إِنَّ الصَّلَاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا

“Namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar”. (Nisa 4/103)

Kuptimi i adhurimit është që njeriu të shikojë gabimet e tij, pafuqinë dhe varfërinë, dhe në praninë Hyjnore të bie në sexhde me dashuri të pastër e vlerësim përpara përsosmërisë, mëshirës dhe Fuqisë Hyjnore. Dhe me tri fjalët “Subhanallah” , “El-hamdu lil-lah”, dhe “Allahu Ekber”, që janë bërthamat e namazit, njeriu shpreh lavdërimin, madhërimin dhe falënderimin ndaj Krijuesit të Gjithësisë.

Trikëndëshi njeri-Fatiha-namaz, formojnë me të vërtetë një strukturë, e cila vepron në kohë të caktuara e me vlera të mëdha. Njeriu është një shembull i zvogëluar i kësaj gjithësie të madhe, Sureja el-Fatiha është një shembull i ndriçuar i Kur’anit madhështor, po ashtu edhe namazi është një indeks gjithëpërfshirës i shumllojshmërisë së adhurimit.

Këto veçori të kësaj strukture na tregojnë qartë, që edhe kohët e caktuara për të kryer faljen kanë rëndësi e urtësi të veçantë. E nuk ka se si të ishte ndryshe:

Koha e faljes së Sabahut në mëngjesin e hershëm i ngjason dhe të kujton pranverën e hershme, momentin e ngjizjes së fëmijës në barkun e nënës, dhe ditën e parë prej gjashtë ditëve të krijimit të qiejve dhe tokës. Ajo i sjell ndërmend njeriut veprat e mëdha Hyjnore që kryhen në ato kohë.

Koha e Ylesë-Drekës i ngjason dhe tregon mesin e verës, përsosmërinë e rinisë, dhe periudhën e krijimit të njeriut në jetën e dynjasë, dhe i sjell ndërmend njeriut treguesit e mëshirës dhe mirësitë e bollshme në to.

Koha e IkindisëPasdites i ngjason vjeshtës, moshës së pleqërisë dhe kohës së Profetit të fundit Alejhis-salatu ves-selam, e njohur si Epoka e Lumturisë, dhe të kujton të gjitha aktet Hyjnore dhe mirësitë e të Gjithëmëshirshmit në to.

Koha e Akshamit-Perëndimit të diellit duke të sjellë ndërmend largimin e shumë krijesave në fundin e vjeshtës, vdekjen e njeriut, shkatërrimin e botës në fillimin e kijametit, kjo kohë të kujton treguesit e madhështisë Hyjnore dhe e zgjon njeriun nga gjumi i pakujdesisë.

Koha e Jacisë, kur fillon të bie nata të kujton botën e errësirës që mbulon të gjithë objektet me një qefin të zi, të kujton dimrin duke mbuluar fytyrën e tokës së vdekur me qefinin e tij të bardhë, dhe madje edhe veprat e mbetura të njerëzve të vdekur dhe vendosjen e tyre poshtë perdes së harresës. Të kujton arenën e provimit dhe shpall gjykimet dhe vlerësimet e fuqishme të Nënshtruesit të Gjithëlavdishëm.

Lexo  Profeti Muhamed si kryetar familjeje

Koha e natës, duke të kujtuar dimrin, varrin dhe botën e ndërmjetme “Berzah”, ajo i sjell ndërmend njeriut se sa e domosdoshme është drita për natën e varrit dhe këtë dritë ta jep namazi i natës.

Sa për mëngjesin e dytë, ai të kujton mëngjesin e ringjalljes. Po, ashtu siç është e arsyeshme, e domosdoshme dhe e sigurt ardhja e mëngjesit të kësaj nate dhe ardhja e pranverës së këtij dimri, po ashtu ardhja e mëngjesit të ringjalljes është po aq e sigurt.

Njeriu është tej mase i dobët, megjithatë sa të shumta janë gjërat që e dëshpërojnë dhe e pikëllojnë atë. Ai është shumë i pafuqishëm, megjithatë fatëkeqësitë dhe armiqtë që e godasin janë jashtëzakonisht të shumtë. Është shumë i varfër, megjithatë nevojat e tij janë me të vërtetë të shumta. Mendja i tregon atij qëllime të larta, megjithatë dora dhe jeta e tij është e shkurtër, fuqia e tij është e kufizuar dhe durimi i tij është i pakët.

