(pra, në formë të përcaktuar), është emër i shejtanit. Sepse gjatë gjithë kohës, gjithë fuqinë dhe aftëstë e veta i përdor për pëshpëritje dhe mbjellje dyshimesh.

Këtu është përdorur fjala “Uesuesi­’l-Hannes “. Kuptimi  i fjalës “uesues” është “ai që vazhdimisht mbjell vesvese”. Ndërsa kuptimi i fjalës vesvese është, me fut në zemrën e njeriut mendime të liga dhe dyshime njëra mbas tjetrës pa e ndjerë vetë njeriu. Ashtu si në fjalën ˝zelzele˝, edhe fjala  ˝uesuese˝ tregon vazhdimësi dhe diçka që bëhet pa u ndalur. Sepse ta cysësh njeriun vetëm një herë nuk është e mjaftueshme. Këtij veprimi i thuhet ˝uesuese˝, ndërsa atij që e vepron ˝uesuas˝.

Fjala ˝Hannas˝, e ka prejardhjen nga ˝Hunus˝në rasën dhanore ose ne rasën kallzore me të njëjtën diatizë (uezn) si përcaktor i “uesues”. Kjo tregon që verpimi për të cilin bëhet fjalë përsëritet shumë shpesh. Gjithashtu, është më se e qartë se ai që sjell uesuese shkon te personi herë pas here. Për rrjedhojë, hannes merr këtë kuptim; Ai që sjell uesuese dhe fshihet, dhe që pëpiqet vazhdimisht të sjellë uesuese. Nësë nuk ia arrin qëllimit herën e parë, vjen herën e dytë, të tretë e të katërt, derisa t´ia arrij qëllimit.  Ashtu siç ka aluduar edhe shumica e dijetarëve “ueusuesi´l-hannes” ka për kuptim shejtanin.

Ç’është uesueseja? Uesuese i thuhet përshpëritjes me zë të ulët, një e folur e fshehtë. Mbresë e keqe, mbresat e këqija që le në zemër nefsi (egoja, vetvetja) ose shejtani. Ajeti ˝ Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete˝ (Kaf, 50/16) është rreth pëshpëritjes së nefsit (egos, vetvetes). فَوَسْوَسَ إِلَيْهِ الشَّيْطَانُ  ˝atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!˝ Ndërsa ky ajet flet rreth uesueses së shejtanit.

Këtu del edhe përfundimim që, uesuese’ja është filli i punëve te këqija. Uesuese´ja në një njeri mendjelehtë dhe të hutuar si fillim formon një fushë ndikimi që më pas sjell në zemër një dëshirë për të keqen. Kjo dëshirë apo nijet (qëllim) për keq, më vonë merr formën e vullnetit, dhe nga ndikimi i uesueses, vullneti përforcohet. Kuptimi i mbështejes te Allahu nga e keqja e uesueses, është eleminimi i të keqes që ne fillim.

Nëse e shohim çështjen nga një aspekt tjetër, mund t’i radhisim përpjekjet e atyre që sjellin uesuese në këtë mënyrë: Si fillim i nxisin njerëzit drejt kufrit (mohit të Allahut),  shirkut (politeizëm), ateizmit, drejt kundërshtimit të Allahut dhe të dërguarit të Tij (paqja qoftë mbi të)  dhe i shtyjnë muslimanët drejt armiqësisë midis tyre. Nëse nuk arrin të kenë sukses në këtë përpjekje, dhe nëse personi nuk ka rënë në grackën e tyre dhe është bërë musliman, e cysin atë të bëjë bidate (risi, gjëra të paqena në fe) duke i thënë se në këtë nuk ka ndonjë problem. Duke i shtuar gjynahet (mëkatet) e vogla, duan që ato duke i bërë vazhdimisht t’i kthejnë në gjynahe të mëdha. Personi pavarsisht gjithë këtyre kurtheve, nëse nuk bie në grackë, duke i vënë në lëvizje të gjithë shejtanët njerëz dhe xhind, e shtyjnë të gjithë shoqërinë kundër atij personi. Në këtë pikë shejtani vjen dhe e nxit besimtarin duke i thënë: “Durimi yt bërballë gjithë këtyre, tregon që t’i je një frikacak. Në fakt ti duhet t’i kundërpërgjigjesh atyre”. Kjo, është arma e fundit e shejtanit. Në këtë mënyrë, shejtani përpiqet t’i devijoj njerëzit që ftojnë në rrugë të drejtë dhe t’i shtyjë ata në një ambjent shterp. Ftuesi nëse shpëton edhe nga ky kurth, shejtani mbetet i pafuqishëm dhe pa zgjidhje.

