Njeriu është një krijesë biologjike dhe është më i afti nga të gjithë krijesat tjera. Mirëpo, e njëjta krijesë “njeriu” nëse nuk edukohet, aftësitë e tij mund t’i keqpërdorë.

Patjetër ai që nuk është i vetëdijshëm për strukturën, krijuesin dhe aftësitë e tij ose nuk është i informuar rreth Islamit, nuk e ka kuptuar fenë ose me njohuri të gabuara është shndërruar në një armik të fesë, duke u larguar tërësisht nga mirësitë. Për shembull, sa është i kënaqur nga luftërat personi që e ka zbuluar barutin ? Njerëzit në shekullin e 20, kanë vrarë aq shumë njerëz saqë as monstrat nuk e kanë arritur ta bëjnë atë gjatë gjithë historisë njerëzore.

Truri kërkon dije, lukthi kërkon ushqim, kurse zemra kërko besim; nëse këto kërkesa nuk realizohen atëherë fillon të shfaqet mërzia. Njeriu këtë mërzi mundohet ta mbuloj me gjëra sikur që është alkooli apo droga; mendja fillon të zbehet, kurse nefsi fillon të sundoj; njeriu jeton ashtu siç i do qejfi, duke mos iu nënshtruar asnjë rregulli apo ligji, e që quhet terror.

Nga ana tjetër, Allahu xh.xh., I cili nuk e ka krijuar gjithësinë pa rregull, Islamin si fe e ka dërguar për të mos i lënë as njerëzit pa rregull. Është kjo arsyeja se pse këto dy fjalë, “Islami” dhe “Terrori”, nuk mund të qëndrojnë bashkë. Sepse terrori i bën dëm të gjithëve, duke mos e ndarë të pafajshmin nga zullumqari. Islami është një fe që është dërguar për ta shndërruar botën në xhenet; Myslimani e ka për detyrë të mbrojë të drejtën e të pafajshmëve. Nuk mund të mendohet terrori brenda një synimi të tillë.

Historia Islame është dëshmitarë se Myslimanët kanë arritur suksese të mëdha, në çdo vend dhe në çdo kohë janë munduar që ta bëjnë Islamin të dashur tek njerëzit, dhe jo të urryer. Ashtu që në rrethimin e Mekkes, i Dërguarit i Zotit s.a.s. i ka lëshuar mushrikët (jobesimtarët) në liri. Nga ana tjetër perandoria Osmane e cila ka zgjatur plot 600 vjet, vendet të cilët i kanë rrethuar ushtarët i kanë udhëhequr myslimanët e vetëdijshëm; të cilët edhe armiqve fenë ua kanë bërë të dashur duke pohuar se; “Në vend që të na udhëheq ndonjë kapelë kardinali, më mirë le të na udhëheq çallma osmane”. Për shembull, pas rrethimit të Stambollit, fjalimin që e mbajti Sulltan Fatih Mehmedi është shumë mësimdhënës: “Kishat do të jenë të hapura, kurse Ju do të jeni të lirë të mbani fenë tuaj, ta flisni gjuhën tuaj, të bëni tregti…” Banorët të tubuar përderisa frikësoheshin se do t’ju vij fundi, atyre iu dhanë të gjitha të drejtat, ja ky është Islami. Në këtë mënyrë ne jetuam bashkë me çdo komb dhe çdo popull. Sepse morali i Islamit, në fakt është morali i Kur’anit. Kur’ani është i mrekullueshëm. Edhe ai që i përshtatet Kur’anit është i mrekullueshëm. Andaj dhe këtë njeri të mrekullueshëm e ka dashur çdo popull, çdo fe dhe çdo komb, gjë e cila ka rezultuar që shumë vende të rrethohen pa përdorur fare armë.

Përsëri historia tregon se në katër anët e botës, para se të hy arma ka hyrë lapsi. Historinë e një populli e shkruan gjaku i dëshmorëve, djersa e artistëve dhe lapsi i dijetarëve. Në një vend ku lapsi shuhet, në atë vend fillon terrori. Mirëpo, një gjë nuk duhet harruar kurrë; në një arë ku nuk mbillet asgjë, gjembat fillojnë të mbinë vetvetiu. Gjembat as nuk mbillen, as nuk punohen, as nuk ujiten, por ata mbinë dhe rriten vetvetiu. Në vend që të zemërohemi me gjembat, duhet të themi “pse nuk e lëvruam dhe nuk mbollëm asgjë në këtë arë?”

Njeriu është një gjallesë që mund të zhvillohet dhe të përparoj. Formimi i institucioneve kulturore, të dijes, të arteve dhe të ekonomisë me kualitete të lartë nga ana e myslimanëve e reflekton ajetin Kur’anor ku thuhet, “nëse besoni atëherë jeni më të lartët”. Kurse myslimanët që gjenden brenda këtyre institucioneve duhet të veprojnë sipas parimeve besimtare për të cilët kanë premtuar, gjë që është edhe obligim i besimit të tyre. Gjatë kryerjes së kësaj detyre nuk duhet të jemi shkaktar që të dëmtohen ligjet aktuale duke shfaqur anarki. Civilizimi Islam i ka tre parime, dija, teknika dhe morali Islam.

Pasi t’i analizojmë luftërat botërore mund të kuptojmë se civilizimi është shndërruar në një monstër që i ha edhe fëmijët. Këto monstra i kemi për detyrë t’i kthejmë në myslimanë.
Botëkuptimi ynë Islam duhet ndryshuar duke siguruar lartësinë në moral. Zaten një nga parimet e Islamit është morali. Kurse, ky moral është moral i Kur’anit.

Bediuzzaman Said Nursi, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, të cilët do të shfaqen në periudhën e fundit i komenton si shfaqje të anarkisë. Terrori dhe anarkia e parë deri në ditët e sodit është fuqia udhëheqëse e atyre që do të shfaqen në të ardhmen. Përsëri duke u mbështetur në ajetin Kur’anor “nëse besoni, jeni më të lartët”, të themi se nëse gjashtë kushtet e besimit (imanit) dhe pesë kushtet e Islamit nuk e bëjnë më të lartë individin, familjen dhe shtetin, atëherë mund të konstatojmë se këto kushte nuk janë kuptuar si duhet.

http://www.zaman.mk/

Ndajeni me miqtë tuaj...