Kështu, mund të kuptohet qartë se sa esenciale është për të, në këtë gjendje, në kohën e sabahut, në mëngjesin e hershëm, që të trokasë me dua, falje e namaz derën e të Plotëfuqishmit Madhështor, duke paraqitur gjendjen para Tij dhe duke i kërkuar sukses e ndihmë Atij.

Në kohën e Ylesëmesdita, është kulmi i plotësimit të ditës dhe fillimi i venitjes së saj, është koha e plotësimeve të punëve të përditshme, koha e një pushimi të shkurtër pas punës dhe presionit të saj, kur shpirti ka nevojë për një pushim prej atij mundimi që i jep kjo dynja e përkohshme, dhe prej punëve të lodhshme kalimtare. Atëherë gjithkush mund të kuptojë se sa e mirë, sa e këndshme, sa e domosdoshme dhe sa e përshtatshme është kryerja e faljes së mesditës, e cila do të thotë të çlirohesh nga presioni, të shkundësh pakujdesinë dhe të kërkosh strehim tek dera e Vetëekzistuesit të Përjetshëm.

Në kohën e Ikindisëe cila të sjell ndërmend stinën e zymtë të vjeshtës dhe stinën e dhimbshme të kohës së fundit. Gjithashtu, ajo është koha kur shfaqen rezultatet e punëve ditore. Ajo gjithashtu është koha e shpalljes se njeriu është një mysafir në këtë dynja, dhe se çdo gjë është kalimtare dhe e paqëndrueshme, siç aludon për të prirja e diellit për të ikur e perënduar.

Lexo  MIRËSJELLJA

Tani, shpirti i njeriut dëshiron përjetësi dhe u krijua për të; dhe lëndohet shumë nga ndarja. Kështu, ai që është vërtet një qënie humane mund ta kuptojë se çfarë detyre e lartë dhe çfarë shërbimi me vend është kryerja e faljes së pasditës, duke gjetur kështu ngushëllimin e vërtetë dhe qetësinë e shpirtit.

Dhe koha e Akshamit, Akshamit në perëndim të diellit të kujton kohën e dëshpërimit të lamtumirës, kohën kur përmes vdekjes njeriu do t’i lërë të gjithë ata që ai i do. Ajo të sjell ndërmend vdekjen e kësaj bote. Të gjithë banorët e saj do të shpërngulen në botëra të tjera. Kohën kur shuhet llamba e vendit të sprovës. Ajo është një kohë e cila u jep një paralajmërim të rreptë atyre që i dashurojnë pa limit të përkohshmet.

Kështu, në një kohë të tillë për faljen e Akshamit, shpirti i njeriut, e kthen fytyrën e tij drejt Fronit të Madhështisë së Allahut të Përjetshëm, i Cili i kryen këto vepra madhështore dhe i kthen e i transformon këto botëra në botëra të tjera. Kështu njeriu duke deklaruar “Allahu Ekber”, Allahu është më i Madhi, tërhiqet dhe largon duart nga qëniet e përkohshme. Njeriu i lidh duart e tij në shërbimin e Allahut dhe i ngre ato në prezencën e të Qëndrueshmit të Përjetshëm, dhe lëshon lëvdata me “El-hamdu lil-lah, i gjithë falënderimi i takon All-llahut Xhel-le sha‟nuhu, shpreh dobësinë, varfërinë e pafuqinë e tij me “Ijjeke ne’budu ue ijjeke nest’in”“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. Ai përkulet me respekt dhe krruset përballë të Plotfuqishmit me fjalët “Subhane Rab‟bijel-Adhim”, “Lavdia i takon All-llahut tim Madhështor”, dhe arrin kulmin e afrimitetit me fjalët “Subhane Rabbijel A’la”

Dhe në kohën e Jjacisë, në kohën kur bie nata, kur shenjat e fundit të ditës që kanë mbetur në horizont zhduken, dhe bota e natës kaplon universin. Kjo të kujton fuqinë dhe madhështinë e “Nënshtruesit të Diellit e të Hënës”. Tashmë bota e dynjasë është shndërruar në një botë të amshuar. Gjithsecili ka marrë vlerësimin e Allahut dhe ndodhet në postin që meriton.

Shënim: Përmbledhje nga vepra “Fjalët” e Bediuzzaman Said Nursiut. /vizionislam.com/

Ndajeni me miqtë tuaj...