Për mos të rënë në dyshim se çfarë është “uesuesu’l-hanes”, ka urdhëruar kështu:

النَّاسِ صُدُورِ فِي يُوَسْوِسُ الَّذِي

  1. “e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve”

Pra, në brendësi të njerëzve; qoftë kjo në brendësi të personit, qoftë në brendësi të shoqërisë, midis tyre apo në gjokset e atyre që e kanë harruar Allahun, në brendësi të zemrës deri tek ndenjat, duke futur uesuese nga më të ndryshmet në zemrat e tyre, pa u futur mirë fillon të pëshpëris helëm duke e ledhatuar ngadalë, dhe zgjon në të ndenja dhe dëshira të hidhura. Në këtë mënyrë ia turbullon mendimet, duke bërë që të mendojë  ligësi nga më të ndryshmet. Duke e penguar nga rruga e Allahut dhe nga arritja drejt qëllimit final, më në fund bën që të dal prej fesë dhe të shkoj drejt humbjes së përjetshme. Pra, uesuesi’l-hanes, nëna e çdo të keqeje, është çdo gjë që pëshpërit dhe cyt të keqen në zemrat e njerëzve të hutuar.

Lexo  Nata e Kadrit

النَّاسِ وَ  الْجِنَّةِ  مِنَ

  1. “Qoftë ai (cytësi) nga xhindët dhe njerëzit”

Pra, uesuas’l-hanes i përfshin të dy grupet, qofshin ata që sjellin uesuese nga grupet e fshehta të xhindëve {1} apo nga njerëzit që i njohim.

Pra, shejtanët cytës që sjellin uesuese janë dy lloje: Njëri, nga skuadra e fshehtë e botës metafizike, nga pasardhësit e xhindëve, ndërsa tjetri, nga njerëzit që ne i shohim dhe kemi kontakt. Ashtu siç na e sqaron ajeti “Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo profeti i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxisin njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin ato (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime” (En’an 6/112), duhet që t’i mbështetemi Allahut dhe kërkojmë mbrojte prej Tij, nga e keqja (dëmi) i pëshpëristjes dhe cytjes së djajve, qofshin ata prej  xhindëve apo prej njerëzve.

Çdo njeri e ka një shejtan, i cili përpiqet t’ia zbukuroj atij gjërat e këqija dhe që vazhdimisht e shtyn kah së këqës. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi qoftë mbi të) ka thënë që: “Nuk ka asnjë prej jush që të mos e ketë një shokë xhind dhe një engjëll, të ngarkuar në detyrë për të”. Sahabët e pyetën: “Edhe ti o i Dërguari i Allahut, e ke nga një të tillë (shok xhind dhe engjëll)? “Po e kam”; thotë Ai, “por, vetëm se Allahu ma ka nënshtruar Mua atë”. {2}

Ajeti i fundit i sures, na mëson që të kërkojmë mbrojtje prej së keqes së të gjithë njerëzve dhe xhindëve. Pa dyshim që shejtanët njerëz, janë më të rrezikshëm dhe më vrasës se shejtanët xhind. Sepse shejtanët xhind, kur i mbështetemi Allahut fshihen. Ndërsa shejtanët njerëz, ia tregojnë atij gjërat e dëmshme si të mira dhe cysin kah së ligës. Asgjë nuk mund ta bëj që ai të heqi dorë nga synimi i tij. Të mbrujtur, janë vetëm ata që Allahu i ka marr nën mbrojtjen e Tij.

