*Transmeton Abdullah b. Umrr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla), dëshmia se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit.”[1]
*Profeti (s.a.s) i thotë Eshexhi Abdil-Kajsit: “Ti zotëron dy cilësi që i pëlqen Allahu, butësinë dhe qëndrueshmërinë me durim.”[2] Në transmetimin e Ebu Davudit hadhithi vazhdon: Abdil-Kajs pyet:
-O i Dërguari i Allahut, a i kam fituar unë vetë ato apo mi ka dhuruar Allahu? Profeti (s.a.s) përgjigjet:
-T’i ka dhuruar Allahu. Abdij-Kajs thotë:
-Falënderimet i takojnë Allahut që më ka dhuruar dy cilësi që i pëlqen Allahu dhe i Dërguari i Tij.
*Transmeton Humran nga Uthman që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Kush vdes me besimin që nuk ka Zot tjetër veç Allahut, futet në xhenet”[3]
*Transmeton Enes b. Malik që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Ai që i zotëron këto tre cilësi, e ka provuar shijen e besimit me to: Të dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër, t’i dojë njerëzit vetëm për kënaqësinë e Allahut, ta urrejë kthimin në mohim pasi Allahu e ka shpëtuar nga mohimi, ashtu siç urren hedhjen në zjarr.”[4]
*Transmeton Enes që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Njeriu nuk quhet besimtar derisa Unë të jem më i dashur për të se familja e tij, pasuria e tij dhe se gjithë njerëzit.”[5]
*Transmeton Enes b. Melik që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Askush prej jush nuk ka besuar derisa të dëshirojë për vëllain (ose komshiun) e tij atë që dëshiron për vete.”[6]
*Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Mbrame, le të flasë drejtë ose të heshtë, kush beson Allahun dhe Ditën e Mbrame le të jetë bujar me komshiun dhe kush beson Allahun dhe Ditën e Mbrame le të jetë bujar me mysafirin.”[7]
Transmeton Ebu Said që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Kush prej jush vëren diçka të keqe, le ta ndryshojë atë me vepra, nëse s’mundet, me fjalë, e nëse s’mundet, ta përbuzë me zemër – dhe ky është besimi më i dobët.”[8]
Transmeton Abdullah b. Mes’ud që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Çdo profet që Allahu ka dërguar para Meje, ka pasur dishepuj dhe shokë që e ndiqnin traditën e tyre dhe i zbatonin urdhëresat e tyre. Më pas erdhën njerëz që komunikonin atë çka nuk e vepronin dhe vepronin atë çka nuk ishin urdhëruar. Kush i kundërshton ata me dorë është besimtar, kush i kundërshton ata me fjalë është besimtar, kush i kundërshton ata me zemër është besimtar, ndërsa kush nuk bën asgjë kundrejt tyre nuk ka asnjë grimcë besim.”[9]
Transmeton Abdullah b. Mes’ud që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Çdo profet ka pasur dishepuj që e ndiqnin rrugën dhe traditën e tij.”
Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Nuk do të hyni në parajsë derisa të besoni dhe nuk do besoni derisa ta doni sho-shoqin. A t’ju diçka që, nëse e veproni do ta doni sho-shoqin? Përhapeni përshëndetjen (selamin).”[10]
Transmeton Temim Ed-Derrij që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Feja është këshillë.” E pyetëm për kë? Tha: “Për Allahun, për të Dërguarin e Tij, për drejtuesit e myslimanëve dhe për të gjithë myslimanët mbarë.”[11]
Xherriri thotë: “I dhashë besën të Dërguarit të Allahut për të falur namaz, për të dhënë zekatin dhe për të këshilluar çdo mysliman.”[12]
Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Imorali nuk është besimtar gjatë kohës që kryen imoralitet, hajduti nuk është besimtar gjatë kohës që vjedh, pijaneci nuk është besimtar gjatë kohës që pi alkool, ndërsa pendesa është akoma e pranueshme.”[13]
Transmeton Abdullah b. Amrr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Cilido që ka këto 4 cilësi është hipokrit i qartë, ndërsa ai që ka një prej këtyre cilësive, ka një cilësi hipokriti derisa ta braktisë atë. Këto janë: Kur flet gënjen, kur bën marrëveshje nuk e respekton, kur premton nuk e mban fjalën dhe kur futet në konflikt devijon nga e vërteta (e tepron në armiqësi pa ndjekur asnjë lloj parimi).”[14]
Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Tri janë shenjat e hipokritit, kur flet, gënjen; kur premton, nuk i përmbahet; kur i beson, të tradhton, edhe nëse falet, agjëron apo pretendon se është mysliman”.[15]
Transmeton Abdullah b. Umrr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Nëse dikush e quan vëllain e tij mosbesimtar, kjo i kthehet njërit prej të dyve.”[16]
Transmeton Ebu Dherr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Ai që pretendon atësi tjetër ndërkohë që e di se kush është babai i tij, ka mohuar; ai që pretendon diçka që nuk i përket atij, nuk është prej nesh dhe le të bëhet gati për vendin e tij në zjarr; nëse dikush i thotë një tjetri o mohues ose o armiku Allahut dhe ai nuk është i atillë, atëherë ky pretendim i kthehet atij.”[17]
Transmeton Abdullah b. Mes’ud që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Të fyesh një besimtar është gjynah i madh, ndërsa vrasja e një besimtari të çon në mosbesim”.[18]
Transmeton Xherrirr b. Abdullah që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Mos u ktheni në mosbesimtar pasi të jem larguar Unë duke vrarë njëri-tjetrin.”[19]
Zejd b. Khalid el-Xhuhejni rrëfen: Profeti (s.a.s.) na priu gjatë namazit të sabahut në Hudejbije. Gjatë natës kishte re që tregonin se mund të binte shi. Profeti (s.a.s) u drejtua nga ne dhe na pyeti: “A e dini se çfarë tha Zoti juaj?” Ata i thanë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Profeti (s.a.s) tha: “Disa nga robërit e Mi u zgjuan si besimtarë e disa të tjerë si mohues. Ai që tha se shiu ra me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, ai më beson Mua dhe i mohon yjet. Ndërsa ai që thotë se shiu ra me lindjen e këtij apo atij ylli, ai është mohues ndaj Meje dhe besimtar i yjeve.”[20]
Transmeton Zirr që Aliu (r.a) të ketë thënë: “Betohen në Atë që e çan farën dhe krijon diçka të gjallë prej saj se, Profeti (s.a.s) më pati premtuar që mua do të më duan vetëm besimtarët dhe do të më urrejnë vetëm hipokritët.”[21]
Transmeton Abdullah b. Umrr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “O ju zonja, jepni sa më shumë lëmoshë dhe kërkoni sa më shumë falje nga Allahu sepse unë kam parë më shumë gra në xhehenem.” Një grua e zgjuar midis tyre pyeti: “Çfarë kemi ne që qënkemi shumica në xhehemen, o i Dërguari i Allahut?!” Ai (s.a.s.) tha: “Mallkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj burrave tuaj. Unë nuk kam parë midis zotëruesve të mendjes të mangët nga mendje dhe feja sa ju.” Ajo pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është mangësie e mendjes dhe fesë?” Profeti (s.a.s) iu përgjigj: “Dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri, kjo është mangësia e mendjes. Qëndron ditë të tëra u falur dhe pa agjëruar (në ramazan), kjo tregon mangësinë e fesë.”[22]
Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Kur njeriu lexon ajetin e sexhdes dhe bën sexhde, shejtani thotë: ‘I mjeri unë, njeriu u urdhërua të bëj sexhe, e bëri dhe futet në xhenet, ndërsa unë u urdhërova të bëja sexhde, nuk e bëra dhe do të futem në zjarrr.”[23]
Transmeton Xhebirr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Me të vërtetë mes njeriut dhe idhujtarisë e mohimit, qëndron braktisja e namazit.”[24]
Transmeton Ebu Hurerjre: E pyetën të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) se cila është vepra më e mirë.
-Besimi në Allah,- tha Ai (s.a.s). Po më pas?
-Përpjekja në rrugën e Allahut. Po më pas?
-Haxhi i pranuar.[25]
Ibni Mes’udi (r.a) thotë: E pyeta të Dërguarin e Allahut se cila është pumë më e dobishme, më tha:
-Namazi i falur në kohën e tij. E pyeta sërish, po pas tij?
-Respektimi i prindërve,-u përgjigj Ai (s.a.s). Po më pas?
-Përpjekja në rrugën e Allahut,-tha Ai
(s.a.s.). Unë do të kisha vazhduar më, por nuk doja që ta shqetësoja Atë. [26]
[1] Muslim, Kitebu Iman, 20.
[2] Muslim, Kitebu Iman, 25.
[3] Muslim, Kitebu Iman, 43.
[4] Muslim, Kitebu Iman, 67.
[5] Muslim, Kitebu Iman, 69.
[6] Muslim, Kitebu Iman, 71.
[7] Muslim, Kitebu Iman, 74.
[8] Muslim, Kitebu Iman, 78.
[9] Muslim, Kitebu Iman, 80.
[10] Muslim, Kitebu Iman, 93.
[11] Muslim, Kitebu Iman, 95.
[12] Muslim, Kitebu Iman, 97.
[13] Muslim, Kitebu Iman, 104.
[14] Muslim, Kitebu Iman, 106.
[15] Muslim, Kitebu Iman, 110.
[16] Muslim, Kitebu Iman, 111.
[17] Muslim, Kitebu Iman, 112.
[18] Muslim, Kitebu Iman, 116.
[19] Muslim, Kitebu Iman, 118.
[20] Muslim, Kitebu Iman, 125.
[21] Muslim, Kitebu Iman, 131.
[22] Muslim, Kitebu Iman, 132.
[23] Muslim, Kitebu Iman, 133.
[24] Muslim, Kitebu Iman, 134.
[25] Muslim, Kitebu Iman, 135.
[26] Muslim, Kitebu Iman, 137.