Ilaçet e mbrojtjes nga uesueset (cytjet) e shejtanit, janë tre: E para, përmendja e shumtë dhe shpeshtë e Allahut (dhikri); e dyta, mbështetja te Allahu, dhe gjëja më e dobishme në këtë rast është këndimi kësaj sureje (Sures Nas); dhe e treta, qëndrimi me vendoshmëri maksimale kundrejt shejtanit, dhe veprimi antagonist i asaj që na cyt ai.

Pra, është urdhëruar së fundmi mbështetja te Zoti i vetëm i njerëzve, Allahu i Lartmadhëruar, Zoti i njerëzve dhe Sunduesi i tyre, prej dëmit të gjithçkaje dhe veçanërisht prej së keqes së uesueses (cytjes). Në këtë kontekst, i është premtuar atyre që i mbështeten Allahut, arritja e përfundimit të mirë me anë të mbështetjes; dhe si falenderim, sa e këndshme është të fillosh me suren Fatiha:   الْحَمْدُ للهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ” Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!” (Fatiha 1/2)

Kjo sure e madhështore, posedon 22 shkronja pa përsëritje (duke përfshirë edhe shkronjat Med). Po kështu janë edhe shkronjat e sures Fatiha. Një konçidencë, që tregon lidhjen e fillimit të Kuran’it me fundin e tij, qoftë kjo nga ana kuptimore qoftë nga aspekte të tjera.

Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe lidhja që formohet ndërmjet fillimit të Kuran’it dhe fundit të tij me anë të muauidhetejn (Surja Falek dhe Nas). Kuran’i nuk është radhituar sipas mënyrës së zbritjes. Por, ajetet (versetet) e Kuran’it duke zbritur për 23 vjet në përputhje me kohën, vendin dhe nevojat e ndryshme, nuk janë radhitur nga Profeti Muhamed (sal’la llahu alejhi ue sel’lem), por janë radhitur me urdhër të Allahut. Në përputhje me këtë radhitje, Kuran’i fillon me Fatiha’në dhe mbyllet me Muauidhetejn. Nëse hulumtohet me vëmendje kjo sure; në hyrje: robi, pasi e lavdëron Allahun që është Rrahman (Mëshirues) dhe Rrahim (Mëshirëbës), Sundues i ditës së gjykimit, lutet kështu: “O Allah! Vetëm Ty të adhuroj dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkoj. Ndihma më e madhe, për të cilën kam nevojë të pafundme është të më udhëzosh në rugë të drejtë… Allahu, për t’i treguar rrugën e drejtë e vendos përpara të gjithë Kuran’in. Më pas Allahu, që është Zoti i agimit, Zoti i njerëzve, Sunduesi i njerëzve dhe i Adhuruari i njerëzve na urdhëron që të themi: Të mbeshtetimi Ty nga çdo e keqë e çdo dëm. Veçanërisht prej uesueseve (cytjeve) të shejtanëve xhindë dhe njerëz. Sepse ata janë pengasa më e madhe e rrugës së drejtë…

Së fundmi: në sure ka një përputhje tingullore, që është e pamundur ta përshkruash. Kjo bukuri mund të vihet re vetëm duke e kuptuar leximin në arabisht. Në sure, i mbështet Allahut prej xhindëve dhe njerëzve, që i futen njeriut fshehurazi dhe cysin për mendime të liga. Tema që trajton kjo sure është futja e mendimit të lig me anë të pëshpëritjeve. Tani le ta këndojmë suren arabisht:

“Kul eudhu bi-rabbi’n-nâs,
meliki’n-nâs,
ilâhi’n-nâs,
min şerri’l-vesvâsi’l-hannâs,
el’ledhi ju’uesuisu fî sudûri’n-nâs,
mine’l-cinneti ve’n-nâs”

Në vesh ju vjen një zë pëshëritjeje, apo jo? (S) në fund të fjalëve,  formon një pëshpëritje në vesh. Pra, kështu është Kuran’i. Atë që do të interpretojë tek ne, nuk e shfaq vetëm më kuptimin e fjalëve, por edhe me anë të tonit të zërit të fjalëve. Subhanallah!

Ndajeni me miqtë tuaj...